Open Procurement Albania

Punime civile për rikonstruksionin e N/Stacionit 110 kV Guri i Kuq, si dhe N/Stacionit 110 kV Kukës

Nje shenim me RedFlag eshte nje fakt, ngjarje, ose grup i rrethanave ose informacione te tjera qe mund te tregojne nje shqetesim apo ekspozim dhe mbi rrezik potencial te pajtueshmerise ligjore per sjellje te paligjshme ose joetike te biznesit, vecanerisht ne lidhje me praktika korruptive dhe mosrespektimit te ligjeve anti-korrupsion.Vleresimi per keto kategori do te behet ne menyre automatike, me filtra analitik te paracaktuar

  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit
  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit

Institucioni Prokurues Operatori i Sistemit te Transmetimit OST
Autoritet Prokurues Operatori i Sistemit te Transmetimit OST
Objekti i Tenderit Punime civile për rikonstruksionin e N/Stacionit 110 kV Guri i Kuq, si dhe N/Stacionit 110 kV Kukës
Nr. Reference REF-52466-12-07-2022
Vlera / Fondi Limit 31 370 441,00
Lloji i Kontrates Publike Punë Publike
Lloji i Procedures Procedurë e Hapur
Statusi i Tenderit Lidhur Kontrata
Data e Njoftimit te Tenderit 09-12-2022
Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve 27-12-2022
Data e mbajtjes se tenderit 27-12-2022
Nr. i Operatoreve Konkurues 6
Operatore Konkurues 1.“NIKA” sh.p.k.
2.“2 N” sh.p.k.
3.“GRIALD” sh.p.k.
4.BOE “ Intelligent Building Solution (I.B.S.)” sh.p.k. & “NDREGJONI” sh.p.k.
5.“REJ” sh.p.k.
6.“SARDO” sh.p.k.
Operator Ekonomik Kontraktues
  • Intelligent Building Solution (I.B.S.) sh.p.k. - NDREGJONI sh.p.k.
  • Oferta fituese Leke pa TVSH 26 820 833,00
    Data e shpalljes se fituesit 30-01-2023
    Vlera e kontraktuar Leke me TVSH 32185000
    Data e lidhjes se kontrates 13-02-2023
    Kohezgjatja e kontrates 12 (dymbëdhjetë) muaj nga hyrja në fuqi e kontratës
    Shtese kontrate (Leke me TVSH
    Ankesa Nuk ka pasur ankesa.
    Jane skualifikuar operatoret ekonomike te meposhtem:
    1.“NIKA” sh.p.k , per arsye:
    • Në mbështetje të pikës 3, të nenit 82, të VKM Nr. 285, datë 19.05.2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, i ndryshuar, oferta e OE refuzohet, pasi shuma absolute e të gjithë korrigjimeve janë më shumë se 2% e vlerës së ofertës ekonomike të ofruar. Shtojca 2 “Lista e çmimeve sipas zërave të preventivit” e paraqitur nga OE ofertues nuk është sipas formatit të hartuar nga AK, në Shtojcën për modifikimin e dokumenteve të tenderit të datës 22.12.2022, të publikuar në SPE.
    • Nuk ka përmbushur pikën 2.3.9, të Kritereve të Veçanta të Kualifikimit, pasi punonjësit e deklaruar në Formularin Përmbledhës të Vetëdeklarimit të paraqitur, nuk korrespondojnë të njëjtë në listëpagesën e paraqitur, referuar parashikimeve të VKM Nr. 514, datë 20.09.2017 “Për miratimin e listës kombëtare të profesioneve (LKP), të rishikuar”.

    2.“2 N” sh.p.k, per arsye:
    • Në mbështetje të pikës 3, të nenit 82, të VKM Nr. 285, datë 19.05.2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, i ndryshuar, oferta e OE refuzohet, pasi shuma absolute e të gjithë korrigjimeve janë më shumë se 2% e vlerës së ofertës ekonomike të ofruar. Vlera me TVSH e ofruar nga OE është 32,310,971 Lekë me TVSH, ndërkohë nga shumatorja e vlerave të ofruara rezulton vlera prej 31,077,727.57 Lekë me TVSH.
    • Nuk ka përmbushur pikën 2.3.9, të Kritereve të Veçanta të Kualifikimit, pasi punonjësit e deklaruar në Formularin Përmbledhës të Vetëdeklarimit të paraqitur, nuk korrespondojnë të njëjtë në listëpagesën e paraqitur, referuar parashikimeve të VKM Nr. 514, datë 20.09.2017 “Për miratimin e listës kombëtare të profesioneve (LKP), të rishikuar”.

