Open Procurement Albania

Rikonstruksion i infrastrukturës rrugore Blloku që kufizohet nga rruga Demi Nazeri Princ Vidi Gjok Doci

A Red Flag is a fact, event, or set of circumstances, or other information that may indicate a potential legal compliance concern for illegal or unethical business conduct, particularly with regard to corrupt practices and non-compliance with anti-corruption laws.

  • Disqualification of all competitive operators except the winner/ Disqualification of the lowest value bid
  • Disqualification of all competitive operators except the winner/ Disqualification of the lowest value bid

Procuring Authority / Buyer Local Unit Tiranë
Procuring Authority / Buyer Bashkia Tirane
Tender object Rikonstruksion i infrastrukturës rrugore Blloku që kufizohet nga rruga Demi Nazeri Princ Vidi Gjok Doci.
Burimi i financimit: vënë në dispozicion nga buxheti i Bashkisë së Tiranës për vitin 2019, miratuar me VKB Nr. 159, datë 21.12.2018 “Për miratimin e programit buxhetor afatmesëm 2019 – 2021 dhe detajimin e buxhetit të Bashkisë së Tiranës për vitin 2019”.
Reference No. REF-05754-01-30-2019
Estimated / Ceiling Value ALL without VAT 166 074 378,00
Type of Contract
Procurement Method Open Procedure
Stage Procedure Announced the Winner
Tender Publication Date 31-01-2019
Last date of Submitted Documents 04-03-2019
Tender Held Date 04-03-2019
No. of Bidders 10
Bidders Liqeni VII SHA & A.L-Asfalt SHPK
Bajrami N. SHPK & Meteo SHPK
Agi Kons SHPK & BE-IS SHPK
Kacdedja SHPK & Senka SHPK
Mela. shpk & Alb-Shpresa SHPK & Egland SHPK
Kola Invest SHPK & Euroteorema Peqin SHPK
Sireta 2F SHPK & Varaku-E SHPK
Pepa Group SHPK & Junik SHPK
Gjikuria SHPK
G.P.G Company SHPK
Successful Bidder /Supplier / Provider
  • MELA - ALB SHPRESA & - EGLAND SHPK
  • The winning bid ALL without vat 140 000 000,00
    Bidder Announcement date 25-04-2019
    Award and Contract Amount ALL with VAT
    Contract date
    Planned Milestones of Contract / Start and End Date 13 muaj
    Renewal Contract Additional Value (ALL with VAT)
    Appeals Ka pasur ankesa.
    Është paraqitur një ankesë nga Bashkimi i Operatorëve ekonomikë “Sireta 2F” shpk & “Varaku E” shpk të cilës ju kthye përgjigje nga KSHA nëpërmjet shkresës Nr. 14107/2, datë 04.04.2019, ndërsa gjatë pritjes së afatit për ankesa pra Komisionit të Prokurimit Publik nuk u paraqit asnjë ankesë.

    Janë skualifikuar Operatorët ekonomik të mëposhtëm:

    1. Oferta e paraqitur nga Bashkimi i Operatorëve ekonomik “Liqeni VII” sha & “A.L-Asfalt” shpk :
    • Shoqëria “A.L-Asfalt” shpk nuk ka paraqitur List pagesën e muajit dhjetor 2018, sic është përcaktuar në Dokumentat Standarte të Tenderit, Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 4, germa “b” .
    • Shoqëria “A.L-Asfalt” shpk nuk ka paraqitur numrin e punonjësve për muajin Janar 2019, sic është përcaktuar në Dokumentat Standarte të Tenderit, Kriteret e Veçanta të Kualifikimit.
    • Operatori ekonomik “A.L-Asfalt” shpk nuk plotëson pikën 6 të Dokumentave Standarte të Tenderit, tek Kritereve të Vecanta të Kualifikimit , Kapaciteti Teknik “Operatori ekonomik ofertues duhet të ketë pjesë të stafit të punësuar, të vërtetuar me kontratë pune të vlefshme, Urdhër mjeku, diplomë, librezë pune dhe të figurojnë në listëpagesa, 1(një) mjek të përgjithshëm”. (Në rastin e bashkimit të Operatorëve ekonomikë, secili prej Operatorëve duhet të ketë pjesë të stafit të tij 1 (një) mjek të përgjithshëm). Operatori ekonomik “A.L-Asfalt” shpk ka paraqitur kontratë bashkëpunimi me subjektin “S.SH.P STUDIO” mbi sigurimin e funksionimin e shërbimit mbi çeshtjet shendetësore në punë dhe në ndërrmarrje, cka bie në kundershtim me Dokumentat Standarte të Tenderit me pikën 6, pasi nuk janë pjesë e stafit të shoqërisë dhe nuk figurojnë në listpagesa.
    • Bashkimi i Operatorëve ekonomik “Liqeni VII” sha & “A.L-Asfalt” shpk, referuar Shtojcës 10 nuk ka aftësinë e duhur teknike për realizimin me sukses të kontratës.

