Open Procurement Albania

Rikonstruksion ne spitalin Lezhe dhe shtese per Maternitetin Lezhe , faza e pare ndertimi i maternitetit te ri

Nje shenim me RedFlag eshte nje fakt, ngjarje, ose grup i rrethanave ose informacione te tjera qe mund te tregojne nje shqetesim apo ekspozim dhe mbi rrezik potencial te pajtueshmerise ligjore per sjellje te paligjshme ose joetike te biznesit, vecanerisht ne lidhje me praktika korruptive dhe mosrespektimit te ligjeve anti-korrupsion.Vleresimi per keto kategori do te behet ne menyre automatike, me filtra analitik te paracaktuar

  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit/Skualifikim i ofertes vlere me e ulet
  • Autoriteti Prokurues ka skualifikuar te gjithe operatoret pjesemarres ne gare me oferte me te ulet se oferta fituese

Autoritet Prokurues Drejtoria e Spitalit Rajonal Lezhë
Institucion Kontraktues Drejtoria e Spitalit Rajonal Lezhë
Objekti i Tenderit Rikonstruksion ne spitalin Lezhe dhe shtese per Maternitetin Lezhe , faza e pare ndertimi i maternitetit te ri
Nr. Reference REF-12864-03-08-2019
Vlera / Fondi Limit 294 727 590,00
Lloji i Kontrates Publike Punë Publike
Lloji i Procedures Procedurë e Hapur
Statusi i Tenderit Lidhur Kontrata
Data e Njoftimit te Tenderit 11-03-2019
Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve 11-04-2019
Data e mbajtjes se tenderit 11-04-2019
Nr. i Operatoreve Konkurues 15
Operatore Konkurues SHPRESA SHPK
4 A-M SHPK
ADR TRANS SHPK
AGRI CONSTRUCTION SHPK
AIR KOMPONENT SHPK
ANADA SHPK
BE - IS SHPK
ED KONSTRUKSION SHPK
ELDA-VL SHPK
FUSHA SHPK
INERTI SHPK
JUNIK SHPK
KEVIN CONSTRUKSION SHPK
KTHELLA SHPK
S I L V E R SHPK
Operator Ekonomik Kontraktues
  • DION-AL
  • Oferta fituese Leke pa TVSH 281 395 350,34
    Data e shpalljes se fituesit 24.06.2019
    Vlera e kontraktuar Leke me TVSH 319 242 999,61
    Data e lidhjes se kontrates 28-06-2019
    Kohezgjatja e kontrates 24 muaj
    Shtese kontrate (Leke me TVSH
    Ankesa Ka pasur ankesa.
    (nëse ka) ka marrë përgjigje në date; 20.06.2019. me Vendimin e KPP-se Nr.388/1 .
    Janë skualifikuar ofertuesit e mëposhtëm:

    1. : “4 A-M” SHPK:
    • Operatori Ekonomik nuk plotëson kriteret e vecanta të kualifikmit pika 1.ç Përshkrimin e Ofertës, sipas Shtojcës 1;
    • Operatori Ekonomik nuk ploteson piken 2.3.1 te kapacitetit. “Për te provuar pervojen e meparëshme Operatori Ekonomik duhet te paraqese Punë të ngjashme deri në një kufi, ku vlera monetare totale e punëve të kryera, e marrë së bashku gjatë tri viteve të fundit, është sa dyfishi i vlerës limit të kontratës që prokurohet.” Kontratat e paraqitura nuk jane te ngjashme me objektin e prokurimit dhe te gjitha kontratat e tjera te ngjashme me objektin e prokurimit nuk e plotesojne kushtin e parashikuar ne germat a) dhe b) te kesaj pike.
    • Operatori Ekonomik nuk plotëson pikën 2.3.6 ku Inxhinierët e përfshirë në licencën e shoqërisë nuk duhet të figurojnë të dypunësuar me kohë të plotë në dy ose më shumë shoqëri ndërtimi në përputhje më vendimin nr.42, datë 16.1.
    • Nuk plotëson pikën 2.3.6 kërkohet qe te kete dy ing mekanik ,ku te pakten njeri te jete ne licence .
    • Operatori Ekonomik nuk plotëson pikën 2.3.8 Operatori ekonomik duhet të ketë të punësuar dhe të rezultojnë në listëpagesa për periudhën shtator 2018 - shkurt 2019 .
    Ka mosperputhje te kontratat individuale të punës ,në të cilën përcaktohet pozicioni i punës dhe kodit te profesionit te deklaruar listpagesat përkatëse.
    • Operatori Ekonomik nuk plotëson pikën 2.3.14.b te kapacitetit teknik Për Pompë nxehtësie sipas preventivit .

