Nje shenim me RedFlag eshte nje fakt, ngjarje, ose grup i rrethanave ose informacione te tjera qe mund te tregojne nje shqetesim apo ekspozim dhe mbi rrezik potencial te pajtueshmerise ligjore per sjellje te paligjshme ose joetike te biznesit, vecanerisht ne lidhje me praktika korruptive dhe mosrespektimit te ligjeve anti-korrupsion.Vleresimi per keto kategori do te behet ne menyre automatike, me filtra analitik te paracaktuar
Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit
Institucioni Prokurues | Sh.A Posta Shqiptare | ||||
Autoritet Prokurues | Sh.A Posta Shqiptare | Objekti i Tenderit | Blerje kancelari dhe zarfa | ||
Nr. Reference | REF-52148-12-05-2022 | ||||
Vlera / Fondi Limit | 40 577 848,00 | ||||
Lloji i Kontrates Publike | Blerje Mallrash | ||||
Lloji i Procedures | E hapur, mbi kufirin e lartë monetar | ||||
Statusi i Tenderit | Lidhur Kontrata | ||||
Data e Njoftimit te Tenderit | 06-12-2022 | ||||
Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve | 09-01-2023 | ||||
Data e mbajtjes se tenderit | 09-01-2023 | ||||
Nr. i Operatoreve Konkurues | 6 | ||||
Operatore Konkurues |
1.“IT Gjergji Kompjuter” sh.p.k 2.“Librari Dyrrahu” sh.p.k 3.“Office Center” sh.p.k 4.“InfoSoft Office” sh.p.k 5.“Interlogistic” sh.p.k 6.“Dynamix Group” sh.p.k |
||||
Operator Ekonomik Kontraktues |
|
||||
Oferta fituese Leke pa TVSH | 39 187 981,00 | ||||
Data e shpalljes se fituesit | 08-02-2023 | ||||
Vlera e kontraktuar Leke me TVSH | 47025577 | ||||
Data e lidhjes se kontrates | 22-02-2023 | ||||
Kohezgjatja e kontrates | Malli do të dorëzohet jo më vonë se 90 (nëntëdhjetë) ditë kalendarik nga data e hyrjes në fuqi të kontratës. | ||||
Shtese kontrate (Leke me TVSH | |||||
Ankesa |
Nuk ka pasur ankesa. Jane skualifikuar operatoret ekonomike te meposhtem: 1.“IT Gjergji Kompjuter” SHPK, per arsye: - Nga vlerësimi i dokumentave të paraqitura nga OE “IT Gjergji Kompjuter” SHPK sa i takon kritereve “Kapaciteti teknik” rezulton se për pikën Pika 22 Vlerësimi i ofertave dhe korrigjimi i gabimeve aritmetike dhe ofertave anomalish të ulëta... 2. Kur autoritetet /entet kontraktore vërejnë se oferta është anomalish e ulët, i kërkojnë operatorit ekonomik të paraqesë brenda tre ditëve pune, shpjegime të çmimit ose kostove të propozuara në ofertë, në përputhje me nenin 93 të LPP-së dhe vlerësojnë informacionin e dhënë, në konsultim me ofertuesin dhe në përputhje me dispozitat e këtij neni. - Pas konstatimit të ofertës si anomalish të ulët sipas parashikimeve të Nenit 93 të LPP, KVO nëpërmjet Sistemit të Prokurimit Elektronik i ka kërkuar në datë 30.01.2023 ora 09:44 OE “IT Gjergji Kompjuter” të paraqesë brenda tre ditëve pune, shpjegime të çmimit ose kostove të propozuara në ofertë. Në datë 01.02.2023, në Sistemin e Prokurimit Elektronik jemi njohur me përgjigjen e OE “IT Gjergji Kompjuter” i cili nuk jep asnjë shpjegim bindës apo asnjë analizë financiare sikurse e kërkon pika 4 e Nenit 82 e VKM Nr. 285, datë 19.05.2021”Për Miratimin e Rregullave të Prokurimit Publik” në të cilin citohet ndër të tjera se...... “Në çdo rast, ofertuesi ka detyrimin të argumentojë dhe të dokumentojë me prova shkresore, sqarimet për elementin/elementet e veçanta të ofertës, në përputhje me kërkesat e nenit 93, të LPP-së”. - Duke qenë se OE “IT Gjergji Kompjuter” nuk ka sjellë një përgjigje shteruese, aspak bindëse, pa prova shkresore dhe pa asnjë analizë financiare sa i takon ofertës ekonomike të paraqitur në këtë procedurë, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave e konsideron sërish këtë ofertë ekonomike si anomalish të ulët dhe për këtë arsye ajo refuzohet. 