Open Procurement Albania

Blerje llamarinë çeliku

Nje shenim me RedFlag eshte nje fakt, ngjarje, ose grup i rrethanave ose informacione te tjera qe mund te tregojne nje shqetesim apo ekspozim dhe mbi rrezik potencial te pajtueshmerise ligjore per sjellje te paligjshme ose joetike te biznesit, vecanerisht ne lidhje me praktika korruptive dhe mosrespektimit te ligjeve anti-korrupsion.Vleresimi per keto kategori do te behet ne menyre automatike, me filtra analitik te paracaktuar

  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit
  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit

Institucioni Prokurues Sh.A Albpetrol
Autoritet Prokurues Sh.A Albpetrol
Objekti i Tenderit Blerje llamarinë çeliku
Nr. Reference REF-50112-11-16-2022
Vlera / Fondi Limit 15 038 800,00
Lloji i Kontrates Publike Blerje Mallrash
Lloji i Procedures Procedurë e Hapur
Statusi i Tenderit Lidhur Kontrata
Data e Njoftimit te Tenderit 17-11-2022
Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve 02-12-2022
Data e mbajtjes se tenderit 02-12-2022
Nr. i Operatoreve Konkurues 5
Operatore Konkurues 1.“TrakMar” shpk
2.“LEON KONSTRUKSION” shpk
3.“ED KONSTRUKSION” shpk
4.“SARK” shpk
5.“NGRACAN 1934” shpk
Operator Ekonomik Kontraktues
  • “NGRACAN 1934” sh.p.k
  • Oferta fituese Leke pa TVSH 14 697 000,00
    Data e shpalljes se fituesit 14-12-2022
    Vlera e kontraktuar Leke me TVSH 17636400
    Data e lidhjes se kontrates 05-01-2023
    Kohezgjatja e kontrates 30 ditë nga nënshkrimi i kontratës
    Shtese kontrate (Leke me TVSH
    Ankesa Jane skualifikuar operatoret ekonomike te meposhtem:
    1.“TrakMar” shpk , per arsye:
    - nuk ka paraqitur ”Furnizime te mëparshme të ngjashme në një vlerë jo me te vogel se: 40 perqind e fondit limit objekt prokurimi, të realizuara gjatë tre viteve të fundit nga data e shpalljes së njoftimit të kontratës”. Faturat e paraqitura nga OE nuk kanë ngjashmëri me objektin e procedurës, 5 nga faturat e paraqitura nga OE janë shitje të një tjetër subjekti. Pra OE nuk përmbush kërkesat e pikës 2.3.1. “Furnizime të mëparshme të ngjashme…”, të pikës 2.3. “Kapaciteti teknik” të shtojcës 7 “Kriteret e përgjithshme të përzgjedhjes/kualifikimit” të DST-së.
    -nuk ka paraqitur certifikatën ISO 9001:2015 ose e përditësuar mbi ”Sistemin e menaxhimit të cilësisë”, ose ekuivalente (e vlefshme dhe e akredituar nga DPA ose nga Organizma Ndërkombëtarë Akreditues, të njohur nga Republika e Shqipërisë). Certifikata ISO e paraqitur nga OE, pjesa e përkthyer I përket një tjetër subjekti. Kjo në kundërshtim me kërkesat e pikës 2.3.2 të pikës 2.3. “Kapaciteti teknik” të shtojcës 7 “Kriteret e përgjithshme të përzgjedhjes/kualifikimit” të DST-së.
    -nuk ka paraqitur “Autorizim prodhuesi ose distributori i autorizuar nga prodhuesi per artikujt e kerkuar. Ne rastin e distributorit te autorizuar te paraqitet edhe dokumenti qe verteton lidhjen e distributorit te autorizuar me firmen prodhuese”. Në dokumentet e paraqitura nga OE “Feralb” shpk si distributor I “Sidma Metalurgiki” shpk si prodhues, autorizon “TrakMar” shpk për paraqitjen e mallit, ndërkohë që nëpërmjet një deklarate të paraqitur nga “ITALINOX SHQIPËRIA” shpk, thuhet shprehimisht se: “Në lidhje me proceduren e tenderimit nga autoriteti kontraktor Albpetrol sh.a dhe objekt "Blerje llamarine celiku" që zhvillohet dt: 02/12/2022 kompania Italinox Shqipëria SHPK NIPT K72010501R do dorëzojmë produktet e kërkuara nëpërmjet TrakMar shpk”. Në rastin konkret autorizimi I prodhuesit duhet të ishte për “ITALINOX SHQIPËRIA” shpk si kompania që do të dorëzojë produktet e kërkuara. E gjitha kjo në kundërshtim me kërkesat e pikës 2.3.3. pikës 2.3. “Kapaciteti teknik” të shtojcës 7 “Kriteret e përgjithshme të përzgjedhjes/kualifikimit” të DST-së.

