Appeals |
Nuk ka pasur ankesa.
Janë skualifikuar ofertuesit e mëposhtëm:
1. “R&R GROUP” sh.p.k, :
• Nuk përmbush pikën 2.2.2 të kapacitetit ekonomik dhe financiar ku thuhet se "Kopje të deklarimit të xhiros vjetore gjatë 3 (tre) viteve të fundit ushtrimore (2016, 2017,2018) lëshuar nga autoriteti përkatës, vlera mesatare e së cilës duhet të jetë jo më e vogël se 40% e vlerës së fondit limit përkatësisht: 13.303.182 (trembëdhjetë milion e treqind e tre mijë e njëqind e tetëdhjetë e dy) lekë pa TVSH.", pasi OE nuk ka paraqitur dokument për këtë pikë.
• Nuk përmbush pikën 2.3.2 të kapacitetit teknik ku thuhet se "Operatori ekonomik duhet të paraqesë autorizim nga prodhuesi / distributori i autorizuar për mallrat e mëposhtëm. Autorizimi duhet të përmbajë të dhëna të plota të prodhuesit si: telefon, fax, e-mail, website kjo e nevojshme për Autoritetin Kontraktor në rast verifikimi nga ana e tij.a)Llampa ndriçimi, b)Drozela, Injektore , c)Automat, Kontaktor dhe Fotoelemente", pasi OE nuk ka paraqitur asnjë dokument për këtë pikë.
• Nuk përmbush pikën 2.3.6 të kapacitetit teknik ku thuhet se "Operatori ekonomik duhet të paraqesë katallog / skeda teknike për mallrat që janë objekt prokurimi ku jepen të gjitha karakteristikat teknike të tyre me qëllim që autoriteti kontraktor të verifikojë përmbushjen e specifikimeve teknike.", pasi OE nuk ka paraqitur asnjë dokument për këtë pikë.
• Nuk përmbush pikën 2.3.7 të kapacitetit teknik ku thuhet se "Operatori ekonomik duhet të dorëzojë mostrat e mallrave të pasqyruara në tabelën e mëposhtme pranë Drejtorisë së Përgjithshme nr. 2 të Punëtorëve të Qytetit në datën dhe orën e tenderit. Mosparaqitja e tyre përbën kusht për skualifikim....", pasi OE nuk u paraqit me mostra sipas kërkesës së mësipërme.
• Nuk përmbush pikën 2.3.8 të kapacitetit teknik ku thuhet se "Dëshmi për mjetet e transportit, që ka në dispozicion apo mund ti vihen në dispozicion operatorit ekonomik, që nevojiten për ekzekutimin e kontratës.....", pasi OE nuk ka paraqitur asnjë dokument për këtë pikë.
2. “ITE. Grup” sh.p.k, :
• Nuk përmbush pikën 1/d të Kritereve të veçanta të kualifikimit, ku thuhet se " 1. Kandidati/Ofertuesi duhet të dorëzojë: ...d. Vërtetimin që konfirmon shlyerjen e të gjitha detyrimeve të maturuara të energjisë elektrike të kontratave të energjisë që ka operatori ekonomik që është i regjistruar në Shqipëri.”,pasi OE ka paraqitur vërtetim debie të lëshuar nga OSHEE, më datë 12.02.2019, ku figuron i shlyer detyrimi deri në datë 31.12.2018.
3. “KLOSI-R COMPANY” sh.p.k, :
• Nuk përmbush pikën 1/d të Kritereve të veçanta të kualifikimit, ku thuhet se " 1. Kandidati/Ofertuesi duhet të dorëzojë: ...d. Vërtetimin që konfirmon shlyerjen e të gjitha detyrimeve të maturuara të energjisë elektrike të kontratave të energjisë që ka operatori ekonomik që është i regjistruar në Shqipëri.”,pasi OE ka paraqitur vërtetim debie të lëshuar nga OSHEE, më datë 15.02.2019, ku figuron i shlyer detyrimi deri në datë 31.01.2019.
• Nuk përmbush pikën 2.2.2 të kapacitetit ekonomik dhe financiar ku thuhet se "Kopje të deklarimit të xhiros vjetore gjatë 3 (tre) viteve të fundit ushtrimore (2016, 2017,2018) lëshuar nga autoriteti përkatës, vlera mesatare e së cilës duhet të jetë jo më e vogël se 40% e vlerës së fondit limit përkatësisht: 13.303.182 (trembëdhjetë milion e treqind e tre mijë e njëqind e tetëdhjetë e dy) lekë pa TVSH.", pasi OE nuk ka paraqitur dokument për këtë pikë.
• Nuk përmbush pikën 2.3.6 të kapacitetit teknik ku thuhet se "Operatori ekonomik duhet të paraqesë katallog / skeda teknike për mallrat që janë objekt prokurimi ku jepen të gjitha karakteristikat teknike të tyre me qëllim që autoriteti kontraktor të verifikojë përmbushjen e specifikimeve teknike.", pasi OE nuk ka paraqitur asnjë dokument për këtë pikë.
• Nuk përmbush pikën 2.3.7 të kapacitetit teknik ku thuhet se "Operatori ekonomik duhet të dorëzojë mostrat e mallrave të pasqyruara në tabelën e mëposhtme pranë Drejtorisë së Përgjithshme nr. 2 të Punëtorëve të Qytetit në datën dhe orën e tenderit. Mosparaqitja e tyre përbën kusht për skualifikim....", pasi OE nuk u paraqit me mostra sipas kërkesës së mësipërme.
• Nuk përmbush pikën 2.3.8 të kapacitetit teknik ku thuhet se "Dëshmi për mjetet e transportit, që ka në dispozicion apo mund ti vihen në dispozicion operatorit ekonomik, që nevojiten për ekzekutimin e kontratës.....", pasi OE nuk ka paraqitur asnjë dokument për këtë pikë. |