Appeals |
Nuk ka pasur ankesa. Janë Skualifikuar operatorët ekonomik:
1. “SHKELQIMI” shpk, për këto arsye:
- Nuk plotëson kërkesën e përcaktuar në pikën “2.2.1.”, të kapacitetit ekonomik dhe financiar, te Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, në Shtojcën 7, të Dokumentave Standarte të Tenderit, pasi nuk është paraqitur vërtetim nga Administrata Tatimore për xhiron vjetore për tre vitet e fundit financiare.
2. “ASI-2A CO” shpk, për këto arsye:
- Nuk plotëson kërkesën e përcaktuar në pikën “2.2.2.”, të kapacitetit ekonomik dhe financiar, te Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, në Shtojcën 7, të Dokumentave Standarte të Tenderit, pasi nuk është paraqitur bilanci vjetor i vitit 2018.
3. “CAUSHI M” shpk & “SINDER AB” shpk , për këto arsye:
- Nuk plotëson kërkesën e përcaktuar në pikën “2.3.8.”, të kapacitetit teknik, te Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, në Shtojcën 7, të Dokumentave Standarte të Tenderit, pasi anëtari i BOE “SINDER AB” shpk nuk disponon certifikatë për sistemin e menaxhimit të shëndetit dhe sigurisë në punë OHSAS 18001:2007 ose ISO 45001:2018 ose ekuivalente. Rrjedhimisht nga BOE “CAUSHI M” shpk & “SINDER AB” shpk, nuk plotësohet kjo kërkesë.
4. “K.M.K” shpk, për këto arsye:
- - Nuk plotëson kërkesën e përcaktuar në pikën “2.3.8.”, të kapacitetit teknik, te Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, në Shtojcën 7, të Dokumentave Standarte të Tenderit, pasi certifikatat e paraqitura ISO 45001:2018 dhe ISO 14001:2015 nuk janë të vlefshme. Vlefshmëria e këtyre certifikatave ka përfunduar në datën 06.09.2021. Rrjedhimisht nga “K.M.K” shpk nuk plotësohet kjo kërkesë.
5. “MODESTE” shpk, për këto arsye:
- Nuk plotësohet kërkesa e përcaktuar në pikën 1/a dhe 2.1., të Kritereve të Veçanta të Kualifikimit, në Shtojcën 7, të dokumentave të tenderit, pasi është konstatuar se Formulari Përmbledhës i Vetëdeklarimit nuk është i saktë në të gjitha aspektet.
6. “SARK” shpk, për këto arsye:
- skualifikohet nga kjo procedurë pasi është në kushtet detyruese për skualifkim, parashikuar nga neni 76, i Ligjit Nr.162/2020 “Për prokurimin publik”. |