Partner / Concesionary |
Ministria e Infrastruktures dhe Energjise |
Contract's Object |
“Dhënia me koncesion/partneritet publik privat për projektimin,
ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e një porti turistik në qytetin e
Vlorës (Marina Vlorë)”.
- Forma e kontratës: B.O.T (Ndërtim – Operim – Transferim).
- Burimi i financimit: Investim privat
_________________________
- Vlera e investimit e projektit nuk duhet te përllogaritet nga ofertuesit me e vogel se
22,725,571 Euro pa TVSH, në të kundërt do te veprohet sipas shkronjës “ii” te pikes
2.1.2 tek “Udhëzimet per ofertuesit” ( fq.32 te DPK-Dokumentat e Procedurës Konkurruese ,Shtojca 9).
_________________________
Projekt koncesionar/PPP “Për Ndërtimin, Operimin dhe Transferimin e një Porti Turistik
në Qytetin e Vlorës” është propozimi i pakerkuar i miratuar nga Autoriteti Kontraktues.
Referuar nenit 25 te Ligjit nr.125/2013 “Per koncesionet dhe Partneritetin publik Privat” te
ndryshuar, dhe nenit 15 te VKM nr. 575 datë 10.7.2013 "Për miratimin e rregullave për
vlerësimin dhe dhënien me koncesion/partneritet publik privat”, i ndryshuar,, Shuma e
kompensimit eshte shuma që do t’i paguhet nga ofertuesi fitues, propozuesit për përgatitjen
e studimit të fizibilitetit vetëm nëse propozuesi ka marre pjese ne gare por nuk eshte
shpallur fitues. Shuma e kompensimit per shpenzimet e kryera nga propozuesi per
përgatitjen e studimit te fizibilitetit do te jete sipas faturave qe vërtetojnë kryerjen e
shpenzimeve, vlere e cila nuk mund te jete me e larte se 1% e vlerës se investimit ( fq.9 te DPK-Dokumentat e Procedurës Konkurruese )
_________________________
Pozicioni gjeografik
- Vendndodhja e parashikuar e objektit është në qender te qytetit të Vlorës dhe konkretisht në
portin aktual të këtij qyteti i cili eshte nen administrimin e Ministrisë se Infrastrukturës dhe
Energjisë.
- Qyteti i Vlorës ndodhet në bregdetin jugor të Shqipërisë, afërsisht 150 km në veri të
kufirit tokësor me shtetin e Greqisë dhe konkretisht 157 km larg nga pika kufitare më e madhe
me Greqine që është Kakavia rreth 140 km (75 Nm) në vijë detare, me Portin e Korfuzit dhe
vetëm 90 km (50 Nm) nga rajoni i Puglias në Itali. Kufiri tokësor me Malin e Zi është afërsisht
234 km në veri të Vlorës, dhe hyrja në Gjirin e Kotorrit (gjithashtu formon kufirin tokësor midis
Malit të Zi dhe Kroacisë) është rreth 130 Nm nga Vlora në vijë detare.
- Qyteti i Vlorës është
afërsisht 250 km larg nga pika doganore e Morinës si edhe vetëm 170 km larg nga pika
doganore me Republikën e Maqedonisë së Veriut |
Procurement Method |
Open Procedure |
Concession's Status |
Announced the Winner |
Concessionary Company |
|
Last date of Submitted Documents |
26-02-2021 |
Concession's Held Date |
26-02-2021 |
No. of Bidders |
3 |
Bidders |
1. “Albavia” sh.p.k me vlerë investimi prej 1’876’427’700 lekë pa TVSH.
2. “Gjikuria” sh.p.k me vlerë investimi prej 22’725’572 Euro pa TVSH.
3. Bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive Shoqeria Koncesionare Marina Vlore &
“Marina Projects” ltd & “Brunes” sh.p.k.& “Ndregjoni” sh.p.k me vlerë investimi prej
22’842’417 Euro pa TVSH. |
Successful Bidder /Supplier / Provider |
M12027029I-04182366-K37125203H-K31329048IShoqeria Koncesionare Marina Vlore & “Marina Projects” ltd & “Brunes” sh.p.k.& “Ndregjoni” sh.p.k |
Cost of Concession |
|
Concession's Duration |
35 vjet |
Concession's Announcement Date |
06-01-2021 |
The winning bid ALL without vat |
22 842 417 Euro pa TVSH. |
Bidder Announcement date |
29-03-2021 |
Award and Contract Amount ALL with VAT |
|
Contract date |
|
Planned Milestones of Contract / Start and End Date |
35 vjet |
Appeals |
Nuk ka pasur ankesa. Jane skualifikuar ofertuesit e mëposhtëm:
1. Shoqëria “Albavia” sh.p.k
është skualifikuar sepse:
- nuk ka paraqitur Sigurimin e Ofertës sipas
shtojcës nr. 3 të DPK, sipas kërkesës së germës a) pika 1 të pikës 2 “Kriteret e veçanta të
kualifikimit” të shtojcës nr. 9 të DPK. Gjithashtu, nuk është dorëzuar i gjithë dokumentacioni i
kërkuar në shtojcën nr. 9 të Dokumenteve të Koncesionit/PPP.
2. Shoqëria “Gjikuria” sh.p.k është skualifikuar sepse: -
nuk ka paraqitur Raportin e auditimit financiar
të vitit ushtrimor 2018, (përfshirë opinionin e auditorit), të certifikuara nga një subjekt i jashtëm i
licencuar auditi;
- nuk ka plotësuar kriterin financiar nr. 2 “Kapitali i Vet (totali i aktivit minus totalin
e detyrimeve) i vitit të fundit ushtrimor (2019) të jetë të paktën sa 40% (dyzet përqind) e vlerës së
investimit të përgjithshëm (pa TVSH) të propozuar nga ofertuesi”;
- nuk ka paraqitur Dokumente të
lëshuara nga institucione financiare të besueshme, këto sipas kërkesës së nënpikës 1.2. “Kapaciteti
ekonomik dhe financiar” të pikës 2 “Kriteret e veçanta të kualifikimit” të shtojcës nr. 9 të DPK.
- nuk ka plotësuar kriterin kualifikues të zërit “Projektim”, pasi nuk ka dorëzuar një
Licencë të vlefshme Profesionale
- nuk ka paraqitur eksperiencë të provuar të
dizejnimit dhe shpërndarjes së marinave të klasit botëror që i lejon ata të arrijnë njohjen e industrisë
dhe akreditim ndërkombëtar, sipas kërkesës të pikës 3 të nënpikës 1.3. “Kapaciteti teknik” të pikës
2 “Kriteret e veçanta të kualifikimit” të shtojcës nr. 9 të DPK.
|
Cancellation reason |
|
Public Announcement Bulletin |
|
Concessionaire Agreement/Acts |
|