    2. Oferta e paraqitur nga Bashkimi i Operatorëve ekonomik “Bajrami N.” shpk & “Meteo” shpk:
    • Deklarata mbi Disponueshmërinë e mjeteve sipas Shtojcës 10, nga Bashkimi i Operatorëve Ekonomik, e konkretisht nga Shoqëria “Meteo” shpk, nuk është paraqitur sipas formatit të kërkuar, pasi brenda një deklarate janë të dhenat e dy subjekteve të ndryshme, çka bie në kundërshtim me DST, Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, pika 1, gërma “d”.
    • Pas verifikimit të dokumentacionit shoqërues për mjetin “Eskavator me goma”, të deklaruara në Shtojcen 10, u konstatua se është paraqitur vetëm me Deklarata Doganore dhe jo dokumentacioni i plotë tekniko-ligjor, çka bie në kundërshtim me DST, Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 17, germa a).
    • Bashkimi i Operatorëve ekonomik “Bajrami N.” shpk & “Meteo” shpk, referuar Shtojcës 10 nuk ka aftësinë e duhur teknike për realizimin me sukses të kontratës.

    3. Oferta e paraqitur nga Bashkimi i Operatorëve ekonomik “Agi Kons” shpk & “BE-IS” shpk :
    • Shoqëria “BE-IS” shpk nuk plotëson pikën 4 të Kapacitetit Teknik të Dokumentave Standarte të tenderit: “Një punësim mesatar i të paktën 100 (njëqind) personave, për periudhën Janar 2018 - Janar 2019 të vërtetuar me …”.
    • Bashkimi i Operatorëve ekonomik “Agi Kons” shpk & “BE-IS” shpk, referuar Shtojcës 10 nuk ka aftësinë e duhur teknike për realizimin me sukses të kontratës.
    4. Oferta e paraqitur nga Bashkimi i Operatorëve ekonomik “Kacdedja” shpk & “Senka” shpk :
    • Pas verifikimeve të dokumentacionit të paraqitur për stafit teknik, u konstatua se Inxhinieri i Ndërtimit i deklaruar nga shoqëria “Kacdedja” shpk nuk është i profilit transport, çka bie në kundërshtim me Dokumentat Standarte të Tenderit, Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 5.
    • Pas verifikimeve të dokumentacionit të paraqitur për stafit teknik, u konstatua se Inxhinieri i Ndërtimit i deklaruar nga shoqëria “Senka” shpk nuk është i profilit transport, çka bie në kundërshtim me Dokumentat Standarte të Tenderit, Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 5.
    • Bashkimi i Operatorëve ekonomik “Kacdedja” shpk dhe “Senka” shpk nuk janë të pajisur me liçencën profesionale nga Qendra Kombëtare e Liçensimit (QKL) Kodi III.2.B, çka bie në kundërshtim me me DST, Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 16.
    • Për mjetin Autobitumatriçe përkatësisht me targa AA 479 EU nuk është paraqitur Çertifikata për transport mallrash të rrezikshëm, çka bie në kundërshtim me DST, Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 17, gërma “b”.
    • Bashkimi i Operatorëve ekonomik nuk plotëson Dokumentat Standarte të Tenderit, Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 17, ku ndër të tjera përcaktohet se: “Operatori ekonomik duhet të disponojë 4 (katër) kamion me kapacitet mbajtës 10 – 15 ton”.
    • Bashkimi i Operatorëve ekonomik “Kacdedja” shpk & “Senka” shpk, referuar Shtojcës 10 nuk ka aftësinë e duhur teknike për realizimin me sukses të kontratës.

    5. Oferta e paraqitur nga Bashkimi i Operatorëve ekonomik “Kola Invest” shpk & “Euroteorema Peqin” shpk :
    • Referuar Shtojcës 10, Bashkimi i Operatorëve ekonomik ka deklaruar se disponon 2 (dy) kamionçina përkatësisht me targa TR 9575 S dhe AA 781 CG. Pas verifikimeve të dokumentacionit të paraqitur për disponomin e mjeteve të sipërcituara, rezulton se kamionçinat e sipërcituara kanë kapacitet mbajtës 3.4 Ton secila, çka bie në kundërshtim me DST, Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 17, ku ndër të tjera përcaktohet se: “Operatori ekonomik duhet të disponojë 2 (dy) Kamionçina me kapacitet mbajtës 3.5 – 5 Ton”.
    • Bashkimi i Operatorëve ekonomik “Kola Invest” shpk & “Euroteorema Peqin” shpk, referuar Shtojcës 10 nuk ka aftësinë e duhur teknike për realizimin me sukses të kontratës.

