Open Procurement Albania

PUNIME PËR MBROJTJEN E SHPATULLËS SË DJATHTË MES VEPRËS SË MARRJES DHE KRESHTËS SË DIGËS NË HEC KOMAN.

Institucioni Prokurues Sh.A Korporata Elektroenergjitike Shqiptare Tirane
Autoritet Prokurues Sh.A Korporata Elektroenergjitike Shqiptare Tirane
Objekti i Tenderit PUNIME PËR MBROJTJEN E SHPATULLËS SË DJATHTË MES VEPRËS SË MARRJES DHE KRESHTËS SË DIGËS NË HEC KOMAN.
Nr. Reference REF-94726-11-19-2018
Kodi CPV
Vlera / Fondi Limit 540 959 527,00
Lloji i Kontrates Publike Punë Publike
Lloji i Procedures Procedurë e Hapur
Statusi i Tenderit Anuluar Procedura
Data e Njoftimit te Tenderit 20-11-2018
Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve 21-12-2018
Data e mbajtjes se tenderit 21-12-2018
Nr. i Operatoreve Konkurues
Operatore Konkurues
Operator Ekonomik Kontraktues
  • Oferta fituese Leke pa TVSH
    Data e shpalljes se fituesit
    Vlera e kontraktuar Leke me TVSH
    Data e lidhjes se kontrates
    Kohezgjatja e kontrates
    Shtese kontrate (Leke me TVSH
    Ankesa
    Arsyeja e Anulimit Komisioni i Prokurimit Publik vendos anulimin, sipas parashikimit tëshkronjave “b” dhe “ç” të pikës 3 të nenit 64 të LPP.

    Neni 64 i ligjit Nr. 9643, datë 20.11.2006, i ndryshuar “Për Prokurimin Publik” pika 3:
    3. Përpara lidhjes së kontratës, Komisioni i Prokurimit Publik , kur gjykon se një vendim apo veprim i autoritetit kontraktor ka shkelur ndonjë nga dispozitat e këtij ligji, ka të drejtë:
    a) të nxjerrë një interpretim për rregullat ose parimet ligjore, që duhet të zbatohen për objektin e ankesës;
    b) të anulojë, plotësisht ose pjesërisht, një veprim ose vendim të autoritetit kontraktor, të nxjerrë në kundërshtim me ligjin. Kjo përfshin edhe të drejtën për të hequr të gjitha ato specifikime teknike ose llojet e tjera të specifikimeve që bien ndesh me këtë ligj;
    c) të udhëzojë autoritetin kontraktor të korrigjojë shkeljet dhe më pas të vazhdojë me procedurën e prokurimit të kontratës;
    ç) të urdhërojë anulimin e procedurave për shpalljen e kontratës fituese.
    Shenime VENDIM K.P.P. 107/2019 date 25.02.2019.

    Objekt: Shfuqizimin e vendimit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave mbi skualifikimin e ofertës së operatorit ekonomik “4 A-M” shpk, në procedurën e prokurimit “Procedurë e Hapur” me Nr.REF-94726-11-19-2018 me objekt “Punime për mbrojtjen e shpatullës së djathtë mes veprës së marrjes dhe kreshtës së digës në hec koman” me fond limit 540,959,527 leke pa TVSH, zhvilluar në datë 21.12.2018 nga autoriteti kontraktor, KESH sha.
    Shfuqizimin e vendimit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave mbi kualifikimin e ofertës së operatorit ekonomik “S.M.O Union” shpk, në procedurën e mësipërme të prokurimit.
    Ankimues: “4 A-M” shpk.