    2. . “ADR TRANS:
    Nuk ka paraqitur oferte

    3. “AGRI CONSTRUCTION” SHPK:
    • Operatori Ekonomik nuk plotëson kriteret e vecanta të kualifikmit pika 1.ç”Përshkrimin e Ofertës, sipas Shtojcës 1;
    • Nuk ploteson piken 2.3.1 Per kapacitetin teknik pasi për te provuar pervojen e Meparëshme.
    : • Nuk ploteson piken 2.3.5 .
    • Nuk ploteson piken 2.3.6 pasi nuk ka paraqitur :
    - Çertifikate për vlerësim mjedisor për inxhinierin e mjedisit.
    - Inxhinier elektronik të perfshirë ne licencen profesionale te shoqerise.

    4. AIR KOMPONENT” SHPK:
    Nuk ka paraqitur oferte.

    5. “ANADA” SHPK:
    Nuk ka paraqitur oferte .

    6. : “BE - IS” SHPK:
    Bashkimi i Operatoreve Ekonomik nuk plotëson pikën 2.3.6 te kapacitetit teknik.
    • Sipas licencës profesionale së paraqitur rezulton që drejtuesit teknikë të shoqërisë “BE-IS” shpk nuk figurojnë me kohë të plotë në listëpagesë për periudhën e kërkuar shtator 2018-shkurt 2019. Ing. Luljeta Lejmani figuron drejtuese teknike tek Licenca e shoqerise 2T, nderkohe eshte edhe e punesuar dhe rezulton ne listepagese me kohë të plotë tek shoqeria Ed Konstruksion, pra eshte dypunesuar në dy shoqëri ndërtimi .
    Kjo e vërtetuar nga list pagesat e paraqitura te Ed Konstruksion në këtë procedurë prokurimi . Gjithashtu referuar listëpagesës dhe kontratës së punës për drejtuesit teknikë ka mospërputhje midis pagës në kontratë dhe pagës në listëpagesë.
    • Ka mosperputhje te kontratat individuale të punës ,në të cilën përcaktohet pozicioni i punës dhe kodit te profesionit te deklaruar listpagesat përkatëse.
    • Nuk plotëson pikën 2.3.14 e te kapacitetit teknik për gazet mjeksore
    Nuk ka paraqitur Certifikatë Regjistrimi në përputhje me ligjin 89/2014 “Për pajisjet mjekësore” lëshuar nga Agjencia Kombëtare Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore për distributorin GEN-ALB Farma shpk.
    • Nuk plotëson pikën 2.3.14.b Për njësi të brendshme f.coil dhe pompë nxehtësie .

    7. “ED KONSTRUKSION” SHPK:
    • Nuk ploteson piken 2.3.4 te kapacitetit teknik pasi operatori ekonomik “K.A.E.XH” shpk nuk ka paraqitur certifikatën OHSAS 18001:2007 (ose te perditesuar), ashtu siç kerkohet ne dst.
    • Nuk ploteson kriterin 2.3.6 për drejtuesit teknik Nuk ka plotesuar kete kriter, pasi disa nga Drejtuesit teknik te shoqerise ED Konstruksion shpk, nuk figurojne me kohe te plote ne listepagesa per periudhen shtator 2018-shkurt 2019.
    • Nuk plotëson pikën 2.3.8 Operatori ekonomik duhet të ketë të punësuar dhe të rezultojnë në listëpagesa për periudhën shtator 2018 - shkurt 2019
    Ka mosperputhje te kontratat individuale të punës ,në të cilën përcaktohet pozicioni i punës dhe kodit te profesionit te deklaruar listpagesat përkatëse.
    • Nuk ploteson piken 2.3.14 edhe sepse pasi katalogët e dorëzuar në SPE janë në gjuhë të huaj.

    8. “ELDA-VL” SHPK:
    Nuk ka paraqitur oferte .

