Appeals |
Ka pasur ankesa.
Është paraqitur ankesë nga BOE “Biba-X” sh.p.k & “Pe-Vla-Ku” sh.p.k. me formularin e ankesës datë 22.07.2019 me prot.tonë nr. 6921 datë 23.07.2019.
Ka marrë përgjigje: në datë 24.07.2019 me shkresën e Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave nr. 6921/2 prot, i cili vendosi lënien në fuqi të Vendimit të KVO-së , me Vendim te Komisionit te Prokurimit Publik nr. 622/2019 datë 25.09.2019 me prot.tonë nr.15020 datë 27.09.2019 i cili vendosi: Të mos pranojë ankesën e paraqitur nga BOE “Biba-X” sh.p.k & “Pe-Vla-Ku” sh.p.k.
Janë skualifikuar operatorët ekonomikë të mëposhtëm:
1. BIBA- X - PE-VLA-KU :
- Në DST Shtojca 12 , pika 2.3 “Për kapacitetin teknik”, në germen k janë kërkuar;
List pagesat sipas formularëve standart për sigurimet, për gjashtë muajt e fundit (Dhjetor të vitit 2018 dhe Janar, Shkurt, Mars, Prill, Maj të vitit 2019, ndersa subjektet e biznesit te vogel sipas legjislacionit ne fuqi), ku numri i punonjësve të jetë minimumi 39 persona me kohë të plotë pune, këtu përfshihet: “Stafi teknik i shoqërisë” sipas pikës “h” dhe “Licencat profesionale të shoqerisë” sipas pikës “g”.....
Per operatorin PE-VLA-KU rezulton se, Në Licencen e tij profesionale NZ.5147/13, Regjistruar në Regjistrin themeltar qe nga data: 14.01.2019, drejtuesi teknik: Gezim Bisha nuk eshte i perfshire ne liste pagesa për sigurimet, për gjashtë muajt e fundit me kohë të plotë pune, por me 6 dite pune, drejtuesja teknike Adelina Dukaj nuk eshte e perfshire ne liste pagesa për sigurimet, për tre muajt e fundit me kohë të plotë pune, por me 11 dite pune, ndersa drejtuesja teknike Alma Velaj nuk eshte e perfshire ne liste pagesa, muajin e fundit para hapjes se ofertave (Maj të vitit 2019).
KVO vendos qe bashkimi i operatoreve ekonomike BIBA- X - PE-VLA-KU të mos kualifikohet.
2. K-AAV :
Operatorit ekonomik K-AAV i mungon pika NP-12 A e licences, kerkuar ne DST Shtojca 12 , pika 2.3 “Për kapacitetin teknik”, në germen g. Gjithashtu në licencen e shoqerisë K-AAV, Regjistruar ne Regjistrin themeltar qe nga data 19.02.2018, drejtuesit teknik: Gani Sina, Sotiraq Selenica dhe Pavllo Shkarpa, ne Listepagesat e Kontributeve per Sigurimet, rezultojne të jenë jo me kohë te plotë pune, por vetem me një dite pune në muaj, ne DST Shtojca 12 , pika 2.3 “Për kapacitetin teknik”, në germen k është kerkuar qe këta punonjes, ne listepagesa të jenë me kohë të plotë pune.
Operatori ekonomik K-AAV nuk e ploteson numrin 39 persona. Ne listepagesa pervec znj.Xhemile Korra qe është deklaruar me kohe te plote pune, te gjithe punonjesit e tjere, te deklaruar ne keto liste pagesa, rezultojnë të jene jo me kohë te plotë pune, por vetëm me nje ditë pune në muaj.
- Operatorit ekonomik K-AAV i mungojnë Çertifikatat: ISO 14001:2015 dhe OHSAS 18001, kërkuar ne DST Shtojca 12 , pika 2.3 “Për kapacitetin teknik”, ne germën j.
KVO vendos qe ofertuesi K-AAV te mos kualifikohet.
3. Shëndelli :
Në DST Shtojca 12 , pika 2.3 ne germen h eshte kerkuar:
Stafi teknik i shoqërisë të ketë në përbërje:
Ndër të tjerë dhe;
asfaltoshtrues 2 punonjes
Për stafin e sipërcituar të paraqitet dokumentacion që vërteton profesionin si: diplomat e inxhinierëve, licencën e mjekut, dëshmi profesionale të punonjësve teknik, ose ekuivalenti i tij/saj,
Operatori ekonomik Shëndelli per 2 (dy) asfaltoshtrues nuk ka paraqitur dëshmi profesionale, nese i referohemi liste pagesave, tek kodi i profesionit, numri i kerkuar plotesohet nese merret për baze, punonjës që rezultojnë me profesion, drejtues të mjeteve te renda.
- Në DST Shtojca 12 , pika 2.3 “Për kapacitetin teknik”, ne germen l jane kerkuar;
List pagesat sipas formularëve standart për sigurimet, për gjashtë muajt e fundit (Dhjetor të vitit 2018 dhe Janar, Shkurt, Mars, Prill, Maj të vitit 2019),.....
Operatorit ekonomik Shëndelli i mungojne List pagesat e muajit Maj të vitit 2019.
4. LEON KONSTRUKSION :
Nga kontrolli i preventivave te ofertave te kualifikuara per gabime aritmetike rezultoi se:
Operatori ekonomik LEON KONSTRUKSION, ne shtojcen 1, formulari i ofertes ka deklaruar vleren 18’807’068 leke dhe nga kontrolli i preventivit rezultoi vlera 19’371’280 lekë.
-Bazuar ne V.K.M nr.914, datë 29.12.2014, ne DST pika 3.2, “Korrigjimi i gabimeve dhe pjesët e hequra” thuhet: Ofertat me gabime aritmetike refuzohen, kur shumat absolute të të gjitha korrigjimeve janë më shumë se ± 2% e vlerës së ofertës ekonomike të ofruar. |