Nje shenim me RedFlag eshte nje fakt, ngjarje, ose grup i rrethanave ose informacione te tjera qe mund te tregojne nje shqetesim apo ekspozim dhe mbi rrezik potencial te pajtueshmerise ligjore per sjellje te paligjshme ose joetike te biznesit, vecanerisht ne lidhje me praktika korruptive dhe mosrespektimit te ligjeve anti-korrupsion.Vleresimi per keto kategori do te behet ne menyre automatike, me filtra analitik te paracaktuar
Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit/ Skualifikim i ofertes vlere me e ulet
| Institucioni Prokurues | Sh.A Posta Shqiptare | ||||
| Autoritet Prokurues | Sh.A Posta Shqiptare | Objekti i Tenderit |
Loti i II-të: “Blerje Letër A4 “Traktor" Burimi i financimit: Të ardhurat e shoqërisë |
||
| Nr. Reference | REF-88026-05-29-2026 | ||||
| Kodi CPV | 30197630-1 - Letër printimi, | ||||
| Vlera / Fondi Limit | 9 600 000,00 | ||||
| Lloji i Kontrates Publike | Blerje Mallrash | ||||
| Lloji i Procedures | E hapur, mbi kufirin e lartë monetar | ||||
| Statusi i Tenderit | Njoftuar Fituesi | ||||
| Data e Njoftimit te Tenderit | 01-06-2026 | ||||
| Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve | 03-07-2026 | ||||
| Data e mbajtjes se tenderit | 03-07-2026 | ||||
| Nr. i Operatoreve Konkurues | 5 | ||||
| Operatore Konkurues |
1.“InfoSoft Office” sh.p.k 2.“MARKETING & DISTRIBUTION” sh.p.k. 3.“LIBRARI DYRRAHU” sh.p.k. 4.“ Adel CO ” sh.p.k. 5.“ Inpress ” sh.p.k. |
||||
| Operator Ekonomik Kontraktues |
|
||||
| Oferta fituese Leke pa TVSH | 7 400 000,00 | ||||
| Data e shpalljes se fituesit | 19-08-2026 | ||||
| Vlera e kontraktuar Leke me TVSH | |||||
| Data e lidhjes se kontrates | |||||
| Kohezgjatja e kontrates | 6 muaj | ||||
| Shtese kontrate (Leke me TVSH | |||||
| Ankesa |
Nga pjesëmarrësit janë skualifikuar, Ofertuesit e mëposhtëm:
1.LIBRARI DYRRAHU sh.p.k., me NIPT L91418502J pasi nuk ka paraqitur ofertë ekonomike, dokumentacionin e kërkuar dhe mostrat e kërkuara, ndaj nuk përmbush kriteret e përgjithshme, ekonomiko-financiare, teknike dhe specifikimet teknike të tenderit. 2.INPRESS sh.p.k., me NIPT L52122014L pasi dokumentacioni teknik nuk provon përmbushjen e specifikimeve për parametrin “Ashpërsia në përkulje” MD dhe CD, për shkak të mospërputhjes së njësive matëse mN/nN. ---------------------------------------------------------------------------------------------- Në datën 25.08.2026, pranë Komisionit të Prokurimit Publik, është protokolluar ankesa me nr. aplikimi A/2026/7200 dhe me nr. 2653/2026 prot., datë 25.08.2026, e operatorit ekonomik "Adel CO" SHPK, kundrejt vendimmarrjes së Komisionit të Vlerësimit të Ofertave për kualifikimin e ofertës së paraqitur nga "Marketing Distribution" shpk, si dhe skualifikimin e "Inpress" shpk, në procedurën e prokurimit "E hapur, mbi kufirin e lartë monetar", me nr. REF-88026-05-29-2026, me objekt "Loti i II-të: Blerje Letër A4 Traktor", me fond limit 9,600,000 Lekë pa TVSH (100,576.22 euro pa TVSH), zhvilluar në datën 13.07.2026 nga autoriteti kontraktor Sh.A Posta Shqiptare. Komisioni i Prokurimit Publik ka publikuar Formularin për Publikim Nr. 2653/1 prot., datë 26.08.2026, lidhur me pretendimet mbi kualifikimin/skualifikimin e ofertuesve të tjerë, duke referuar vetëm kriteret për të cilat ngrihen pretendime, konkretisht: Për ofertuesin "Marketing Distribution" shpk, pretendohet mospërmbushja e kritereve 2.3.5 (autorizim nga prodhuesi/distributori i autorizuar dhe skedë teknike e mallit për letër fotokopje A4) dhe 2.3.6 (paraqitja e mostrave/modeleve për produktet sipas specifikimeve teknike), si dhe kërkohet kryerja e analizës laboratorike të gramaturës së kampioneve. Për ofertuesin "Inpress" shpk, pretendohet mospërmbushja e kriterit 2.3.6 (paraqitja e mostrave/modeleve për produktet sipas specifikimeve teknike), si dhe kërkohet kryerja e analizës laboratorike të gramaturës së kampioneve. Ky është vetëm Formulari i Publikimit të ankesës (26.08.2026) - nuk ka ende vendim përfundimtar të KPP. |
||||
| Arsyeja e Anulimit | |||||
| Shenime | |||||
| Transaksione Thesari |
|
||||
| Buletini i Prokurimeve Publike |
|