    9. “FUSHA” SHPK:
    • Operatori Ekonomik nuk plotëson pikën 2.3.6 a Operatorët ekonomik pjesëmarrës duhet të kenë të punësuar dhe të perfshirë ne licencen profesionale te shoqerise, stafin inxhinierik si më poshtë të cilët duhet të figurojnë në listëpagesë për periudhën Shtator2018 - shkurt 2019 të vërtetuar me kontratë pune të vlefshme noteriale, diplomë, librezat e punës, Ing. Elektronik 1 (një) .
    • Operatori Ekonomik nuk plotëson pikën 2.3.8 Operatori ekonomik duhet të ketë të punësuar dhe të rezultojnë në listëpagesa për periudhën shkurt 2018 - shkurt 2019 .
    • Operatori Ekonomik nuk ploteson piken 2.3.14 ,pasi katalogët e dorëzuar në SPE janë në gjuhë të huaj.

    10. : “INERTI” SHPK:
    • Operatori Ekonomik Nuk ploteson piken 2.3.1 te kapacitetit teknik Për te provuar pervojen e meparëshme .
    • Operatori ekonomik nuk ploteson piken 2.3.6 Në përmbushje të këtij kriteri OE nuk ka paraqitur deklarate per Drejtuesin Teknik dhe as per stafin inxhinierik ku te marre persiper qe nuk jane te dypunesuar sipas VKM 42, datë 16.1.2008 Për miratimin e rregullores për kriteret dhe procedurat e dhënies së licencave profesionale të zbatimit,per stafin inxhinierik qe figuron ne licence Nuk ka plotesuar kete kriter , pasi Drejtuesit teknik te shoqerise INERTI shpk, nuk figurojne me kohe te plote ne listepagese .
    • Operatori Ekonomik nuk plotëson pikën 2.3.8 për personat e pajisur me certifikate IQT ose e barazvlefshme), Pas verifikimit në website zyrtar të Drejtorisë së Pergjithshme te Akreditimit rezulton se shoqëria EMCO nuk gjendet në listën e organizmave të akredituara ne RSH , po ashtu në linkun e publikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit, rezulton se subjektit lëshues EMCO shpk i ka përfunduar akreditimi i certifikates në datë 22.05.2018 .
    • Operatori Ekonomik nuk plotëson pikën 2.3.8 Operatori ekonomik duhet të ketë të punësuar dhe të rezultojnë në listëpagesa për periudhën shkurt 2018 - shkurt 2019 Ka mosperputhje te kontratat individuale të punës ,në të cilën përcaktohet pozicioni i punës dhe kodit te profesionit te deklaruar listpagesat përkatëse.

    11. “JUNIK” SHPK:
    • Nuk plotëson kriteret e përgjithshme të kualifikimit, nëse oferta dorëzohet nga një bashkim operatorësh ekonomikë, duhet të dorëzohen: a. Marrëveshja e noterizuar sipas së cilës bashkimi i operatorëve ekonomikë është krijuar zyrtarisht; b. Prokura e posaçme. Bashkëlidhur kontratës ndarja e punimeve nuk është në mënyrë të zyrtarizuar ku të jenë përcaktuar elementët konkretë që do të kryejë secili.Në Kreun VIII, neni 74, pika 2 po këtu, parashikohet: “Para dorëzimit të ofertës, bashkimi duhet të krijohet zyrtarisht, me një marrëveshje të noterizuar,
    ku të përcaktohen përfaqësuesi i grupit, përqindja e pjesëmarrjes së punës/shërbimit/furnizimit dhe elementet konkrete, që do të kryejë secili nga anëtarët e këtij bashkimi
    • Nuk ploteson piken 2.3.1 te Kapacitetit Teknik Për të provuar pervojen e meparëshme .
    • Operatori Ekonomik nuk plotëson pikën 2.3.8 Operatori ekonomik duhet të ketë të punësuar dhe të rezultojnë në listëpagesa për periudhën shkurt 2018 - shkurt 2019 .
    Ka mosperputhje te kontratat individuale të punës ,në të cilën përcaktohet pozicioni i punës dhe kodit te profesionit te deklaruar listpagesat përkatëse.

