Appeals |
Nuk ka pasur ankesa. Janë skualifikuar Operatorët ekonomik të mëposhtëm:
1. Oferta e paraqitur nga Operatori ekonomik “Neal-86” shpk:
• Referuar Shtojcës 9, Operatori ekonomik “Neal-86” shpk ka deklaruar se disponon 1 (një) Kamionçinë me targa AA 530 GK për të cilën nuk ka paraqitur dokumentacion por ka paraqitur dokumentacion për kamioncinën me targë SR 6326 B të cilën nuk e ka deklaruar në Shtojcën 9, çka bie në kundërshtim me DST, Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 18 ku ndër të tjera përcaktohet se: “Operatori ekonomik pjesmarrës duhet të disponojë 1 (nje) Kamionçine me kapacitet mbajtës 3.5-5 Ton”.
• Operatori ekonomik “Neal-86” shpk nuk plotëson pikën 13, gërma “b” të Kapacitetit Teknik të Dokumentave Standarte të Tenderit: “Dëshmi për mjetet e pajisjet teknike, që ka në dispozicion apo mund ti vihen në dispozicion operatorit ekonomik, që nevojiten për ekzekutim in e kontratë (Shtojca 9)”, pasi për mjetin Autobitumatrice nuk është paraqitur Çertifikatë për Transport Mallrash të Rrezikshme.
• Operatori ekonomik “Neal-86” shpk nuk plotëson pikën 13, gërma “a” të Kapacitetit Teknik të Dokumentave Standarte të Tenderit: “Dëshmi për mjetet e pajisjet teknike, që ka në dispozicion apo mund ti vihen në dispozicion operatorit ekonomik, që nevojiten për ekzekutimin e kontratë (Shtojca 9)” pasi për mjetin Eskavator me goma është paraqitur vetëm fatura doganore dhe jo dokumentacioni i plotë tekniko-ligjor.
2. Oferta e paraqitur nga Operatori ekonomik “Sark” shpk :
• Operatori ekonomik “Sark” shpk nuk plotëson pikën 3 të Kapacitetit Ekonomik dhe Financiar të Dokumentave Standarte të Tenderit: “Vërtetim për shlyerjen e taksave vendore të parashikuara nga Pushteti Vendor për vitin 2018” pasi referuar QKB rezulton si vend i dytë i ushtrimit të aktivitetit Tirana, për të cilën nuk është paraqitur vërtetim për shlyerjen e taksave vendore.
• Operatori ekonomik “Sark” shpk nuk plotëson pikën 13 të Kapacitetit Teknik të Dokumentave Standarte të Tenderit: “Dëshmi për mjetet e pajisjet teknike, që ka në dispozicion apo mund ti vihen në dispozicion operatorit ekonomik, që nevojiten për ekzekutim in e kontratë (Shtojca 9)/ Kamion me kapacitet mbajtës 15 - 20 ton” pasi Kamioni me targë AA 283 JU I deklaruar në Shtojcën 9 si kamion me kapacitet 15-20 ton nga verifikimi i dokumentacionit rezulton me kapacitet mbajtës 24,7 ton, pra mbi kapacitetin e kërkuar.
• Operatori ekonomik “Sark” shpk nuk plotëson pikën 13 të Kapacitetit Teknik të Dokumentave Standarte të Tenderit: “Dëshmi për mjetet e pajisjet teknike, që ka në dispozicion apo mund ti vihen në dispozicion operatorit ekonomik, që nevojiten për ekzekutim in e kontratë (Shtojca 9)/ Kamion me kapacitet mbajtës 7 - 10 ton/2 cope” pasi Kamioni me targë AA 460 DN me kapacitet mbajtës 26 ton, mbi kapacitetin e kërkur dhe kamioni me targë AA 455 GJ me kapacitet 2,28 ton, pra nën kapacitetin e kërkuar.
• Operatori ekonomik “Sark” shpk nuk plotëson pikën 13 të Kapacitetit Teknik të Dokumentave Standarte të Tenderit: “Dëshmi për mjetet e pajisjet teknike, që ka në dispozicion apo mund ti vihen në dispozicion operatorit ekonomik, që nevojiten për ekzekutim in e kontratë (Shtojca 9)/ Kamionçinë me kapacitet mbajtës 3.5 - 5 ton” pasi Kamioncina me targë FR 3215 D me kapacitet mbajtës 0,9 ton, pra nën kapacitetin e kërkuar.
• Operatori ekonomik “Sark” shpk nuk plotëson pikën 13, gërma “a” të Kapacitetit Teknik të Dokumentave Standarte të Tenderit: “Dëshmi për mjetet e pajisjet teknike, që ka në dispozicion apo mund ti vihen në dispozicion operatorit ekonomik, që nevojiten për ekzekutimin e kontratë (Shtojca 9)” pasi për mjetin Autovinc me targë AA270FB nuk është paraqitur Akti i Pronësisë.
• Operatori ekonomik “Sark” shpk nuk plotëson pikën 13, gërma “a” të Kapacitetit Teknik të Dokumentave Standarte të Tenderit: “Dëshmi për mjetet e pajisjet teknike, që ka në dispozicion apo mund ti vihen në dispozicion operatorit ekonomik, që nevojiten për ekzekutimin e kontratë (Shtojca 9)” pasi për mjetin Eskavator me goma është paraqitur vetëm fatura doganore dhe jo dokumentacioni I plotë tekniko-ligjor.
3. Operatori ekonomik “Eurondertimi 2000” shpk:
• Pas shqyrtimit të dokumentacionit të paraqitur për punonjësit e pajisur me dëshmi kualifikimi, u konstatua se Operatori ekonomik “Eurondërtimi 2000” shpk nuk ka paraqitur asnjë dokumentacion që të vërtetojë se ka të punësuar pranë shoqërisë 2 (dy) punonjës hidraulik, çka bie në kundërshtim me DST, Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 7.
• Operatori ekonomik “Eurondërtimi 2000” shpk nuk ka deklaruar në Shtojcën 9 se disponon 1 (një) Grejder, e si rrjedhojë nuk ka paraqitur asnjë dokumentacion për të vërtetuar disponimin e këtij mjeti, çka bie në kundërshtim me DST, Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 13.
• Shoqëria “Eurondërtimi 2000” shpk ka deklaruar se disponon 2 (dy) Autobetoniere përkatësisht me targa DR 8315 E si dhe DR 0134 F. Pas verifikimeve të dokumentacionit shoqërues rezulton se për mjetet e sipërcituara nuk janë paraqitur Aktet e Pronësisë, çka bie në kundërshtim me DST, Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 13, gërma “a”.
• Referuar Shtojcës 9, Operatori ekonomik ka paraqitur dokumentacion për mjetin bitumatriçe, çka bie në kundërshtim me DST, Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 13, ku ndër të tjera përcaktohet se: “Operatori ekonomik pjesmarrës duhet të disponojë 1 (një) Autobitumatriçe”. |