    6. Oferta e paraqitur nga Bashkimi i Operatorëve ekonomik “Sireta 2F” shpk & “Varaku-E” shpk:
    • Pas verifikimeve të dokumnetacionit të paraqitur për vërtetimin e përvojës së suksesshme rezulton se asnjë nga anëtarët e Bashkimit nuk përmbush punët e ngjashme pika “a” dhe pika “b”, çka bie në kundërshtim me DST, Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 1.
    • Bashkimi i Operatorëve ekonomik “Sireta 2F” shpk & “Varaku-E” shpk ka deklaruar se kanë në bashkëpunim 5 punonjës murator. Pas verifikimeve të dokumentacionit të paraqitur për punonjësit e sipërcituar, rezulton se për muratorët me iniciale N.N; A.SH dhe K.D nuk janë paraqitur dëshmitë e kualifikimit të sigurimit teknik, çka bie në kundërshtim me DST, Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 7.
    • Bashkimi i Operatorëve ekonomik ka paraqitur Deklaratën 10 për objektin: “Rikonstruksion rruga (Babrru Qendër + Shpat) kufizuar nga rrugët Sali Murati fillimi + Spiro Kote + Pjetër Budi + Lidhëse Prengaj + Sulejman Vokshi + Vazhdimi i Zef Serembe”, çka bie në kundërshtim me kushtin e përcaktuar në DST: “Të gjithë dokumentat duhet të jenë origjinalë ose kopje të noterizuara të tyre. Rastet e mos-dorëzimit të një dokumenti, ose të dokumentave të rreme, e të pasakta, konsiderohen si kushte për skualifikim”.
    • Bashkimi i Operatorëve ekonomik “Sireta 2F” shpk & “Varaku-E” shpk, referuar Shtojcës 10 si edhe dokumentacionit shoqërues për mjetet e paraqitura, nuk ka aftësinë e duhur teknike për realizimin me sukses të kontratës.

    7. Oferta e paraqitur nga Bashkimi i Operatorëve ekonomik “Pepa Group” shpk & “Junik” shpk :
    • Shoqëria “Junik” shpk nuk plotëson pikën 1 të Kapacitetit Ekonomik dhe Financiar të Dokumentave Standarte të Tenderit: “Për të vërtetuar një aktivitet pozitiv të qëndrueshëm Operatori ekonomik duhet të paraqesë Kopje të çertifikuara të bilanceve të 3 (tri) viteve të fundit ushtrimore (2015, 2016, 2017), të paraqitur në autoritetet përkatëse Dega e Tatim Taksave të konfirmuara nga ky autoritet si dhe te shoqëruara me Akt Ekspertizen e Ekspertit Kontabel te Autorizuar” pasi pasqyrat financiare/bilancet për vitet 2015, 2016, 2017 rezultojnë të pakonfirmuara nga Dega e Tatim Taksave.
    • Shoqëria “Junik” shpk nuk plotëson pikën 17 të Kapacitetit Teknik të Dokumentave Standarte të Tenderit: “Përvojë e suksesshme në realizimin e të paktën……… Punë të ngjashme për një objekt të vetëm………” pasi për përmbushjen e kësaj kërkese është paraqitur kontrata me objekt: “Ndërtim dhe Rikonstruksion i Repartit Renea (Loti I-rë Sistemimet e jashtme), pra një objekt jo i ngjashëm me objektin e prokurimit (rikonstruksion i infrastrukturës rrugore).
    • Bashkimi i operatorëve ekonomikë “Pepa Group” shpk & “Junik” shpk nuk plotëson gërmën “b” të pikës 17 të Kapacitetit Teknik të Dokumentave Standarte të Tenderit: “Mjetet e transportit për mallrat të klasifikuara sipas legjislacionit në fuqi të rrezikshme, duhet të paraqesin çertifikatë për transport mallrash të rrezikshëm lëshuar nga institucionet perkatese (e vlefshme)” pasi mjeti Autobitumatrice me targë AA 032 UB i deklaruar nga operatori ekonomik “Pepa Group” shpk rezulton pa Çertifikatë për Transport Mallrash të Rrezikshme.
    • Bashkimi i Operatorëve ekonomik “Pepa Group” shpk & “Junik” shpk nuk plotëson pikën 17 të Kapacitetit Teknik të Dokumentave Standarte të Tenderit: “Dëshmi për mjetet e pajisjet teknike, që ka në dispozicion apo mund ti vihen në dispozicion operatorit ekonomik, që nevojiten për ekzekutim in e kontratë (Shtojca 10)/ Autobot uji/1 copë” pasi mjeti Autobot Uji me targë AA 635 NE i deklaruar në Shtojcën 10 nga operatori ekonomik “Pepa Group” shpk rezulton mjet i montuar, kamion i certifikuar për transport mallrash për llogari të vet.
    • Bashkimi i Operatorëve ekonomik “Pepa Group” shpk & “Junik” shpk, referuar Shtojcës 10 nuk ka aftësinë e duhur teknike për realizimin me sukses të kontratës.

