Open Procurement Albania

Rehabilitimi i anës 110 kV të Nënstacionit Ibë

Nje shenim me RedFlag eshte nje fakt, ngjarje, ose grup i rrethanave ose informacione te tjera qe mund te tregojne nje shqetesim apo ekspozim dhe mbi rrezik potencial te pajtueshmerise ligjore per sjellje te paligjshme ose joetike te biznesit, vecanerisht ne lidhje me praktika korruptive dhe mosrespektimit te ligjeve anti-korrupsion.Vleresimi per keto kategori do te behet ne menyre automatike, me filtra analitik te paracaktuar

  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit
  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit

Institucioni Prokurues Operatori i Sistemit te Transmetimit OST
Autoritet Prokurues Operatori i Sistemit te Transmetimit OST
Objekti i Tenderit Rehabilitimi i anës 110 kV të Nënstacionit Ibë
Nr. Reference REF-79786-07-18-2018
Vlera / Fondi Limit 100 080 000,00
Lloji i Kontrates Publike Punë Publike
Lloji i Procedures Procedurë e Hapur
Statusi i Tenderit Lidhur Kontrata
Data e Njoftimit te Tenderit 19-07-2018
Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve 20-08-2018
Data e mbajtjes se tenderit 20-08-2018
Nr. i Operatoreve Konkurues 6
Operatore Konkurues ARGUS POWER
EDONIL KONSTRUKSION
EL-POWER & ELEKTROINVEST & ALBAN KONSTRUKSION
NIKA & EVEREST
Aci Engineering & Red & Black & SINTEZA CO & METEO
SHANSI INVEST
Operator Ekonomik Kontraktues
  • "Red & Black" -aci engineering -SINTEZA CO -METEO".SH.p.k
  • Oferta fituese Leke pa TVSH 97,210,290
    Data e shpalljes se fituesit 04-10-2018
    Vlera e kontraktuar Leke me TVSH 116652348
    Data e lidhjes se kontrates 29-10-2018
    Kohezgjatja e kontrates
    Shtese kontrate (Leke me TVSH
    Ankesa Ka pasur ankesa.
    Ka marre përgjigje ne datë 19.09.2018.
    Janë s’kualifikuar ofertuesit e mëposhtëm:

    1. “ARGUS POWER”:
    • Nuk ka paraqitur asnjë dokument të kërkuar në kërkesat e tenderit përfshirë ketu dhe oferten ekonomike.

    2. “EDONIL KONSTRUKSION”:
    • Operatori ekonomik ne oferten e tij me gabime matematikore, konkretisht gabimet ndodhen në zerat e punimeve “8. Bazamentet për Marshalling Kioske”, dhe tek zërat e punimeve “4. Pajisjet e kontroll – montimit”. Gjithashtu është bërë gabim matematikor në përllogaritjen e TVSH. Gabimi total në vlerë është 26,856,351.21 lekë ose e përllogaritur në përqindje është 22.15 %.
    • Nuk ka përmbushur pikën 2.3.1, “Kapaciteti teknik” të kritereve e veçanta të kualifikimit sepse nuk ka paraqitur punë të ngjashme. Kontratat e paraqitura kanë vetëm punë civile.
    • Nuk ka përmbushur pikën 2.3.6, “Kapaciteti teknik” të kritereve e veçanta të kualifikimit sepse ka paraqitur vetëm Granit Elezin dhe Ismail Meçen si punonjës të pajisur me kartela personale të sigurimit teknik me kategorinë e sigurimit teknik IV kur ndërkohë janë kërkuar 3 (tre) punonjës me kategorinë IV –V.
    • Nuk ka përmbushur pikën 2.3.7, “Kapaciteti teknik” të kritereve e veçanta të kualifikimit pasi nuk ka paraqitur Autovinç me kosh. Gjithashtu operatori ekonomik nuk ka paraqitur shtojcën 10.
    • Nuk ka përmbushur pikën 2.3.9, “Kapaciteti teknik” të kritereve e veçanta të kualifikimit sepse nuk ka paraqitur tabelën me të dhënat teknike të plotësuar, paraqitura nga AK në shtojcën 13 “Specifikimet teknike”.

