Open Procurement Albania

Rehabilitimi elektro-mekanik i vinçit urë 250/30/5 Ton në sallën e makinerisë në HEC Vau i Dejës

Nje shenim me RedFlag eshte nje fakt, ngjarje, ose grup i rrethanave ose informacione te tjera qe mund te tregojne nje shqetesim apo ekspozim dhe mbi rrezik potencial te pajtueshmerise ligjore per sjellje te paligjshme ose joetike te biznesit, vecanerisht ne lidhje me praktika korruptive dhe mosrespektimit te ligjeve anti-korrupsion.Vleresimi per keto kategori do te behet ne menyre automatike, me filtra analitik te paracaktuar

  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit/Skualifikim i ofertes vlere me e ulet
  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit/ Skualifikim i ofertes vlere me e ulet

Institucioni Prokurues Sh.A Korporata Elektroenergjitike Shqiptare Tirane
Autoritet Prokurues Sh.A Korporata Elektroenergjitike Shqiptare Tirane
Objekti i Tenderit Rehabilitimi elektro-mekanik i vinçit urë 250/30/5 Ton në sallën e makinerisë në HEC Vau i Dejës
Nr. Reference REF-97666-12-11-2018
Vlera / Fondi Limit 89 000 000,00
Lloji i Kontrates Publike Shërbime Publike
Lloji i Procedures Procedurë e Hapur
Statusi i Tenderit Lidhur Kontrata
Data e Njoftimit te Tenderit 12-12-2018
Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve 07-01-2019
Data e mbajtjes se tenderit 07-01-2019
Nr. i Operatoreve Konkurues 4
Operatore Konkurues ALBA ELETTRICA” SH.P.K & “3A - PROFILE
VOITH HYDRO
CEC CRANE ENGINEERING AND CONSULTING” GMBH
EUROPA
Operator Ekonomik Kontraktues
  • EUROPA
  • Oferta fituese Leke pa TVSH 87 100 000,00
    Data e shpalljes se fituesit 03-04-2019
    Vlera e kontraktuar Leke me TVSH 104520000
    Data e lidhjes se kontrates 15-04-2019
    Kohezgjatja e kontrates 150 ditë pune, 30 ditë pune projekti, 120 ditë pune zbatimi.
    Shtese kontrate (Leke me TVSH
    Ankesa Ka pasur ankesa.
    Kanë marrë përgjigje në datë: 22.01.2019 nga AK dhe ne date 27-02-2019 nga KPP.
    Në zbatim të vendimit të KPP, Nr.108/1 datë 27.02.2019, hyrje në protokollin e KESH sh.a Nr.1190 Prot., datë 01.03.2019 është skualifikuar BASHKIMI I OPERATORËVE EKONOMIK “ALBA ELETTRICA” SH.P.K & “3A - PROFILE” SH.P.K, dhe është kualifikuar si e vlefshme, oferta e operatorit ekonomik “Europa" sh.p.k .
    Janë skualifikuar ofertat e operatorëve ekomonik :

    1. OPERATORI EKONOMIK “CEC CRANE ENGINEERING AND CONSULTING” GMBH PASI:
    • Operatori Ekonomik "CEC Crane Engineering and Consulting” GmbH, të gjithë dokumentacionin ekonomiko- teknik nuk e ka paraqitur në Gjuhë Shqipe, kërkesë e dokumetave të tenderit.
    • Operatori Ekonomik "CEC Crane Engineering and Consulting” GmbH, nuk plotëson kriterin e kërkesave të veçanta për kualifikim të kërkuar në pikën 3.3.1, në të cilën kërkohet se ofertuesi duhet të ketë realizuar:Shërbime të mëparshme të ngjashme në një vlerë jo me të vogel se 35,000,000 (tridhjetë e pesë milion) Lek, realizuar gjatë tre viteve të fundit nga hapja e tenderit, sepse për disa nga kontratat e paraqitura janë jashtë afatit të kërkuar në dokumentat e tenderit, si dhe nuk janë të shoqëruara me referencë ose faturë tatimore. Kërkesë e kritereve për kualifikim.
    • Operatori Ekonomik "CEC Crane Engineering and Consulting” GmbH, nuk plotëson kriterin e kërkesave të veçanta për kualifikim të kërkuar në pikën 3.3.2, përsa i takon dy inxhinierëve mekanik, një inxhinjer elektrik, dhe një inxhinjer mekatronik, pasi nuk ka paraqitur asnjë dokument që vërteton ekzistencën e këtij stafi inxhinjerik.
    • Operatori Ekonomik "CEC Crane Engineering and Consulting” GmbH, nuk plotëson kriterin e kërkesave të veçanta për kualifikim të kërkuar në pikën 3.3.1, në të cilën kërkohet se "Operatori ekonomik ofertues 3 (tre) saldatorët e mësipërm, duhet ti kete të patentuar me EN ISO 9606-1 dhe: të paktën njëri prej saldatorëve të jetë i pajisur me Çertifikatën ISO 14731 (të vlefshme); të paktën 1 saldator të ketë kualifikimet 135+138 MIG-MAG, për materialet baze çelik karboni (të vlefshme); të paktën 1 saldator të ketë kualifikimet 111 Harku Elektrik, për materialet baze çelik karboni (të vlefshme)". Sepse nuk ka paraqitur asnjë çertifikatë të kërkuar për këtë kriter.

