Appeals |
Nuk ka pasur ankesa.
Janë skualifikuar Operatorët ekonomik të mëposhtëm:
1. Oferta e paraqitur nga Bashkimi i Operatorëve ekonomik “Shendelli” shpk & “Glavenica” shpk
a) Referuar përqindjes së partneritetit shoqëria “Glavenica” shpk ka deklaruar se ka të
punësuar pranë shoqërisë 1 (një) punonjës teknik ndërtimi (L.B). Komisioni i Vlerësimit të Ofertave konstatoi se për punonjësin e sipërcituar shoqëria “Glavenica” shpk nuk ka paraqitur Dëshminë e Kualifikimit.
Bashkimi i Operatorëve ekonomik nuk plotëson Dokumentat Standarte të Tenderit, Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 7, ku përcaktohet se: “Operatori ekonomik duhet të ketë të punësuar punonjës të pajisur me dëshmi kualifikimi e sigurimit teknik, (të vlefshme) lëshuar nga Inspektoriati Shtetëror Teknik dhe Industrial apo nga subjekte juridike private të akredituara për çertifikimin e punonjësve.
b) Bashkimi i Operatorëve ekonomik “Shendelli” shpk & “Glavenica” shpk nuk plotëson Dokumentat Standarte të Tenderit, Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 15, ku ndër të tjera përcaktohet se: “Operatori ekonomik duhet të disponojë 3 (tre) kamionçina me kapacitet mbajtës 2 – 5 ton”.
c) Bashkimi i Operatorëve ekonomik nuk ka paraqitur Çertifikatë për transport mallrash Brenda vendit, çka bie në kundërshtim me DST, Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 15, gërma “a”.
d) Bashkimi i Operatorëve ekonomik “Shendelli” shpk & “Glavenica” shpk, referuar Shtojcës 10 si edhe dokumentacionit shoqërues për mjetet e paraqitura, nuk ka aftësinë e duhur teknike për realizimin me sukses të kontratës.
2. Oferta e paraqitur nga Operatori ekonomik “Bami” shpk
a) Operatori ekonomik “Bami” shpk, në formularin e Deklarimit të Ofertës ka paraqitur një ofertë ekonomike të ndryshme nga oferta e paraqitur në Preventiv.
Kjo bie në kundërshtim me VKM-në Nr. 914 datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik” (e ndryshuar), Kreu VII, Neni 63 pika 2 në të cilën ndër të tjera përcaktohet se:
“Operatorët ekonomik duhet të paraqesin vetëm një ofertë, me përjashtim të rasteve kur kërkohen oferta alternative”.
b)Gjithashtu Shoqëria “Bami” shpk shoqeria nuk zotëron kapacitet te mjaftueshem teknik per sa i perket personelit te nevojshem per te realizuar kontraten per kete objekt prokurimi duke mos permbushur Kriteret e vecanta per kualifikim, Kapaciteti Teknik, pika 4.
c)Operatori ekonomik “Bami” shpk, referuar Shtojcës 10 si edhe dokumentacionit shoqërues për mjetet e paraqitura, nuk ka aftësinë e duhur teknike për realizimin me sukses të kontratës.
3. Oferta e paraqitur nga Bashkimi i Operatoreve ekonomik “Mela.” shpk & “Alb Shpresa” shpk
a) Bashkimi i Operatorëve ekonomik “Alb-Shpresa” shpk &”Mela” shpk, referuar Shtojcës 10 si edhe dokumentacionit shoqërues për mjetet e paraqitura, nuk ka aftësinë e duhur teknike për realizimin me sukses të kontratës.
4. Oferta e paraqitur nga Bashkimi i Operatoreve ekonomik “Liqeni VII” sha & “Varaku E” shpk
a) Operatori ekonomik “Varaku E” shpk nuk plotëson pikën 6 të Kapacitetit Teknik të Dokumentave Standarte të Tenderit: “Operatori ekonomik ofertues duhet të ketë pjesë të stafit të punësuar, të vërtetuar me kontratë pune të vlefshme, Urdhër mjeku, diplomë, CV, librezë pune dhe të figurojnë në listëpagesa, 1 (një) mjek të përgjithshëm. Në rastin e bashkimit të operatorëve ekonomikë, secili prej operatorëve duhet të ketë pjesë të stafit të tij 1 (një) mjek të përgjithshëm” pasi për mjekun e përgjithshëm, Urdhëri i Mjekut, Nr. 27 (leje individuale për për ushtrimin e profesionit për mjekë) rezulton i pavlefshëm. (lëshuar në datë 09.04.2012 dhe leja është e vlefshme për 5 vjet dhe rinovimi bëhet 2 muaj përpara mbarimit të afatit). Komisioni i Vlerësmit të Ofertave konstaton se Operatori ekonomik “Varaku E” shpk nuk ka paraqitur dokumentin e rinovuar.
b) Nuk ploteson kriteret e percaktuara ne DST lidhur me mjetet.
5. Oferta e paraqitur nga Bashkimi i Operatoreve ekonomik “Bean” shpk & “Erges Mat” shpk
a) Operatori ekonomik “Erges-Mat” shpk nuk plotëson pikën 1 te Kapacitetit ekonomik dhe fiananciar të DST-së: “Për të vërtetuar një aktivitet pozitiv të qëndrueshëm Operatori ekonomik duhet të paraqesë Kopje të çertifikuara të bilanceve të 3 (tri) viteve të fundit ushtrimore (2015, 2016, 2017), të paraqitur në autoritetet përkatëse Dega e Tatim Taksave të konfirmuara nga ky autoritet si dhe te shoqëruara me Akt Ekspertizen e Ekspertit Kontabel te Autorizuar” pasi KVO konstaton mungesën e bilancit për vitin 2017 (është paraqitur vetëm raporti I audituesit të pavarur për vitin 2017).
b) Operatori ekonomik “Erges-Mat” shpk nuk plotëson pikën 6 te Kapacitetit teknik të DST-së: “Operatori ekonomik ofertues duhet të ketë pjesë të stafit të punësuar, të vërtetuar me kontratë pune të vlefshme, Urdhër mjeku, diplomë, CV, librezë pune dhe të figurojë në listëpagesa, 1 (një) mjek të përgjithshëm” pasi për mjekun e përgjithshëm nuk është paraqitur kontrata e punës, Diploma dhe Urdhër mjeku.
c) Bashkimi i Operatorëve ekonomik “Bean” sh.a & “Erges-Mat” shpk, referuar Shtojcës 10 si edhe dokumentacionit shoqërues për mjetet e paraqitura, nuk ka aftësinë e duhur teknike për realizimin me sukses të kontratës.
6. Oferta e paraqitur nga Operatori ekonomik “Curri” shpk
a) Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, pasi verifikoi dokumentacionin shoqërues për stafin teknik, konstatoi se shoqëria “Curri” shpk nuk ka paraqitur asnjë dokumentacion që të provojë se ka të punësuar 1 (një) Inxhinier Ndërtimi (Profili transport), çka bie në kundërshtim me DST, Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 5.
b) Operatori ekonomik “Curri” shpk, referuar Shtojcës 10 si edhe dokumentacionit shoqërues për mjetet e paraqitura, nuk ka aftësinë e duhur teknike për realizimin me sukses të kontratës.
7. Oferta e paraqitur nga Operatori ekonomik “Arifaj” shpk
a)Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, pasi verifikoi dokumentacionin shoqërues për stafin teknik, konstatoi se Inxhinieri i Mjedisit nuk është i pajisur me Çertifikatë për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, çka bie në kundërshtim me DST, Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 5. |