Procuring Authority / Buyer |
Local Unit Gramsh |
Procuring Authority / Buyer |
Bashkia Gramsh |
Tender object |
Rikonstruksion i rrugës automobilistike Skënderbegas, Loti II |
Reference No. |
REF-86644-02-10-2021 |
Estimated / Ceiling Value ALL without VAT |
81 666 555,00 |
Type of Contract |
|
Procurement Method |
Open Procedure |
Stage Procedure |
Signed the Contract |
Tender Publication Date |
11-02-2021 |
Last date of Submitted Documents |
15-03-2021 |
Tender Held Date |
15-03-2021 |
No. of Bidders |
6 |
Bidders |
“Bajrami N” sh.pk & “Gele Zani” sh.p.k |
Successful Bidder /Supplier / Provider |
“Bajrami N” sh.pk - “Gele Zani” sh.p.k |
The winning bid ALL without vat |
79 994 441,00 |
Bidder Announcement date |
|
Award and Contract Amount ALL with VAT |
95993329 |
Contract date |
04-06-2021 |
Planned Milestones of Contract / Start and End Date |
4 muaj |
Renewal Contract Additional Value (ALL with VAT) |
|
Appeals |
Ka pasur ankesa. Më datë 07.04.2021 regjistrohet pranë bashkisë Gramsh me nr.1314 prot ankesa e Operatorit Ekonomik “ Meteo” sh.p.k, si përfaqësues me prokurë i BOE “Meteo” sh.p.k & “Shëndelli” sh.p.k & “Jubica” sh.p.k, lidhur me vlerësimin e ofertës së tij , dhe me shkresën nr.1314/3 datë 16.04.2021 , Komisioni i Shqyrtimit të Ankesës vendosi të përfundojë procedimin administrativ lidhur me ankesën pasi ankimuesi është tërhequr nga ankesa e tij. Më datë 08.04.2021 regjistrohet pranë bashkisë Gramsh me nr.1340 prot ankesa e Operatorit Ekonomik “ Inerti” sh.p.k si përfaqësues me prokurë i BOE ”Inerti” sh.p.k & ” Fled” sh.p.k & ”Klajger Konstruksion” sh.p.k, lidhur me vlerësimin e ofertës së tij , dhe me shkresën nr.1340/2 datë 16.04.2021 , Komisioni i Shqyrtimit të Ankesës vendosi të mos pranojë ankesën e paraqitur nga ana e operatorit ekonomik“Inerti“sh.p.k, si përfaqësues me prokurë i BOE “Inerti” sh.p.k & ” Fled” sh.p.k & ”Klajger Konstruksion” sh.p.k. Më datë 22.04.2021 me nr.1539 prot, regjistrohet pranë bashkisë Gramsh vendimi nr.612 prot datë 19.04.2021 ,i Komisionit të Prokurimit Publik i cili urdhëron pezullimin e procedurës së prokurimit , për shkak të ankesës së paraqitur pranë këtij komisioni nga ana Operatorit Ekonomik “ Inerti” sh.p.k si përfaqësues me prokurë i BOE ”Inerti” sh.p.k & ” Fled” sh.p.k & ”Klajger Konstruksion” sh.p.k, kundër vendimit të Autoritetit Kontraktor. Me vendimin nr.232 datë 21.05.2021 të Komisionit të Prokurimit Publik , regjistruar në bashkinë Gramsh me nr.1936 datë 28.05.2021 , është vendosur mospranimi i ankesës së Operatorit Ekonomik “ Inerti” sh.p.k si përfaqësues me prokurë i BOE ”Inerti” sh.p.k & ” Fled” sh.p.k & ”Klajger Konstruksion” sh.p.k, si dhe të lejohet Autoriteti Kontraktor të vijojë me hapat e mëtejshëm të procedurës së prokurimit. Janë Skualifikuar operatorët ekonomik:
1. “Meteo”sh.p.k& “Shëndelli”sh.p.k& “Jubica” sh.p.k, për këto arsye:
- anëtari “Jubica shpk nuk ka dorëzuar asnjë dokumentacion lidhur me mjetet dhe pajisjet teknike të parashikuara në pikën 15 të Kritereve të vecanta të kualifikimit, që mund të këtë në dispozicion për të përmbushur kontratën , në përputhje më përqindjen e pjesëmarrjes në punë të përcaktuar në akt marrëveshje, si dhe tek shtojca”Mbi disponimin e makinerive “, nuk deklaron asnjë mjet, ndërkohë që tek deklarata përkatëse deklaron se të gjitha mjetet janë të paangazhuara dhe janë object verifikimi nga autoriteti kontraktor.
