Appeals |
Nuk ka pasur ankesa.
Janë skualifikuar operatorët ekonomikë të mëposhtëm:
1. NIKA &Rroku GUEST : Ne formularin e ofertes ku eshte paraqitur dhe preventivi i punimeve, rezulton se mungojne 30(tridhjete) zera punimesh, e perkatesisht zerat me numer rendor nga 1(nje) deri ne 30(tridhjete) (bashkangjitur preventivi i operatoreve NIKA &Rroku GUEST.
2. INA &A.L-ASFALT :
- Operatori ekonomik ne bashkim AL-ASFALT ka paraqitur per Punë të ngjashme për një objekt të vetëm, nje kontrate te vetme, e perfunduar me date 07.10.2016, e cila ka si objekt, rikonstruksion rruge dhe jo rikonstruksion shkolle objekt e kesaj procedure.
3. Për operatoret ekonomik ne bashkim ARKONSTUDIO &ED KONSTRUKSION :
- Në DST Shtojca 12, pika 2.3 “Për kapacitetin teknik”, në gërmën l, jane kerkuar:
List pagesat sipas formulareve standarte për sigurimet, për gjashte muajt e fundit (Tetor, Nentor, Dhjetor te vitit 2018 dhe Janar, Shkurt, Mars te vitit 2019), ku numëri i punonjësve të jetë minimumi 62 persona me kohë të plotë pune, përfshirë ketu, numrin e punonjëseve të stafit sipas pikës “h”, “Stafi teknik i shoqërisë” dhe punonjesit te cilet jane pjese perberse te pikes “g”, “Liçensa profesionale e shoqerisë”.
Operatori ekonomik ne bashkim ED KONSTRUKSION ne Liçencen e tj profesionale te shoqerisë, Regjistruar ne Regjistrin themeltar qe nga data: 21.11.2018, njerin nga punonjesit e kesaj licence, e pikerisht, Drejtuesin Teknik: BLEDAR BREGU, nuk e ka perfshire ne List pagesat sipas formulareve standarte për sigurimet. Theksojme se operatori ekonomik ose punedhenesi ED KONSTRUKSION ka lidhur dhe nje “Kontrate Punesimi”, me daten 26.09.2018, pa afat, me punemarresin BLEDAR BREGU ne profesionin Inxhinier Hidroteknik, per te cilin nuk ka respektuar kushtet e kesaj kontrate ne lidhje kontributin e sigurimeve shoqerore dhe shendetsore. Punedhenesi kishte detyrimin qe ne baze te Ligjit “Per sigurimet shoqerore ne Republiken e Shqiperise” detyrohet te derdhe kontributin e sigurimeve shoqerore dhe shendetsore per cdo punemarres.
4. K A C D E D J A &ALTEC :
Operatori ekonomik ne bashkim ALTEC punonjesit te cilet jane pjese perberse te pikes “g”, “Liçensa profesionale e shoqerisë” e konkretisht drejtuesit teknik: Inxhinier Ndertimi Nevila Lalazi, Inxhinier Elektrik R. B., Inxhinier M. D. C. dhe inxhinier I. D., nuk jane me kohë të plotë pune.
4. K.M.K & Caushi M & SINDER AB & 2N & ALBKONSTRUKSION & SARDO :
Operatoret ekonomik ne bashkim K.M.K & Caushi M & SINDER AB & 2N & ALBKONSTRUKSION & SARDO, nepermjet operatorit ne bashkim K.M.K, kane bere marreveshje bashkepunimi me distributor te prodhueseve te ketyre produkteve, por nuk kane paraqitur dokumenta teknike (prospekte teknike, katalog etj.), te cilat do te pasqyronin specifikimet teknike që kërkohen në dokumentat e tenderit.
KVO vendos qe bashkimi i operatoreve ekonomik K.M.K & Caushi M & SINDER AB & 2N & ALBKONSTRUKSION & SARDO te mos kualifikohet.
5. EURONDERTIMI 2000 :
Operatori ekonomik EURONDERTIMI 2000 per punonjesit e sipercituar nuk ka paraqitur dokumentacion per te vertetuar profesionin, kerkuar ne DST.
- Në DST Shtojca 12, pika 2.3 “Për kapacitetin teknik”, në gërmën l, jane kerkuar:
List pagesat sipas formulareve standarte për sigurimet, për gjashte muajt e fundit (Tetor, Nentor, Dhjetor te vitit 2018 dhe Janar, Shkurt, Mars te vitit 2019), ku numëri i punonjësve të jetë minimumi 62 persona me kohë të plotë pune,
Operatori ekonomik EURONDERTIMI 2000, mesatarisht per gjashte muajt e fundit e ploteson numrin 62 te punonjesve, por nuk jane me kohë të plotë pune.
6. S I R E T A 2F :
Operatori ekonomik S I R E T A 2F per produktet: Dritare d/alumini plastike me dopio xham dhe Vetrate d/alumini plastike me dopio xham, ka paraqitur nje “KONTRATE FURNIZIMI”, e lidhur midis tij dhe prodhuesit “USLUGA” sh.p.k me adrese Tirane, ku ky i fundit merr persiper te furnizoje me produktet e sipercituara operatorin SIRETA 2F, por certifikata ISO 9001:2008 e prodhuesit “USLUGA” sh.p.k eshte e pa vlefshme, pasi vlefshmeria e saj ka perfunduar qe me daten 14.11.2018.
Për produktet: Tre Kaldaja çeliku dhe Pompe binjake, operatori ekonomik S I R E T A 2F ka bere marreveshje bashkepunimi me distributor te prodhueseve te ketyre produkteve, por dokumentat teknike (prospekte teknike, katalog etj.) i ka të pa përkthyera dhe te pa noterizuara në ato pjesë që pasqyrojnë specifikimet teknike që kërkohen në dokumentat e tenderit, kriter i kerkuar po ne shtojcen 12 te dokumentave te tenderit, ku thuhet: “Nëse gjuha e përdorur në procedurë është gjuha shqipe, atëherë dokumentat në gjuhë të huaj duhet të shoqërohen me një përkthim të noterizuar në gjuhën shqipe”.
7. RAFIN COMPANY & “B-93” & TOTILA :
Nuk plotëson kriteret e vendosura ne DST.
8. LEON KONSTRUKSION :
Oferta ekonomike e operatorit LEON KONSTRUKSION, ka gabime aritmetike tek shumatoret qe e kalon vleren & 2% te vleres se ofertes dhe vlera 61’526’861 lekë e ofruar, pas korrigjimit shkon ne vleren 64’836’408 lekë.
9. ELDA-VL Nuk ka paraqitur oferte.
10. AIR KOMPONENT : Nuk ka paraqitur oferte. |