Open Procurement Albania

Blerje Peshore Elektronike

Nje shenim me RedFlag eshte nje fakt, ngjarje, ose grup i rrethanave ose informacione te tjera qe mund te tregojne nje shqetesim apo ekspozim dhe mbi rrezik potencial te pajtueshmerise ligjore per sjellje te paligjshme ose joetike te biznesit, vecanerisht ne lidhje me praktika korruptive dhe mosrespektimit te ligjeve anti-korrupsion.Vleresimi per keto kategori do te behet ne menyre automatike, me filtra analitik te paracaktuar

  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit
  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit

Institucioni Prokurues Sh.A Posta Shqiptare
Autoritet Prokurues Sh.A Posta Shqiptare
Objekti i Tenderit Blerje Peshore Elektronike
Nr. Reference REF-43803-11-18-2019
Vlera / Fondi Limit 3 175 000,00
Lloji i Kontrates Publike Blerje Mallrash
Lloji i Procedures Kërkesë për Propozim
Statusi i Tenderit Lidhur Kontrata
Data e Njoftimit te Tenderit 19-11-2019
Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve 02-12-2019
Data e mbajtjes se tenderit 02-12-2019
Nr. i Operatoreve Konkurues 5
Operatore Konkurues Tunamar
Luar Bros
Farma Net Albania
Almedikal
Krijon
Operator Ekonomik Kontraktues
  • ALMedical
  • Oferta fituese Leke pa TVSH 3 104 000,00
    Data e shpalljes se fituesit 30-04-2020
    Vlera e kontraktuar Leke me TVSH 3724800
    Data e lidhjes se kontrates 22-05-2020
    Kohezgjatja e kontrates Afati i dorëzimit të mallit do të jetë 45 (dyzet e pesë) ditë kalendarike nga nënshkrimi i kontratës
    Shtese kontrate (Leke me TVSH
    Ankesa Ka patur ankesa.
    Pranë Autoritetit Kontraktor është paraqitur ankesa si më poshtë vijon:
    Me datë 24.03.2020, është paraqitur ankesë nga Operatori Ekonomik “Tunamar” sh.p.k. me nr. 2999/21 prot.
    Nga ana e Autoritetit Kontraktor, Posta Shqiptare sh.a.,brenda afateve ligjore është trajtuar ankesa, Operatorit Ankimues i është kthyer përgjigje me nr. 2999/22 prot, datë 27.03.2020 Operatori Ekonomik “Tunamar” sh.p.k. me NUIS L42610208C është ankuar pranë Komisionit të Prokurimit Publik për procedurën e prokurimit të sipërpërmendur e cila me Vendimin Nr. 136/2020 Prot, datë 16.04.2020 ka vendosur të mos pranojë ankesën e paraqitura nga Operatori Ekonomik duke lejuar në këtë mënyrë AK Posta Shqiptare sh.a të vazhdojë me hapat e mëtejshëm të procedurës së prokurimit.

    Janë skualifikuar operatorët ekonomik të mëposhtëm:
    1. Operatori ekonomik “Tunamar” sh.p.k.
    • Nuk plotesohet pika e Kritereve të veçanta te Kualifikimit, pika b, ku konkretisht: Deklarata për paraqitje oferte te pamvarur, sipas shtojcës 2/1.
    Ne tabelen e ofertës së paraqitur nga operatori ekonomik “Tunamar” sh.p.k. ne zerin ‘Afati Kohor’ operatori ekonomik ka caktuar afatin 150 ditë për dorzimin e mallit nga data e nenshkrimit te kontrates mes paleve dhe jo 45 ditë sipas dokumentave Standarte te tenderit te përcaktuar nga autoriteti kontraktor.

