Open Procurement Albania

Loti VII “Shtypshkrime spitalore për spitalin Berat”

Autoritet Prokurues Operatori i Blerjeve të Përqendruara
Institucion Kontraktues Drejtoria e Spitalit Rajonal Berat
Objekti i Tenderit Loti VII “Shtypshkrime spitalore për spitalin Berat”
Nr. Reference REF-62026-04-11-2018
Vlera / Fondi Limit 1 041 506,00
Lloji i Kontrates Publike Blerje Mallrash (Marrëveshje Kuadër)
Lloji i Procedures Procedurë e Hapur
Statusi i Tenderit Lidhur Kontrata
Data e Njoftimit te Tenderit 12-04-2018
Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve 07-05-2018
Data e mbajtjes se tenderit 07-05-2018
Nr. i Operatoreve Konkurues 5
Operatore Konkurues Adel CO SHPK
ALB – TIPOGRAFIA SHPK
INTERLOGISTIC SHPK
KRISTALINA.KH SHPK
RAMA - GRAF SHPK
Operator Ekonomik Kontraktues
  • KRISTALINA K-H SHPK
  • Oferta fituese Leke pa TVSH 770 000,00
    Data e shpalljes se fituesit
    Vlera e kontraktuar Leke me TVSH 924 000,00
    Data e lidhjes se kontrates 06-08-2018
    Kohezgjatja e kontrates 31-12-2018
    Shtese kontrate (Leke me TVSH
    Ankesa Ka pasur ankesa.
    Janë s kualifikuar operatorët ekonomikë të mëposhtëm: 1- Adel CO SHPK
    Nuk ka paraqitur ofertë ekonomike dhe dokumentacionin kualifikues të kërkuar në DST.
    2- ALB – TIPOGRAFIA SHPK
    Nuk permbush kriteret e vecanta per kualifikim sipas DST.
    a) Nuk plotëson kapacitetin ekonomik dhe financiar të përcaktuar në gërmën d të pikës 1, të kritereve të vecanta për kualifikim, të Shtojcës 9 të DST, pasi ofertuesi nuk ka paraqitur vërtetimin që konfirmon shlyerjen e të gjitha detyrimeve të maturuara të energjisë elektrike.
    b) Nuk plotëson kapacitetin teknik të përcaktuar në pikën 1, të seksionit 2.3 të kritereve të vecanta për kualifikim, të Shtojcës 9 të DST, pasi ofertuesi nuk ka vërtetuar realizimin e kontratave të mëparshme, të ngjashme, të realizuara gjatë 3 (tre) viteve të fundit, në një vlerë prej jo më pak se 40 % të vlerës së fondit limit të Lotit VII. Sqarojmë se faturat e paraqitura nga ofertuesi nuk janë të shoqëruara me kontratat e lidhura me autoritetet kontraktore, as me vërtetimin e realizimit me sukses të tyre lëshuar nga autoritetet kontraktore.
    c) Nuk plotëson kapacitetin teknik të përcaktuar në pikën 3, të seksionit 2.3 të kritereve të vecanta për kualifikim, të Shtojcës 9 të DST, pasi ofertuesi nuk ka vërtetuar pasjen e minimumi një makinë celefoni, duke mos dorëzuar asnjë dokument që vërteton pasjen në pronësi apo me qira të saj.
    3- INTERLOGISTIC SHPK
    Nuk permbush kriteret e vecanta per kualifikim sipas DST.
    a) Nuk plotëson kapacitetin teknik të përcaktuar në pikën 2, të seksionit 2.3 të kritereve të vecanta për kualifikim, të Shtojcës 9 të DST, pasi ofertuesi nuk ka paraqitur Vërtetim lëshuar nga Administrata Tatimore për muajt tetor 2017 - mars 2018, duke mos vërtetuar se ka të punësuar minimumi 4(katër) punonjës të siguruar për këtë muaj.
    4- RAMA - GRAF SHPK
    Nuk permbush kriteret e vecanta per kualifikim sipas DST.
    a. Nuk plotëson kapacitetin teknik të përcaktuar në pikën 3, të seksionit 2.3 të kritereve të vecanta për kualifikim, të Shtojcës 9 të DST, pasi ofertuesi nuk ka vërtetuar pasjen e minimumi një makinë shtypi me format 50X70 cm dhe minimumi një makinë qepëse, duke mos dorëzuar asnjë dokument që vërteton pasjen në pronësi apo me qira të tyre. . Në lidhje me disponimin e minimumi një makinë shtypi me format 50X70 cm ofertuesi ka paraqitur një fotokopje deklaratë doganore, e cila nuk është në formën e kërkuar në DST, origjinale ose kopje e noterizuar.
    Arsyeja e Anulimit
    Shenime
    Transaksione Thesari
  • Buletini i Prokurimeve Publike Kontrata te lidhura ne baze te Marreveshjes Kuader Operatori i Blerjeve të Përqendruara REF-62026-04-11-2018
    Njoftimi i Tenderit
    Specifikim Teknik
    Shpallja e Fituesit Nr.25 - Dt.25-06-2018
    Lidhja e Kontrates Nr.52 - Dt.31-12-2018