    3.“GRIALD” sh.p.k, per arsye:
    • Nuk ka përmbushur pikën 2.3.1, të Kritereve të Veçanta të Kualifikimit, pasi kontratat e ngjashme të paraqitura nga OE ofertues nuk janë të natyrës së kërkuar në Dokumentet e Tenderit per rikonstruksione godinash dhe konstruksione metalike.
    • Nuk ka përmbushur pikën 2.3.10, të Kritereve të Veçanta të Kualifikimit, pasi në Formularin Përmbledhës të Vetëdeklarimit të paraqitur nga OE ofertues nuk është përcaktuar se disponon makineritë dhe mjetet sipas kërkesës së Autoritetit Kontraktor, konkretisht:
    1. Është kërkuar “Depozitë uji me kapacitet 1000 litra” dhe është deklaruar Depozitë uji (pa specifikuar kapacitetin mbajtës).
    2. Është kërkuar “Kamion me vinç 5 Ton” dhe është deklaruar Kamion me vinç (pa specifikuar kapacitetin).
    3. Është kërkuar “Skeleri 70 m2” dhe është deklaruar Skeleri (pa specifikuar sipërfaqen që disponohet).
    • nuk i është përgjigjur kërkesës për sqarim datë 18.01.2023 në SPE, dhe dokumentacion plotësues të kërkuar nga Autoritetit Kontraktor, sipas parashikimeve të nenit 26, të VKM Nr. 285, datë 19.05.2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, i ndryshuar.

    4.“REJ” sh.p.k, per arsye>
    • Nuk ka përmbushur pikën 2.3.7, të Kritereve të Veçanta të Kualifikimit, pasi në Formularin Përmbledhës të Vetëdeklarimit të paraqitur nuk është deklaruar se disponon 10 punonjës, të pajisur me kartela personale të sigurimit teknik.
    • Nuk ka përmbushur pikën 2.3.9, të Kritereve të Veçanta të Kualifikimit, pasi në Formularin Përmbledhës të Vetëdeklarimit të paraqitur është deklaruar se disponon 5 punonjës murator/karpentier, ndërkohë që janë kërkuar që të disponohen të paktën 6 punonjës të tillë.
    • Nuk ka përmbushur pikën 2.3.10, të Kritereve të Veçanta të Kualifikimit, pasi në Formularin Përmbledhës të Vetëdeklarimit të paraqitur është deklaruar se disponon skeleri por nuk është përcaktuar sasia e sipërfaqes që disponohet dhe që është kërkuar nga AK.

    5.“SARDO” sh.p.k, per arsye:
    • Nuk ka përmbushur pikën 2.3.7, të Kritereve të Veçanta të Kualifikimit, pasi në dokumentacionin e paraqitur, si dhe në Formularin Përmbledhës të Vetëdeklarimit të paraqitur nuk është deklaruar se disponon 10 punonjës, të pajisur me kartela personale të sigurimit teknik. OE ofertues ka paraqitur vetëm 4 kartela të sigurimit teknik për punonjësit.
    • Nuk ka përmbushur pikën 2.3.9, të Kritereve të Veçanta të Kualifikimit, pasi në Formularin Përmbledhës të Vetëdeklarimit të paraqitur është deklaruar se disponon punonjës por nuk ka deklaruar nëse këta punonjës kanë kartela të sigurimit teknik, sipas kërkesës së kriterit në DST.
    • Nuk ka përmbushur pikën 2.3.10, të Kritereve të Veçanta të Kualifikimit, pasi në Formularin Përmbledhës të Vetëdeklarimit të paraqitur nuk është deklaruar se disponon Kamion vetëshkarkues (kapaciteti mbajtës nga 3.5 ton deri në 5 ton), sipas kërkesës së AK, por është shënuar se disponon Kamion 3.5-5 Ton me vinç
    Arsyeja e Anulimit
    Shenime Buletini i Lidhjes se Kontrates: Buletini Nr. 17 datë 20 Shkurt 2023
    Transaksione Thesari
  • Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per NDREGJONI sh.p.k. viti 2012-2013
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per NDREGJONI sh.p.k. viti 2014
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per NDREGJONI sh.p.k. viti 2015-2018
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per NDREGJONI sh.p.k. viti 2019-2020
  • Buletini i Prokurimeve Publike
    Njoftimi i Tenderit
    Dokumentat Standarde te Tenderit
    Shpallja e Fituesit
    Procesverbal" Per argumentimin dhe miratimin e specifikimeve teknike dhe kritereve per kualifikim "
    Specifikime Teknike 1
    Specifikime Teknike 2
    Specifikime Teknike 3

    MBESHTETES

    Ketu mund te keni REKLAMEN tuaj

    Kontakto ne [email protected]

    Te drejtat e Perdorimit

    Persa kohe nuk percaktohet ndryshe, i gjithe informacioni i ofruar nga Open Procurement Albania ofrohet nen licencat: This material is Open Data