    2. OPERATORI EKONOMIK “VOITH HYDRO” GMBH & CO.KG (VHPO), PASI:
    • Operatori Ekonomik “Voith Hydro ” GmbH & CO.KG (VHPO) nuk plotëson kriterin e kërkesave të veçanta për kualifikim të kërkuar në pikën 3.3.7, në të cilën kërkohet se operatori ekonomik ofertues, duhet të paraqesë një dokument akt-marrëveshje me një trup inspektues e akredituar sipas SSH EN17020 vlërsimi konformiteti, për kryerjen e shërbimeve të inspektimit në paisjen ngritëse (vinçave urë industrial të tonazhit të lartë) e lëshuar nga Drejtoria e Akreditimit, ku të përshkruhet fusha e inspektimit përkatës (e cila duhet të përputhet me fushën e kërkuar), sepse nuk gjendet asnjë akt marrveshje e lidhur, në ofertën e dorëzuar, për plotësimin e këtij kriteri.
    • Operatori Ekonomik "Voith Hydro” GmbH & CO.KG (VHPO), nuk plotëson kriterin e kërkesave të veçanta për kualifikim të kërkuar në pikën 3.3.8, në të cilën kërkohet se operatori okonomik ofertues për realizimin e shërbimeve objekt kontrate, duhet të disponojë makineri dhe paisje sipas tabelës të kërkuar në këtë kriter, sepse në ofertën e dorëzuar nuk është paraqitur asnjë dokument apo faturë që të përmbush këtë kriter. i vetmi dokument që është paraqitur është një listë me paisje në gjuhë të huaj dhe jo shqip, siç kërkohet në dokumentat e tenderit, si dhe nuk ka asnjë dokumentacion apo faturë që të provojë pronësinë e tyre.
    • Operatori Ekonomik “Voith Hydro” GmbH & CO.KG (VHPO), nuk plotëson kriterin e kërkesave të veçanta për kualifikim të kërkuar në pikën 3.3.3, në të cilën kërkohet se "Operatori ekonomik ofertues 3 (tre) saldatorët e mësipërm, duhet ti ketë të patentuar me EN ISO 9606-1 dhe: të pakten njëri prej saldatorëve të jetë i pajisur me Çertifikatën ISO 14731 (të vlefshme); të pakten 1 saldator të ketë kualifikimet 135+138 MIG-MAG, për materialet baze çelik karboni (të vlefshme); të pakten 1 saldator të ketë kualifikimet 111 Harku Elektrik, për materialet baze çelik karboni (të vlefshme)", sepse nuk ka paraqitur asnjë çertifikatë të kërkuar në këtë kriter.
    • Operatori Ekonomik “Voith Hydro” GmbH & CO.KG (VHPO), nuk plotëson kriterin e kërkesave të veçanta për kualifikim të kërkuar në pikën 3.3.1, në të cilën kërkohet se ofertuesi duhet të ketë realizuar: shërbime të mëparshme të ngjashme në një vlerë jo me të vogel se 35,000,000 (tridhjetë e pesë milion) Lek, realizuar gjatë tre viteve të fundit nga hapja e tenderit. Sepse nuk ka paraqitur në ofertë asnjë referencë/vërtetim realizimi ose faturë tatimore, kërkesë e kritereve për kualifikim. Edhe eksperiencat e deklaruar nga ky ofertues për ndërtim hidrocentralesh, nuk është brenda afatit 3 vjeçarë të kërkuar në kriteret për kualifikim .
    • Operatori Ekonomik “Voith Hydro” GmbH & CO.KG (VHPO), në ofertën e dorëzuar për këtë tender nuk ka paraqitur deklaratën mbi përmbushjen e specifikimeve teknike, sipas Shtojcës 5; Kërkesë e kritereve për kualifikim në dokumentat e tenderit.
    Arsyeja e Anulimit
    Shenime
    Transaksione Thesari
  • Buletini i Prokurimeve Publike
    Formular njofitmi.doc
    TOR dhe specifikimet teknike.pdf
    DT Rehabilitimi i vincit.doc
    njoftim fituesi Vinci 02.04..doc
    TOR dhe specifikimet teknike.pdf
    DT Rehabilitimi i vincit.doc
    Njoftimi i lidhjes se kontrates 12..doc
    DT Rehabilitimi i vincit.doc
    TOR dhe specifikimet teknike.pdf

    MBESHTETES

    Ketu mund te keni REKLAMEN tuaj

    Kontakto ne [email protected]

    Te drejtat e Perdorimit

    Persa kohe nuk percaktohet ndryshe, i gjithe informacioni i ofruar nga Open Procurement Albania ofrohet nen licencat: This material is Open Data