    8. Oferta e paraqitur nga Operatori ekonomik “Gjikuria” shpk :
    • Në Vërtetimin e lëshuar nga Administrata Tatimore, Operatori ekonomik “Gjikuria” shpk nuk ka të specifikuar numrin e punonjësve për muajin Janar 2019, çka bie në kundërshtim me DST, Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 4, gërma “a”.
    • Pas verifikimeve të dokumentacionit të paraqitur për stafin teknik, u konstatua se Shoqëria “Gjikuria” shpk nuk ka paraqitur asnjë dokumentacion për Inxhinierin Hidroteknik, çka bie në kundërshtim me DST, Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 5.
    • Shoqëria “Gjikuria” shpk nuk ka paraqitur Çertifikatë për transport mallrash të rrezikshëm për mjetin e deklaruar Autobitumatriçe, çka bie në kundërshtim me DST, Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 17, gërma “b”.
    • Operatori ekonomik “Gjikuria” shpk, referuar Shtojcës 10 si edhe dokumentacionit shoqërues për mjetet e paraqitura, nuk ka aftësinë e duhur teknike për realizimin me sukses të kontratës.

    9. Oferta e paraqitur nga Operatori ekonomik “G.P.G Company” shpk :
    • Operatori ekonomik “G.P.G Company” shpk ka deklaruar si Drejtues Teknik Z. G.D, i cili pas verifikimeve rezulton se është i angazhuar si drejtues teknik në objektin: “Rehabilitimi i aksit mbikalim Kombinat”, për të cilin Operatori ekonomik “G.P.G Company” shpk ka lidhur kontratën e sipërmarrjes me Nr. 1189/3 Prot. datë 13.03.2018 me Bashkinë Tiranë, punime të cilat ende vazhdojnë. Për sa më lart Operatori ekonomik nuk plotëson Dokumentat Standarte të Tenderit, Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 3.
    • Pas verifikimeve të dokumentacionit të paraqitur për stafin teknik, u konstatua se Inxhinieri i Mjedisit i deklaruar nga Shoqëria “G.P.G Company” shpk nuk është i pajisur me Çertifikatë për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, çka bie në kundërshtim me DST, Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 5.
    • Operatori ekonomik “G.P.G Company” shpk nuk është i pajisur me liçencë profesionale nga Qendra Kombëtare e Liçensimit (QKL) Kodi III.2.B, çka bie në kundërshtim me me DST, Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 16.
    • Operatori ekonomik “G.P.G Company” shpk, referuar Shtojcës 10 si edhe dokumentacionit shoqërues për mjetet e paraqitura, nuk ka aftësinë e duhur teknike për realizimin me sukses të kontratës.
    Cancellation reason
    Additions
    Transaction / Actual Spending
  • Monitor treasury transaction for MELA viti 2012-2013
    Monitor treasury transaction for MELA viti 2014
    Monitor treasury transaction for MELA viti 2015-2018
    Monitor treasury transaction for MELA viti 2019-2020

    Monitor treasury transaction for ALB SHPRESA & viti 2012-2013
    Monitor treasury transaction for ALB SHPRESA & viti 2014
    Monitor treasury transaction for ALB SHPRESA & viti 2015-2018
    Monitor treasury transaction for ALB SHPRESA & viti 2019-2020

    Monitor treasury transaction for EGLAND SHPK viti 2012-2013
    Monitor treasury transaction for EGLAND SHPK viti 2014
    Monitor treasury transaction for EGLAND SHPK viti 2015-2018
    Monitor treasury transaction for EGLAND SHPK viti 2019-2020
  • Public Announcement Bulletin
    Announcement of Procurement
    Standard Tender Documents
    Technical Specification
    Constructive Report
    Preventiv
    Bidder Announcement
    Signing of the Contract

    Privacy Policy

    Except when otherwise defined, all data & information offered in Open Procurement Albania is available under the licenses: This material is Open Data