Institucioni Prokurues | Autoriteti Portual Durres | ||||
Autoritet Prokurues | Autoriteti Portual Durrës | Objekti i Tenderit |
Shërbim Telefoni dhe Internet per 2 vjet Autoriteti Portual Durres permes Buletinit Nr. 90 datë 6 Nëntor 2023 ka njoftuar per modifikimin e kontrates. Ky modifikim është bërë i nevojshëm për shkak të rrethanave të paparashikueshme nga AK dhe që nuk ndryshojnë në thelb natyrën e kontratës së prokurimit me objekt “Shërbim Telefoni dhe Internet për 2 vjet”, me Nr. REF-07021-10-01-2021. Gjatë datës 22/09/2023, u evidentua se drejt firewallit të Autoritetit Portual Durrës kishte trafik mbi normalen me një numër të lartë kërkesash drejt website www.durresport.al. Nga evidentimi i kryer rezulton se po kryhej sulm “DDOS” drejt website. Duke qenë se pajisja firewall ASA5515 nuk përballon këtë kategori trafiku dhe nuk ka detektim dhe mbrojtje për DDOS, nga AKCESK dhe AKEP na sugjeroi ndryshimin e IP dhe kalimi i tyre në zonë të mbrojtur nga ISP. Në bashkëpunim me AKCESK, AKEP dhe kompaninë ISP (One) që ofron shërbimin drejt Autoritetit Portual Durrës u bë e mundur ndryshimi i IP publike 79[.]106[.]171[.]146 duke qenë se ishte ne një zonë të pa mbrojtur publike. Nga ISP u kalua në tjetër rang IP ku webserver kaloi ne IP 79[.]106[.]42[.]25 , në një zonë të mbrojtur nga pajisjet firewall të ISP. U krye ndryshimi përkatës i Name Server në Cloudflare me AKEP dhe u krye maskim i IP sërisht në Cloudflare. Aktualisht rangu i APD është tek IP 79.[.]106.[.]42[.] 25 – 30. Ky shërbim u ofrua pa pagesë, përkohësisht deri në stabilizimin e situatës, nga operatori ekonomik One Communication, me të cilin Autoriteti Portual ka lidhur një kontratë me Nr. 244 Prot., datë 25/01/2022, me objekt “Shërbim Telefoni dhe Internet për 2 vjet” Bazuar në rekomandimet e AKCESK një ndër masat qe duhet te marrim si Autoritet ështe: Implementimi i filtrave Network DDoS Protection, Application DDoS Protection, Website DDoS Protection. Firewall që aktualisht kemi në përdorim nuk na i ofron këto lloj filtrash dhe DDoS Protection. Për sa më lart argumentuar, paraqitet nevoja për amendimin e kontratës fillestare, duke u ndryshuar afati i zbatimit dhe vlera totale e kontratës së prokurimit në fjalë. Vlera e amendimit nuk tejkalon masën prej 20% të vlerës së kontratës fillestare. I gjithë dokumentacioni, ku përfshihen komunikimet ndër-institucionale, relacionet dhe argumentimet teknike përkatëse, janë pjesë e dosjes së prokurimit me Nr. REF-07021-10-01-2021. - Vlera totale e kontrates:Çmimi i kontrates me tvsh, ne leke ishte: 2.154.000 Leke -Vlera e ndryshuar (nese eshte rasti):Çmimi i kontrates me tvsh ne Leke, behet: 2.584.800 Leke Te gjitha kushtet, te drejtat dhe detyrimet e percaktuara ne Kontraten e firmosur me 25.01.2022 me Nr. Prot. 244, me objekt “Sherbim Telefoni dhe Internet per 2 vjet”, mbeten te pandryshuara dhe jane te vlefshme dhe per kete amendament kontrate. Ky Amendament Kontrate behet pjese integrale e kontrates se sipercituar. |
||
Nr. Reference | REF-07021-10-01-2021 | ||||
Vlera / Fondi Limit | 3 072 660,00 | ||||
Lloji i Kontrates Publike | Shërbime Publike | ||||
Lloji i Procedures | Procedurë e hapur e thjeshtuar | ||||
Statusi i Tenderit | Lidhur Kontrata | ||||
Data e Njoftimit te Tenderit | 04-10-2021 | ||||
Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve | 14-10-2021 | ||||
Data e mbajtjes se tenderit | 14-10-2021 | ||||
Nr. i Operatoreve Konkurues | 4 | ||||
Operatore Konkurues |
1. " Albtelecom" sh.a 2. "Nisatel" sh.p.k 3. Vodafone Alb 4. ATU& Digicom & "ABA Business Center" |
||||
Operator Ekonomik Kontraktues |
|
||||
Oferta fituese Leke pa TVSH | 1 795 000,00 | ||||
Data e shpalljes se fituesit | 17-01-2022 | ||||
Vlera e kontraktuar Leke me TVSH | 2154000 | ||||
Data e lidhjes se kontrates | 25-01-2022 | ||||
Kohezgjatja e kontrates | 24 muaj | ||||
Shtese kontrate (Leke me TVSH | |||||
Ankesa | Ka pasur ankesa. Në datën 07.10.2021, shoqëria “ALBtelecom” sh.a ka paraqitur pranë Autoritetit Kontraktor formularin e ankesës nr. 5377 prot date 06.10.201 ne lidhje me dokumentat standarte të tenderit, protokolluar në Autoritetin Portual Durrës me nr. 3322 prot. date 07.10.2021. KPP eshte shprehur me vendim nr. 886/2021 Prot, date 11.11.2021 duke pranuar ankesen e "OE Albtelecom" | ||||
Arsyeja e Anulimit | |||||
Shenime | Buletini I lidhjes së kontratës Nr. 12 datë 31 Janar 2022 | ||||
Transaksione Thesari |
|
||||
Buletini i Prokurimeve Publike |
|