Nje shenim me RedFlag eshte nje fakt, ngjarje, ose grup i rrethanave ose informacione te tjera qe mund te tregojne nje shqetesim apo ekspozim dhe mbi rrezik potencial te pajtueshmerise ligjore per sjellje te paligjshme ose joetike te biznesit, vecanerisht ne lidhje me praktika korruptive dhe mosrespektimit te ligjeve anti-korrupsion.Vleresimi per keto kategori do te behet ne menyre automatike, me filtra analitik te paracaktuar
Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit
Institucioni Prokurues | Sh.A Posta Shqiptare | |||||
Autoritet Prokurues | Sh.A Posta Shqiptare | Objekti i Tenderit | “Blerje Letër A5 "Traktor" (3 kopje), Letër A4 “Traktor" (3 kopje)” | |||
Nr. Reference | REF-35897-07-08-2022 | |||||
Vlera / Fondi Limit | 33 972 532,00 | |||||
Lloji i Kontrates Publike | Blerje Mallrash | |||||
Lloji i Procedures | E hapur, mbi kufirin e lartë monetar | |||||
Statusi i Tenderit | Lidhur Kontrata | |||||
Data e Njoftimit te Tenderit | 12-07-2022 | |||||
Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve | 15-08-2022 | |||||
Data e mbajtjes se tenderit | 15-08-2022 | |||||
Nr. i Operatoreve Konkurues | 6 | |||||
Operatore Konkurues |
1.“Adel CO” SH.P.K 2.“Dynamix Group” SH.P.K. 3.“InfoSoft Office” SH.P.K 4."Inpress" SH.P.K. 5. “Marketing & Distribution” SH.P.K. 6.“Kristalina KH” SH.P.K |
|||||
Operator Ekonomik Kontraktues |
|
|||||
Oferta fituese Leke pa TVSH | 33 294 000,00 | |||||
Data e shpalljes se fituesit | ||||||
Vlera e kontraktuar Leke me TVSH | 39952800 | |||||
Data e lidhjes se kontrates | 23-03-2023 | |||||
Kohezgjatja e kontrates | 3 muaj | |||||
Shtese kontrate (Leke me TVSH | ||||||
Ankesa |
Ka pasur ankese nga operatoret ekonomike “Adel Co” SHPK dhe “Infosoft Office” SHPK me objekt: a.“Shfuqizimi i vendimit te Komisionit te Vleresimit te Ofertave per skualifikimin e ofertes te paraqitur nga operatori ekonomik “Marketing Distribution” SHPK per kete procedure prokurimi. b.Shfuqizimi i vendimit te Komisionit te Vleresimit te Ofertave per kualifikimin e ofertes te paraqitur nga operatori ekonomik “Inpress” SHPK ne proceduren e mesiperme te prokurimit. c.Shtimin e arsyeve te skualifikimit per operatoret ekonomike “Infosoft Office” SHPK dhe “Dynamix Group” SHPK, ne proceduren e mesiperme te prokurimit.” d.“Shfuqizimi i vendimit te Komisionit te Vleresimit te Ofertave per skualifikimin e ofertes te paraqitur nga operatori ekonomik “Infosoft Office” SHPK ne proceduren e mesiperme te prokurimit.” Me ane te vendimit Nr. 143/2023, date 24.02.2023, KPP ka vendosur: 1. Te pranoje pjesërisht ankesen e operatorit ekonomik “InfoSoft Office” SH.P.K. NUIS J62426002Q, për procedurën e mësipërme. 2. Te pranoje t plotesisht ankesen e operatorit ekonomik “Adel CO” SH.P.K. NUIS L22117021M, per proceduren e mesipërme. 3. Autoriteti kontraktor të anuloje vendimin e KVO-së për kualifikimin e operatorëve ekonomik “Marketing & Distribution” SH.P.K. NUIS J72124001N dhe "Inpress" SH.P.K. NUIS L52122014L dhe te korrigjoje shkeljet e konstatuara duke i skualifikuar. 