- BOE ka paraqitur kontrata qiraje jo të vlefshme pasi janë kontrata ku nuk specifikohet objekti i kontratës dhe afati i saj
2. “Elda -VL”sh.p.k, për këto arsye:
- nuk ka dorëzuar në SPE asnjë dokument lidhur me kualifikimin tekniko ligjor si dhe nuk ka dorëzuar ofertë.
3. “Inerti”sh.p.k &“Fled” sh.p.k &”Klajger Konstruksion” sh.p.k, për këto arsye:
- Anëtari “Fled” shpk, Shtojca 5 “Deklaratë mbi permbushjen e specifikimeve teknike dhe realizimin e objektit sipas grafikut te punimeve” , nuk është paraqitur dhe plotësuar sipas formatit të DST-së të miratuar nga APP.
- Anëtari “Inerti” shpk , ka plotësuar gabim “Deklaratë për paraqitje Oferte të Pavarur”,ku në pikën 6 të kësaj deklarate ka deklaruar se “Ofertuesi ka përgatitur ofertën e tij në mënyrë të pavarur, pa u konsultuar, pa komunikuar dhe pa bërë marrëveshje apo pa rënë dakord me asnjë konkurrent tjetër”, ndërkohë që në këtë procedurë merr pjesë si bashkim operatorësh ekonomikë dhe duhet të plotësonte gërmën “b”
- Anëtari “Klajger Konstruksion” shpk, ka plotësuar gabim “Deklaratë për paraqitje Oferte të Pavarur”,ku në pikën 6 të kësaj deklarate ka deklaruar se “Ofertuesi ka përgatitur ofertën e tij në mënyrë të pavarur, pa u konsultuar, pa komunikuar dhe pa bërë marrëveshje apo pa rënë dakord me asnjë konkurrent tjetër”, ndërkohë që në këtë procedurë merr pjesë si bashkim operatorësh ekonomikë”dhe duhet të plotësonte gërmën “b”.
4. “Vëllezërit Hysa”sh.p.k, për këto arsye:
- Nuk përmbush kriterin për 5 eskavator me goma, në kundërshtim me pikën 2.3.15 të Kritereve të Vecanta të Kualifikimit
- Nuk përmbush kriterin për 2 rrul ngjeshës gomë-hekur 18 ton, , 3 rrul –hekur-hekur 3 ton në kundërshtim me pikën 2.3.15 të Kritereve të Vecanta të Kualifikimit.
5. ”Viante Konstruksion”sh.p.k& “Fusha”sh.p.k& “Llazo” sh.p.k, për këto arsye:
- BOE nuk ka dorëzuar dokumentacion për 1(një) montator në kundërshtim me pikën 2.3.5 të Krietereve të Kualifikimit
- BOE nuk ka paraqitur -QKL - Leje Mjedisi, kodi III.1.B "Impiant Inertesh"
- BOE nuk përmbush kriterin për 2 rrul ngjeshës gomë-hekur 18 ton, , 3 rrul –hekur-hekur 3 ton në kundërshtim me pikën 2.3.15 të Kritereve të Vecanta të Kualifikimit. |
Cancellation reason |
|
Additions |
Pas shqyrtimit të ankesës të mbështetur në dokumentacionin e dërguar nga
operatori ekonomik ankimues, Komisioni i Prokurimit Publik vendosi: 1. Të mos pranojë ankesën e bashkimit të operatorëve ekonomikë “Inerti” ShPK & “Fled”
ShPK & “Klajger Konstruksion” ShPK për procedurën e prokurimit “Procedurë e
Hapur”, Nr. 86644-02-10-2021 me objekt: “Rikonstruksion i rrugës automobilistike
Skënderbegas, Loti II”, me fond limit: 81 666 555 lekë pa TVSh zhvilluar me datë
02.03.2021, nga autoriteti kontraktor, Bashkia Gramsh.
2. Autoriteti kontraktor lejohet të vijojë me hapat e mëtejshëm të procedurës së prokurimit.
3. Kundër këtij vendimi, mund të bëhet ankim në Gjykatën Administrative të Shkallës së
Parë, Tiranë.
4. Ngarkohet zyra e financës të kryejë veprimet për kthimin e tarifës financiare të paguar
nga bashkimi i operatorëve ekonomikë “Inerti” ShPK & “Fled” ShPK & “Klajger
Konstruksion” ShPK, për çështjen administrative protokolluar pranë Komisionit të
Prokurimit Publik nr. 620 datë 16.04.2021.
5. Kopje e këtij vendimi i dërgohet për njoftim Agjencisë së Prokurimit Publik |
Transaction / Actual Spending |
|
Public Announcement Bulletin |
|