Open Procurement Albania

Punimet civile për riparime dhe rikonstruksionin e objekteve të nënstacioneve Rrashbull dhe Zemblak

Nje shenim me RedFlag eshte nje fakt, ngjarje, ose grup i rrethanave ose informacione te tjera qe mund te tregojne nje shqetesim apo ekspozim dhe mbi rrezik potencial te pajtueshmerise ligjore per sjellje te paligjshme ose joetike te biznesit, vecanerisht ne lidhje me praktika korruptive dhe mosrespektimit te ligjeve anti-korrupsion.Vleresimi per keto kategori do te behet ne menyre automatike, me filtra analitik te paracaktuar

  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit/Skualifikim i ofertes vlere me e ulet
  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit/ Skualifikim i ofertes vlere me e ulet

Institucioni Prokurues Operatori i Sistemit te Transmetimit OST
Autoritet Prokurues Operatori i Sistemit te Transmetimit OST
Objekti i Tenderit Punimet civile për riparime dhe rikonstruksionin e objekteve të nënstacioneve Rrashbull dhe Zemblak
Nr. Reference REF-32654-08-05-2019
Vlera / Fondi Limit 11 950 197,00
Lloji i Kontrates Publike Punë Publike
Lloji i Procedures Kërkesë për Propozim
Statusi i Tenderit Lidhur Kontrata
Data e Njoftimit te Tenderit 06-08-2019
Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve 16-08-2019
Data e mbajtjes se tenderit 16-08-2019
Nr. i Operatoreve Konkurues 5
Operatore Konkurues AVDULI
COLOMBO
SARK
MELA
SHENDELLI
Operator Ekonomik Kontraktues
  • MELA
  • Oferta fituese Leke pa TVSH 10 420 500,00
    Data e shpalljes se fituesit 04-10-2019
    Vlera e kontraktuar Leke me TVSH 12504600
    Data e lidhjes se kontrates 16-10-2019
    Kohezgjatja e kontrates
    Shtese kontrate (Leke me TVSH
    Ankesa Ka pasur ankesa.
    Vendimi i KSHA Nr.6089/2 Prot. Dt. 19.09.2019 & Nr.6088/3 Prot. Dt. 19.09.2019.

    Janë s’kualifikuar ofertuesit e mëposhtëm:
    1. “AVDULI” sh.p.k. :
    • Nuk ka përmbushur pikën 1/g, kriteret e veçanta të kualifikimit, në lidhje me shlyerjen e të gjitha detyrimeve të maturuara të energjisë elektrike të kontratave të energjisë që ka operatori ekonomik .
    • Nuk ka përmbushur pikën 2.2.2. “Për kapacitetin ekonomik dhe financiar” të kritereve të veçanta të kualifikimit sepse, bilancet e paraqitura nuk janë të konfirmuara me shkresë të veçante nga organet tatimore.
    • Nuk ka përmbushur pikën 2.3.4. “Për kapacitetin teknik” të kritereve të veçanta të kualifikimit sepse, Inxhinieri Elektrik Andi Hida, nuk rezulton në listpagesat për muajt Korrik dhe Gusht të vitit 2018 dhe për muajin korrik të vitit 2019 nuk janë paraqitur listpagesat. Inxhinieri Hidroteknik Idlir Lami nuk rezulton në listpagesat për muajin korrik të vitit 2018 dhe për muajin korrik të vitit 2019 nuk janë paraqitur listpagesa.
    • Nuk ka përmbushur pikën 2.3.7. “Për kapacitetin teknik” t kritereve të veçanta të kualifikimit sepse, specialisti për punimet në lartësi Edmont Kaloçi nuk është në listpagesat e shoqërisë për muajt Mars, Prill, Maj, Qershor dhe Korrik të vitit 2019 si dhe Inxhinieri i çertifikuar për punimet në lartësi Tosun Licenji nuk është në listpagesat për muajt Qershor, Korrik, Gusht dhe Shtator të vitit 2018.
    • Nuk ka përmbushur pikën 2.3.13. “Për kapacitetin teknik” të kritereve të veçanta të kualifikimit sepse, nuk disponon Eskavator me goma. Makineria e paraqitur është fadromë me goma.

    2. “COLOMBO” sh.p.k. :
    • Nuk ka përmbushur pikën 2.2.2. “Për kapacitetin ekonomik dhe financiar” të kritereve të veçanta të kualifikimit sepse, bilancet e paraqitura nuk janë të konfirmuara me shkresë të veçantë nga organet tatimore.
    • Nuk ka përmbushur pikën 2.3.4. “Për kapacitetin teknik” të kritereve të veçanta të kualifikimit sepse, ofertuesi nuk ka të punësuar si drejtues teknik të përfshire në licencën e shoqërisë 1 (një) inxhinier mjedisi i cili të jetë i çertifikuar për vlerësimin e ndikimit në mjedis. Inxhinierja e mjedisit Griselda Zaimi është Inxhiniere Mjedisi e përfshire në liçencën e shoqërisë por nuk është e çertifikuar për vlerësimin e ndikimit në mjedis. Inxhinierja e mjedisit Erjona Qatipi nuk është e përfshirë n liçencën e shoqërisë do të thotë nuk është drejtuese teknike.
    • Nuk ka përmbushur pikën 2.3.10. “Për kapacitetin teknik” të kritereve të veçanta të kualifikimit sepse, Z. Hasan Laba nuk disponon çertifikatë të trajnimit si "Përgjegjës për sigurinë dhe mbrojtjen e shëndetit në punë” por disponon një çertifikatë trajnimi si “Përgjegjës të shërbimit, të parandalimit dhe mbrojtjes në ndërmarrjet e Makrosektorit të aktivitetit Ateco3 (Nxjerrjes së mineraleve, minierave dhe guroreve, ndërtimit)”.
    • Nuk ka përmbushur pikën 2.3.11. “Për kapacitetin teknik” të kritereve të veçanta të kualifikimit sepse, për punonjësin teknik ndërtimi nuk ka paraqitur dokument që vërteton kualifikimin (dëftesë dhe/ose diplomë) ashtu siç kërkohet në këtë kriter.

