Appeals |
Jane skualifikuar operatoret ekonomike te meposhtem:
1.BN PROJECT, per arsye:
-Nuk ka paraqitur shtojcën 2 të DST "Lista e çmimeve të shërbimeve" në kundërshtim me parashikimet në dokumentat standarte të tenderit.
2.Nuk ka paraqitur sigurimin e ofertës në kundërshtim me parashikimet e neneve 76, 77 dhe 82 të LPP si dhe nenit 26 të VKM nr. 285, datë 19.05.2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, i ndryshuar.
3.Nuk ka paraqitur shtojcën 9 të DST "Formulari përmbledhës i vetëdeklarimit" në kundërshtim me parashikimet në dokumentat standarte të tenderit si dhe të nenit 83 të LPP dhe nenit 30 pika 1 të VKM-së Nr.285, datë 19.5.2021 “Për Miratimin e Rregullave të Prokurimit Publik” , i ndryshuar.
4.Nuk ka paraqitur asnjë dokumentacion ligjor, financiar dhe teknik në përmbushje të kritereve kualifikuese.
2.ELBA & ZENIT& CO, per arsye:
-Subjekti "ELBA" sh.p.k. si pjesë e BOE "ELBA" shpk & "ZENIT & CO" shpk nuk ka paraqitur kontratë për shërbime të mëparshme, të ngjashme me objektin e prokurimit, duke mos përmbushur kriterin 2.3.1. të kapacitetit teknik Përvojë e suksesshme në realizimin e të paktën: Operatori ekonomik duhet te paraqese dëshmi për realizimin me sukses të një ose disa kontratave te sherbimeve te mëparshme, të ngjashme me objektin e prokurimit, me një vlerë jo më të vogel se 20% e vlerës së përllogaritur të kontratës që prokurohet dhe që është realizuar gjatë tri viteve të fundit, nga data e shpalljes së njoftimit të kontratës.
3.Instituti Dekliada, per arsye:
-ka ofertuar me çmim më të ulët se vlera minimale e lejuar bazuar në rekomandimin e Agjensisë së Prokurimit Publik Nr. 5585 prot., date 25.07.2017, “Rekomandim mbi mënyrën e përcaktimit të tarifave minimale të specifikuara në Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 354, datë 11.05.2016 “Për miratimin e manualit të tarifave për shërbime në planifikim territori, projektim, mbikëqyrje dhe kolaudim”, në këtë rast 1,049,600 (njëmilion e dyzet e nëntëmijë e gjashtëqind) lekë pa t.v.sh.
4.Novatech Studio, per arsye:
-ka ofertuar me çmim më të ulët se vlera minimale e lejuar bazuar në rekomandimin e Agjensisë së Prokurimit Publik Nr. 5585 prot., date 25.07.2017, “Rekomandim mbi mënyrën e përcaktimit të tarifave minimale të specifikuara në Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 354, datë 11.05.2016 “Për miratimin e manualit të tarifave për shërbime në planifikim territori, projektim, mbikëqyrje dhe kolaudim”, në këtë rast 1,049,600 (njëmilion e dyzet e nëntëmijë e gjashtëqind) lekë pa t.v.sh.
5.REAN 95, per arsye:
-Nuk ka paraqitur sigurimin e ofertës në kundërshtim me parashikimet e neneve 76, 77 dhe 82 të LPP si dhe nenit 26 të VKM nr. 285, datë 19.05.2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, i ndryshuar.
2-ka ofertuar me çmim më të ulët se vlera minimale e lejuar bazuar në rekomandimin e Agjensisë së Prokurimit Publik Nr. 5585 prot., date 25.07.2017, “Rekomandim mbi mënyrën e përcaktimit të tarifave minimale të specifikuara në Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 354, datë 11.05.2016 “Për miratimin e manualit të tarifave për shërbime në planifikim territori, projektim, mbikëqyrje dhe kolaudim”, në këtë rast 1,049,600 (njëmilion e dyzet e nëntëmijë e gjashtëqind) lekë pa t.v.sh.
|