    Ne vendim eshte gjykuar nga KPP qe kriteret për kualifikim (pikat 10 dhe 11 të shtojcës 12, “Kapaciteti teknik”, në dokumentat standarte të tenderit), janë haptazi jo në përputhje me legjislacionin për prokurimin publik, pasi hartimi i kritereve në këtë mënyrë krijon konfuzion si tek operatorët ekonomikë ashtu edhe tek komisioni i vlerësimit të ofertave për vlerësimin e tyre, si edhe nuk krijon një panoramë të qartë të autoritetit kontraktor mbi kapacitetet e operatorëve ekonomikë pjesëmarrës në këtë procedurë prokurimi, detyrim ligjor që rrjedh nga zbatimi i VKM nr. 914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, i ndryshuar. Sa më sipër, në kushtet kur konstatohet se një pjesë e kritereve për kualifikim janë hartuar në kundërshtim me përcaktimet ligjore në fuqi, të tilla që krijojnë konfuzion si tek operatorët ekonomikë ashtu edhe tek autoriteti kontraktor gjatë vlerësimit të ofertave, ashtu siç konstatohet edhe për rastin e operatorit ekonomik ankimues për arsyet e skualifikimit në lidhje me plotësimin e kriterit për mjetin helikopter dhe kriterit për platformë lundruese, Komisioni i Prokurimit Publik, gjykon se, situata e tillë përbën shkak për anulimin e procedurës së prokurimit.
    III.1.7. Kriteret e kualifikimit duhet të jenë të qarta, të sakta dhe të mirëpërcaktuara nga autoriteti kontraktor me qëllim që të jenë sa më të kuptueshme jo vetëm për operatorët ekonomikë të interesuar për të qënë pjesëmarrës, komisionin e vlerësimit të ofertave në mënyrë të tillë që procesi i vlerësimit të mos kryhet me subjektivizëm, por të vendosë në situatë të barabartë edhe për personat me aftësi të kufizuar, duke mos penguar kështu pjesëmarrjen në një procedurë prokurimi. Kriteret për kualifikim vendosen në mënyrë që autoriteti kontraktor të krijojë një panoramë të qartë mbi kapacitetet ekonomiko – financiare, tekniko – profesionale dhe eksperiencën e operatorëve ekonomikë që janë pjesëmarrës në procedurën prokurimi me objekt veprimtarie punime për mbrojtjen e shpatullës së djathtë mes veprës së marrjes dhe kreshtës së digës në hec Koman.
    Sa më lart, Komisioni i Prokurimit Publik, gjykon se, përcaktimi i kritereve për kualifikim, së pari, janë të paqarta, dhe së dyti, nuk është në frymën e legjislacionin për prokurimin publik i cili kërkon që të përcaktohen saktë termat apo specifikimet teknike dhe në mënyrë të tillë që të kuptohen nga personat me aftësi të kufizuara.
    Komisioni i Prokurimit Publik, bazuar në nenin 64, pika 3 të LPP – së, gjykon se situata konfuze e krijuar nga mospërcaktimi i qartë i kritereve për kualifikim, përbën shkak për anulimin e kësaj procedure prokurimi.

    U vendos:
    1. Të mos marrë në shqyrtim ankesën e paraqitur nga operatori ekonomik ankimues “4 AM”, për procedurën e prokurimit Procedurë e Hapur” me Nr.REF-94726-11-19-2018 me objekt “Punime për mbrojtjen e shpatullës së djathtë mes veprës së marrjes dhe kreshtës së digës në hec koman” me fond limit 540,959,527 leke pa TVSH, zhvilluar në datë 21.12.2018 nga autoriteti kontraktor, KESH sh.a.
    2. Autoriteti kontraktor të anulojë procedurën e mësipërme të prokurimit dhe me rihapjen e procedurës të ketë parasysh konstatimet e mësipërme të bëra nga Komisioni i Prokurimit Publik.
    Transaksione Thesari
  • Buletini i Prokurimeve Publike
    formular  2018.doc
    DT_Punime mbrojtese Koman PM.doc
    MI-04.pdf
    MI-01.pdf
    Preventivi Pa cmime.pdf
    TP-01.pdf
    Grafiku i Punimeve.pdf
    MI-06.pdf
    MI-05.pdf
    MI-07.pdf
    MI-02.pdf
    Raporti Final.pdf
    MI-03.pdf
    PGJ-01-10.pdf
    Specifikimet teknike .pdf
    ST01-10.pdf
    Metodologjia e Ndertimit.pdf

    MBESHTETES

    Ketu mund te keni REKLAMEN tuaj

    Kontakto ne [email protected]

    Te drejtat e Perdorimit

    Persa kohe nuk percaktohet ndryshe, i gjithe informacioni i ofruar nga Open Procurement Albania ofrohet nen licencat: This material is Open Data