    2. Operatori ekonomik “Luar Bros-” sh.p.k.,
    Nuk plotesohet pika 2.1.1 e Kritereve të veçanta te Kualifikimit, ku konkretisht: Vërtetim nga Administrata Tatimore për xhiron mesatare vjetore të tre viteve të fundit 2016, 2017, 2018. Operatori ekonomik Luar Bros ka paraqitur ne sistem xhiron e dy viteve te fundit 2017 dhe 2018, ku kjo pike është vendosur nga autoriteti kontraktor pikerisht per te vertetura performancen financiare te kompanise.
    • Nuk plotesohet pika 2.2 e Kritereve të veçanta te Kualifikimit, Kapaciteti Teknik pika 2.2.5 ku konkretisht: Operatori Ekonomik duhet të paraqesë Katalog prodhuesi të mallit që ofrohet, të vulosur nga operatori ekonomik ku të jetë përcaktuar malli që ofrohet, si dhe të jetë i përkthyer dhe noterizuar në gjuhen shqipe;
    • Operatori ekonomik Luar Bros sh.p.k nepërmjet katalogeve dhe certifikatave të ngarkuara në sistem KVO-ja nuk ka arritur të verifikoj te dhenat teknike te kërkuara ne specifikimet teknike për peshoret elektronike te 5 kg dhe 50 kg.

    3. Operatori Ekonomik “Farma Net Albania” sh.p.k
    • Nuk plotesohet pika 2.2 e Kritereve të veçanta te Kualifikimit, Kapaciteti Teknik pika 2.2.10 ku konkretisht: Në orën e përcaktuar në njoftimin e kontratës për hapjen e ofertave, Operatoret Ekonomik duhet të paraqesin dorazi, përpara Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO), mostra (kampione), të 1 (një) peshoreje elektronike 5 kg dhe 1 (një) peshoreje elektronike 50kg, të cilat duhet të jenë sipas të gjitha specifikimeve teknike të kërkuara. Mos paraqitja e mostrave në afatin e përcaktuar dhe jo sipas specifikimeve teknike është kusht për skualifikim.
    • Operatori ekonomik “Farma Net Albania” sh.p.k. ne te dyja artikujt e sipërcituar për peshoret elektronike 5 kg dhe 50 kg është kërkuar të jenë të përfshira ne paketim kabllot lidhëse përkatëse të cilat lidhen me kompjuterin, por ky operator nuk i ka paraqitur këto kabllo në dorëzimin e mostrave për të dyja peshoret elektronike 5kg dhe 50 kg. Ky fakt u konstatua dhe nga operatoret e tjere ne evidentimin e mostrave.
    • Nuk plotësohet pika 2.2 e Kritereve të veçanta te Kualifikimit, Kapaciteti Teknik pika 2.2.5 ku konkretisht: Operatori Ekonomik duhet të paraqesë Katalog prodhuesi të mallit që ofrohet, të vulosur nga operatori ekonomik ku të jetë përcaktuar malli që ofrohet, si dhe të jetë i përkthyer dhe noterizuar në gjuhen shqipe;
    • Operatori ekonomik “Farma Net Albania” sh.p.k nepermjet katalogeve dhe certifikatave te ngarkuara ne sistem KVO-ja nuk ka arritur te verifikoj te dhenat teknike te kerkuara ne specifikimet teknike per peshoret elektronike te 5 kg dhe 50 kg.

    4. Operatori ekonomik “Krijon” sh.p.k. nuk ka paraqitur ofertë ekonomike dhe dokumentat ligjore të përcaktuara në DST.
    Arsyeja e Anulimit
    Shenime
    Transaksione Thesari
  • Buletini i Prokurimeve Publike
    Njoftimi i Tenderit
    Dokumentat Standarde te Tenderit
    Shpallja e Fituesit
    VENDIM K.P.P. 136/2020

    VENDIM K.P.P 48/2020

    MBESHTETES

    Ketu mund te keni REKLAMEN tuaj

    Kontakto ne [email protected]

    Te drejtat e Perdorimit

    Persa kohe nuk percaktohet ndryshe, i gjithe informacioni i ofruar nga Open Procurement Albania ofrohet nen licencat: This material is Open Data