4. Autoriteti kontraktor të rishikoje arsyet e skualifikimit të operatorit “InfoSoft Office” SH.P.K. NUIS J62426002Q, dhe te korrigjoje shkeljet e konstatuara. 5. Autoriteti kontraktor Brenda 5 ditëve, te vere ne dijeni KPP-në, për zbatimin e vendimit duke dokumentuar veprimet e kryera. Autoriteti Kontraktor “Posta Shqiptare” sh.a., ne permbushje te Vendimit Nr. 143/2023, date 24.02.2023, ka bere rivleresimin e ofertave ne SPE dhe ne zbatim te pikes 5, te vendimit te sipercituar, ka vene ne dijeni Komisionin e Prokurimit Publik, se ka korrigjuar shkeljet e konstatuara nga KPP-ja. Komisioni i Prokurimit Publik me Vendimin Nr. 159/2023 datë 02.03.2023 ka vendosur, te lejoje autoritetin kontraktor për vijimin e metejshem te procedures se prokurimit. Jane skualifikuar operatoret ekonomike te meposhtem: 1.“Dynamix Group” SH.P.K, per arsye: -nuk përmbush plotësisht kriteret kualifikuese të kapaciteteve teknike për kualifikim dhe konkretisht: a)Nuk përmbushet Pika 2.3.3 e kritereve të veçanta të DST, pasi: - Certifikate ISO 9001:2015; (për sistemin e menaxhimit të cilësisë për ofertuesin); (ose ekuivalente), me Nr. i Rregjistrimit të Çertifikatës.: 0318386066872, me datë skadence 19.02.2021 (e skaduar); - Certifikate ISO 14001:2015, (për sistemin e menaxhimit mjedisor për ofertuesin); (ose ekuivalente) nuk e ka depozituar; -Certifikate ISO 45001:2018 (për sistemi i menaxhimit të sigurisë dhe shëndetit në punë për ofertuesin) (ose ekuivalente), nuk e ka depozituar. b)Nuk përmbushet Pika 2.3.4 e kritereve të veçanta të DST, pasi: operatori ekonomik ka depozituar në SPE skedë teknike të ndryshme nga ajo që është kërkuar në DST. 2.“InfoSoft Office” SH.P.K, per arsye: -nuk përmbush plotësisht kriteret kualifikuese të kapaciteteve teknike për kualifikim dhe konkretisht: a) Nuk përmbushet Pika 2.3.4 e kritereve të veçanta të DST, pasi dokumenti i paraqitur nga OE Infosoft Office SHPK - Autorizim (i pretenduar i lëndës së parë) i Prodhuesit “Mitsubish HiTec Paper Europe Gmbh” me titullim "Dokument Autorizimi / letter of Authorization" datë 11.08.2022, nuk është në përputhje me kriteret e përcaktuara në DST, ku thuhet se: "Të gjithë dokumentet duhet të jenë origjinalë ose fotokopje të noterizuara të tyre", pra dokumentacioni i depozituar në SPE nuk është as origjinal dhe as kopje e njëhsuar me origjinalin. b) problematika të konstatuara në specifikimet teknike të depozituara nga ana e OE "Infosoft Office” SHPK ku vlerat e paraqitura kishin mospërputhje me vlerat e kërkuara në DST. Kjo vlen si për Letër A5, “Traktor” (3 kopje)” ashtu edhe për Letër A4 “Traktor” ” (3 kopje)”. -Dokumenti i paraqitur nga OE Infosoft shpk. - Skeda teknike Faqja e parë CB-Coated Back, e dyte CFB coated front and back dhe e tretë coated front - nuk është në përputhje me pikën 2.3.4 të DST, pasi nukë është e certifikuar nga prodhuesi Mitsubish HiTec Paper Europe Gmbh. - Dokumentit - Skeda teknike Faqja e pare kopje prapa - CB-Coated