    3. “NIKA” shpk & “EVEREST” shpk, për arsyet se:
    • Nuk ka përmbushur pikën 2.3.1, “Kapaciteti teknik” të kritereve e veçanta të kualifikimit sepse i) “Everest” Shpk ka paraqitur si punë të ngjashme objektin: “Rehabillitimi i impiantit 110 kV të N/Stacionit Lac 1” ku ky operator ka qenë pjesë e bashkimit të operatorëve ekonomik me shoqerinë “Shansi Invest” dhe referuar kontratës së bashkëpunimit “Everest” Shpk ka marrë përsipër vetëm punimet civile dhe ii) Operatori ekonomik “Nika” referuar akt marrëveshjes në lidhje me bashkimin e operatorëve ekonomik ka marrë përsipër punimet: Punime montimi pajisje nënstacioni; pajisjet e rrymës së vazhduar/alternative; pajisjet e seksionusit dhe zbarave 110 kV; pajisjet e daljes të linjës 110 kV pajisjet e kontroll monitorimit; pajisjet e telekomunikacionit dhe hartimin e projektit të zbatimit për punimet civile dhe specifike, punime për të cilat nuk ka kontrata të ngjashme dhe kapacitet për ti kryer.
    • Nuk ka përmbushur pikën 2.3.6, “Kapaciteti teknik” të kritereve e veçanta të kualifikimit sepse bashkimi i operatorëve ka paraqitur vetëm Vladimir Mila dhe Hekuran Kaloshi si punonjës të pajisur me kartela personale të sigurimit teknik në kategorinë e sigurimit teknik IV.
    • Nuk ka përmbushur pikën 2.3.11, “Kapaciteti teknik” të kritereve të veçanta të kualifikimit sepse BOE nuk është i pajisur me licencë profesionale në fushën e projektimit dhe nuk ka as marrëveshje kontraktuale me disponuesit e këtyre licencave, lëshuar nga organet përkatëse, për kategoritë e kërkuara.

    4. “EL-POWER” shpk & “ELEKTROINVEST” shpk & “ALBAN KONSTRUKSION” shpk:
    • Nuk ka përmbushur pikën 2.3.1, “Kapaciteti teknik” të kritereve të veçanta të kualifikimit sepse OE “Alban Konstruksion” Shpk pjesë e BOE “EL-POWER” & “ELEKTROINVEST” & “ALBAN KONSTRUKSION” ka marrë punimet ndërtimi, punime montimi për pajisjet e nënstacionit, pajisjet e kontroll monitorimit dhe telekomunikacionit gjë për të cilat nuk ka kontrata të ngjashme. Ndërsa Kontrata me Objekt “Ndërtim i Nën stacionit elektrik 110\20(10) kV Farkë Tiranë” është jashtë afatit tre vjeçar nga dita e hapjes së tenderit.
    • Nuk ka përmbushur pikën 2.3.5, “Kapaciteti teknik” të kritereve të veçanta të kualifikimit sepse “Alban Konstruksion” Shpk nuk ka paraqitur listpagesat e muajit korrik 2018 referuar legjislacionit mbi Tatimet në Republikën e Shqipërisë.
    Arsyeja e Anulimit
    Shenime
    Transaksione Thesari
  • Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per SINTEZA CO viti 2012-2013
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per SINTEZA CO viti 2014
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per SINTEZA CO viti 2015-2018
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per SINTEZA CO viti 2019-2020

    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per METEO".SH.p.k viti 2012-2013
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per METEO".SH.p.k viti 2014
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per METEO".SH.p.k viti 2015-2018
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per METEO".SH.p.k viti 2019-2020
  • Buletini i Prokurimeve Publike
    Shpallja e Fituesit

    MBESHTETES

    Ketu mund te keni REKLAMEN tuaj

    Kontakto ne [email protected]

    Te drejtat e Perdorimit

    Persa kohe nuk percaktohet ndryshe, i gjithe informacioni i ofruar nga Open Procurement Albania ofrohet nen licencat: This material is Open Data