    12. “KEVIN CONSTRUKSION” SHPK :
    • Nuk ploteson kriteri i pergjithshem per pranim /kualifikim pika a nbi bashkimin e operatorëve Marrëveshja e noterizuar sipas së cilës bashkimi i operatorëve është krijuar zyrtarisht bie ndesh me përcaktimet e kreut VIII nenit 74 pika 2 të V.K.M 914 29.12.2014 Për miratimin e rregullave të prokurimit publik ,i ndryshuar
    • Nuk plotëson kriteret e vecanta të kualifikimit pika 1.ç shtojca 1 formulari i ofertës .
    Oferta juaj ekonomike pa TVSH është paraqitur në kundërshtim me Udhëzimin nr.6 datë 30.01.2015 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në RSH , pasi është përllogaritur duke bërë zbritjen njëherazi edhe të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar të pajisjeve, të cilat referuar UMF ofertohen në vlerë totale vetëm me TVSH, cka është në kundërshtim me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi të sipërcituara. Nga ana tjetër, përllogaritja duke i zbritur TVSH-në paisjeve dhe më pas llogaritjen e TVSH-së përsëri në ofertën totale me TVSH, rezulton një ofertë ekonomike pa TVSH jo reale.
    • Nuk permbush piken 2.3.1 te kapacitetit teknik sipas së cilit Operatori Ekonomik duhet të përmbushë kërkesat e mëposhtme minimale të cilat vendosen nga Autoriteti Kontraktor si më poshtë: • Nuk e plotëson këtë kriter pasi OE Shendelli shpk dhe Viktoria Invest nuk kane paraqitur kontrata te ngjashme ashtu sic kerkohet ne DST.
    • Nuk e ploteson piken 2.3.14 pika e “ Për impiantin e gazeve mjekësore dhe pajisjet mjekësore të cilat do të vendosen në objekt” , pasi nuk ka paraqitur Certifikatë Regjistrimi në përputhje me ligjin 89/2014 “Për pajisjet mjekësore” te cilat janë të autorizuara në RSH per kompanine autorizuese Fedos.

    13. “KTHELLA” SHPK:
    • Nuk ploteson kriteret e pergjitshshme ku nëse oferta dorëzohet nga një bashkim operatorësh ekonomikë, duhet të dorëzohen:
    a. Marrëveshja e noterizuar sipas së cilës bashkimi i operatorëve ekonomikë është krijuar zyrtarisht;
    b. Prokura e posaçme.
    Ne kontratën e bashkëpunimit shoqëria “Kthella” shpk ka marrë përsipër te kryejë të gjitha punimet e sistemit CCTV, akses kontroll etj punime për të cilat nevojitet ing elektronik. Shoqëria “Kthella” shpk nuk ka të punësuar ing elektronik.
    Nuk ploteson piken 2.3.4 te DST ku thuhet se kandidati ofertues duhet te paraqese certifikatat e mëposhtme:
    - ISO 9001:2008 (ose të përditsuar) mbi “Sistemet e menaxhimit të cilësisë“ lëshuar nga një organ i vlerësimit të konformitetit, i akredituar nga organizmi kombëtar i akreditimit ose organizma ndërkombëtarë akreditues, të njohur nga Republika e Shqipërisë.
    - OHSAS 18001:2007 (ose të përditsuar) mbi “Shëndetin dhe sigurimin në punë“ lëshuar nga një organ i vlerësimit të konformitetit, i akredituar nga organizmi kombëtar i akreditimit ose organizma ndërkombëtarë akreditues, të njohur nga Republika e Shqipërisë.
    -ISO 14001:2004 (ose të përditsuar) mbi “Sistemet e menaxhimit të ambjentit“ lëshuar nga një organ i vlerësimit të konformitetit, i akredituar nga organizmi kombëtar i akreditimit ose organizma ndërkombëtarë akreditues, të njohur nga Republika e Shqipërisë.

    14. “S I L V E R” SHPK:
    Nuk ka paraqitur oferte .
    Arsyeja e Anulimit
    Shenime
    Transaksione Thesari
  • Buletini i Prokurimeve Publike
    Njoftimi i Tenderit
    Dokumentat Standarde te Tenderit
    Specifikim Teknik
    Vendim KPP
    Raport Teknik
    Preventiv
    Shpallja e Fituesit Nr. 26 datë 01 Korrik 2019
    Lidhja e Kontrates Nr. 27 datë 08 Korrik 2019
    RAPORTI GJEOLOGJIK

    Projekti struktural Spitali Rajona Lezhe - Godina e Maternitet te Ri - Faza : Projekt Zbatimi

    PROJEKTET E INSTALIMEVE MEKANIKE – SPITALI RAJONAL LEZHE

    GRAFIKU I PUNIMEVE

    RAPORTI TEKNIK ELEKTRIK