Back nuk përmban as firmën dhe as vulën e prodhuesit Mitsubish HiTec Paper Europe Gmbh apo të distributorit të autorizuar Algrafica shpk.; -Dokumentit - Skeda teknike Faqja e dyte - kopje para dhe prapa- CFB coated front and back nuk është as original dhe as kopie e njehsuar me origjinalin. - Dokumentit - Skeda teknike Faqja trete- kopja para CF coated front nuk përmban as firmën dhe as vulën e prodhuesit Mitsubish HiTec Paper Europe Gmbh apo të distributorit të autorizuar Algrafica shpk. OE Infosoft Office shpk, ka parqitur dokumentacionin noterial: "Vërtetim Njesie me Origjinalin", Nr./Rep 5951, datë 03.11.2022, ku përcaktohet: "Dokumenti bashkëngjitur është i njejtë me mesazhin elektronik i ardhur nga adresa [email protected] në adresën e noterit a [email protected] noterizua në emër të shoqërisë "Infosoft Office shpk." Rrjedhimisht, ky dokument nuk është paraqitur as në origjinal dhe as në kopje të njehsuar me origjinalin. 3.“Kristalina KH” SH.P.Kper arsye: -nuk ka dorëzuar formular oferte ekonomike as dokumentacion ligjor. 4.“Inpress" SH.P.Kper arsye: - nuk përmbush plotësisht kriteret kualifikuese të kapaciteteve teknike për kualifikim dhe konkretisht: - Referuar vendimit Nr. 143/2023, datë 24.02.2023 të KPP-së konstatohet se nuk plotëson pikën 2.3.4 “Kapaciteti teknik” të Kritereve të Veçanta të Kualifikimit, pasi nuk ka paraqitur Skedën Teknike për të dyja llojet e letrës traktor A4 dhe A5 ashtu sikurse është kërkuar në kriter, gjithashtu skeda e paraqitur nuk është në përputhje me specifikimet teknike të përcaktuara nga autoriteti kontraktor, dhe për këtë arsye duhet të skualifikohet nga kjo procedure. - Nga verifikimi i skedës teknike për produktet Letër e vazhduar (traktor) A4 dhe Letër e vazhduar (traktor) A5, konstatohet se nuk janë pasqyruar të gjitha specifikimet teknike të kërkuara në dokumentat e tenderit, siç janë përmasat e letrës A4 dhe A5. Operatori ekonomik Sa më sipër konstatuar, referuar specifikimeve teknike të kërkuara nga autoriteti kontraktor në dokumentet e tenderit, si dhe nga verifikimi i përmbushjes së këtyre specifikimeve në dokumentat e paraqitura nga operatori ekonomik “Inpress” SHPK, konstatohet, se dokumentacioni i dorëzuar nga ky i fundit në SPE nuk përmban të gjitha elementet/specifikimet teknike të kërkuara nga autoriteti kontraktor. 5.“Marketing & Distribution” SH.P.K, per arsye: - nuk përmbush plotësisht kriteret kualifikuese të kapaciteteve teknike për kualifikim dhe konkretisht: Referuar vendimit Nr. 143/2023, datë 24.02.2023 të KPP-së, konstatohet se nuk plotëson pikën 2.3.6 “Kapaciteti teknik” të Kritereve të Veçanta të Kualifikimit, pasi rezulton se mostrat e dorëzuara nga operatori ekonomik “Marketing & Distribution” SHPK nuk janë në përputhje me specifikimet teknike të kërkuara nga autoriteti kontraktor. |
|||||
Arsyeja e Anulimit | ||||||
Shenime | Buletini i Lidhjes se Kontrates: Buletini Nr. 28 datë 27 Mars 2023 | |||||
Transaksione Thesari |
|
|||||
Buletini i Prokurimeve Publike |
|