    2.“LEON KONSTRUKSION” shpk , per arsye:
    -nuk ka paraqitur ”Furnizime te mëparshme të ngjashme në një vlerë jo me te vogel se: 40 perqind e fondit limit objekt prokurimi, të realizuara gjatë tre viteve të fundit nga data e shpalljes së njoftimit të kontratës”. Faturat e paraqitura nga OE nuk kanë ngjashmëri me objektin e procedures. Pra OE nuk përmbush kërkesat e pikës 2.3.1. “Furnizime të mëparshme të ngjashme…”, të pikës 2.3. “Kapaciteti teknik” të shtojcës 7 “Kriteret e përgjithshme të përzgjedhjes/kualifikimit” të DST-së.
    -nuk ka paraqitur Kataloge teknike/skede teknike, nga firma prodhuese per artikujt objekt prokurimi, katalogu i paraqitur është i distributorit jo i prodhuesit. Kjo në kundërshtim me kërkesat e pikës 2.3.4. pikës 2.3. “Kapaciteti teknik” të shtojcës 7 “Kriteret e përgjithshme të përzgjedhjes/kualifikimit” të DST-së.

    3.“ED KONSTRUKSION” shpk , pr arsye:
    - nuk ka paraqitur ”Furnizime te mëparshme të ngjashme në një vlerë jo me te vogel se: 40perqind e fondit limit objekt prokurimi, të realizuara gjatë tre viteve të fundit nga data e shpalljes së njoftimit të kontratës”. Faturat e paraqitura nga OE nuk kanë ngjashmëri me objektin e procedurës. Pra OE nuk përmbush kërkesat e pikës 2.3.1. “Furnizime të mëparshme të ngjashme…”, të pikës 2.3. “Kapaciteti teknik” të shtojcës 7 “Kriteret e përgjithshme të përzgjedhjes/kualifikimit” të DST-së.

    4.“SARK” shpk, per arsye:
    -nuk ka paraqitur ”Furnizime te mëparshme të ngjashme në një vlerë jo me te vogel se: 40 perqind e fondit limit objekt prokurimi, të realizuara gjatë tre viteve të fundit nga data e shpalljes së njoftimit të kontratës”. Faturat e paraqitura nga OE nuk janë të 3 viteve të fundit dhe nuk kanë ngjashmëri me objektin e procedurës. Kjo në kundërshtim me kërkesat e pikës 2.3.4. pikës 2.3. “Kapaciteti teknik” të shtojcës 7 “Kriteret e përgjithshme të përzgjedhjes/kualifikimit” të DST-së.
    - nuk ka paraqitur “Autorizim prodhuesi ose distributori i autorizuar nga prodhuesi per artikujt e kerkuar. Ne rastin e distributorit te autorizuar te paraqitet edhe dokumenti qe verteton lidhjen e distributorit te autorizuar me firmen prodhuese”. Autorizimi I prodhuesit I paraqitur nga OE është I papërkthyer dhe I panoterizuar. Në DST kerkohet që: “Të gjitha dokumentet duhet të jenë origjinale ose kopje të noterizuara. Rastet e mosparaqitjes së një dokumenti, ose dokumente false dhe të pasakta, konsiderohen kushte për skualifikim”. E gjitha kjo në kundërshtim me kërkesat e pikës 2.3.3. pikës 2.3. “Kapaciteti teknik” të shtojcës 7 “Kriteret e përgjithshme të përzgjedhjes/kualifikimit” të DST-së.
    Arsyeja e Anulimit
    Shenime Buletini i Lidhjes se Kontrates: Buletini Nr. 4 datë 16 Janar 2023
    Transaksione Thesari
  • Buletini i Prokurimeve Publike
    Njoftimi i Tenderit
    Dokumentat Standarde te Tenderit
    Shpallja e Fituesit
    Procesverbal" Per argumentimin dhe miratimin e specifikimeve teknike dhe kritereve per kualifikim "

    MBESHTETES

    Ketu mund te keni REKLAMEN tuaj

    Kontakto ne [email protected]

    Te drejtat e Perdorimit

    Persa kohe nuk percaktohet ndryshe, i gjithe informacioni i ofruar nga Open Procurement Albania ofrohet nen licencat: This material is Open Data