2.“Office Center” SHPK, per arsye: -Nga vlerësimi i dokumentave të paraqitura nga OE “Office Center” SHPK sa i takon kritereve “Kapaciteti teknik” rezulton se për sa i takon shtojcës 7, pika 2. Kriteret e Veçanta të Kualifikimit në të cilën është përcaktuar se 1. Ofertuesi duhet të paraqesë: a. Formularin Përmbledhës të Vetë deklarimit, sipas shtojcës 8; b. Sigurimin e Ofertës, sipas Shtojcës 3; kemi konstatuar se në Sistemin e Prokurimit Elektronik, OE “Office Center” SHPK nuk ka depozituar formularin e sigurimit të ofertës ekonomike. -Gjithashtu, nga vlerësimi i pikës 2.3.5 në të cilën kërkohet... Operatori ekonomik duhet të paraqesë mostra për artikujt 6, 10, 13, 17, 18, 28 36, 37, 38, 42 të kërkuar sipas listës së artikujve ne Shtojcen 5, Mostrat duhet të paraqiten ditën dhe orën e zhvillimit të procedurës së prokurimit. Mosparaqitja e mostrave të kërkuara si dhe mospërputhja e tyre me specifikimet teknike është kusht për skualifikim.... Nga vlerësimi i mostrave të paraqitura, konkretisht mostra për artikullin numër 28 “Zarf kartoni për shërbimin EMS 230x330mm nuk ishte sipas përcaktimit të kriterit në shtojcën numër 5 në të cilën janë përcaktuar si më poshtë: Për artikujt 28, 29 të cilët duhet të jenë me Logo të Shërbimit EMS, kjo e fundit duhet të jetë në formën dhe ngjyrën e përcaktuar me kodet dhe përmasat si më poshtë....EMS: BËHET Blu CMYK: (79,58, 0,38), Portokalli CMYK: (0,48,100,0) Në pjesën e përparme të hapjes së zarfit përmasat e logos EMS janë 18x2.5 cm. Në pjesën e pasme të zarfit përmasat e logos EMS janë 16.5x2.3 cm. OE “Office Center” SHPK ka paraqitur si mostër një zarf me ngjyrë të verdhë dhe me mbishkrimin DHL. Mostrat e paraqitura nuk ishin në përputhje me kërkesat e DST. 3.“Librari Dyrrahu” , per arsye: - Nga vlerësimi i dokumentave të paraqitura nga OE “Librari Dyrrahu” SHPK sa i takon kritereve “Kapaciteti teknik” rezulton se për pikën 2.3.5 në të cilën kërkohet... Operatori ekonomik duhet të paraqesë mostra për artikujt 6, 10, 13, 17, 18, 28 36, 37, 38, 42 të kërkuar sipas listës së artikujve ne Shtojcen 5, Mostrat duhet të paraqiten ditën dhe orën e zhvillimit të procedurës së prokurimit. Mosparaqitja e mostrave të kërkuara si dhe mospërputhja e tyre me specifikimet teknike është kusht për skualifikim.... nuk është paraqitur në orën dhe datën e përcaktuar për të dorëzuar mostrat për artikujt e kërkuar në shtojcën 5 të DST. 4.“Dynamix Group” SHPK, per arsye: - nuk ka paraqitur oferte ekonomike në lidhje me këtë procedurë prokurimi. |
||||
Arsyeja e Anulimit | |||||
Shenime | Buletini i Lidhjes se Kontrates: Buletini Nr. 21 datë 6 Mars 2023 | ||||
Transaksione Thesari |
|
||||
Buletini i Prokurimeve Publike |
|