    3. “SARK” sh.p.k.:
    • Nuk ka përmbushur pikën 2.2.2. “Për kapacitetin ekonomik dhe financiar” të kritereve të veçanta të kualifikimit sepse bilancet e paraqitura nuk janë të konfirmuara me shkresë të veçantë nga organet tatimore dhe as të shoqëruara nga akt ekspertiza e kryer nga Eksperti kontabël i autorizuar.
    • Nuk ka përmbushur pikën 2.2.3. “Për kapacitetin ekonomik dhe financiar” të kritereve të veçanta të kualifikimit sepse nuk ka paraqitur vërtetimet bashkë me mandat pagesat që dëshmojnë se operatori ekonomik ka paguar detyrimet përkatëse për vitin 2019.
    • Nuk ka përmbushur pikën 2.3.1. “Për kapacitetin teknik” të kritereve të veçanta të kualifikimit sepse, nuk plotëson asnjërin nga kushtet në lidhje me punët e ngjashme. Nuk ka asnjë kontrate të ngjashme që e vetme kap vlerën prej 5,900,000 (pesë milion e nëntëqind mijë) lekë si dhe shuma totale e vlerave të punëve të ngjashme të paraqitura është më e vogël se vlera minimale e kërkuar prej 23,500,000 (njëzet e tre milion e pesëqind mijë)lekë.
    • Nuk ka përmbushur pikën 2.3.7. “Për kapacitetin teknik” të kritereve të veçanta të kualifikimit sepse, nuk ka inxhinier të çertifikuar për punime në lartësi si dhe punonjësit e paraqitur kanë vetëm dëshmi kualifikimi.
    • Nuk ka përmbushur pikën 2.3.8. “Për kapacitetin teknik” të kritereve të veçanta të kualifikimit sepse, nuk ka në stafin e tij 1 (një) specialist Ekspert Zjarrfikës në fushën e mbrojtjes nga zjarri dhe për shpëtimin. Z.Fadil Mernica i paraqitur si ekspert, nuk ka dëshmi që e provon këtë si dhe nuk është i përfshirë në listpagesat e shoqërisë.
    • Nuk ka përmbushur pikën 2.3.9 “Për kapacitetin teknik” të kritereve të veçanta të kualifikimit sepse, nuk është i pajisur dhe të paraqesë Licencë lëshuar nga QKB për shërbime ekspertize dhe/ose profesionale lidhur me Mbrojtjen nga Zjarri të lëshuar nga QKL. Kodi 1.2.A.
    • Nuk ka përmbushur pikën 2.3.10. “Për kapacitetin teknik” të kritereve të veçanta të kualifikimit sepse, nuk ka në stafin e tij, personel të kualifikuar/ çertifikuar 1 (një) punonjës që të disponojë çertifikatë të trajnimit si "Përgjegjës për sigurinë dhe mbrojtjen e shëndetit në punë.”

    4. “SHENDELLI” sh.p.k.:
    • Nuk ka përmbushur pikën 2.2.2. “Për kapacitetin ekonomik dhe financiar” të kritereve të veçanta të kualifikimit sepse bilancet e paraqitura nuk janë të konfirmuara me shkresë të veçantë nga organet tatimore.
    • Nuk ka përmbushur pikën 1/g, kriteret e veçanta të kualifikimit, në lidhje me shlyerjen e të gjitha detyrimeve të maturuara të energjisë elektrike të kontratave të energjisë që ka operatori ekonomik sepse nuk ka paraqitur vërtetim që konfirmon se ka shlyer detyrimet e muajit Korrik, detyrime të maturuara në kohen kur OE ka ofertuar.
    • Nuk ka përmbushur pikën 2.3.7, “Për kapacitetin teknik” të kritereve të veçanta të kualifikimit sepse nuk ka inxhinier të çertifikuar për punime në lartçsi. ka konstatuar.

    Arsyeja e Anulimit
    Shenime
    Transaksione Thesari
  • Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per MELA viti 2012-2013
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per MELA viti 2014
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per MELA viti 2015-2018
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per MELA viti 2019-2020
  • Buletini i Prokurimeve Publike
    Njoftim Kontrate.doc
    DST Rrashbull-Zemblak.docx
    skicat rrashbull.pdf
    skicat zemblak.pdf
    Njoftim fituesi Zemblak.doc
    DST Rrashbull-Zemblak.docx
    skicat rrashbull.pdf
    skicat zemblak.pdf
    SHTOJCE NR 1.doc

    MBESHTETES

    Ketu mund te keni REKLAMEN tuaj

    Kontakto ne [email protected]

    Te drejtat e Perdorimit

    Persa kohe nuk percaktohet ndryshe, i gjithe informacioni i ofruar nga Open Procurement Albania ofrohet nen licencat: This material is Open Data