Appeals |
Nuk ka pasur ankea.
Jane skualifikikuar operatoret ekonomike te meposhtem:
1.BESTA SHPK, per arsye:
- ka paraqitur oferte ekonomike anomalisht te ulet.
- ne preventiv ka paraqitur produkt me specifikime te ndryshme nga ai i kerkuar nga autoriteti kontraktor.
2.B.O.E VISCONS GROUP SHPK & O.E I.C.C GROUP SHPK, per arsye:
- nuk ka permbushur Shtojcën 7 të DST-së, pika 2 “Kriteret e veçanta të kualifikimit”, pika 2.3“Kapaciteti teknik”, pika 2.3.6, pasi ka parqitur në SPE (Sistemi i Prokurimit Elektronik) ISO 9001:2015, RIG CERT, nr. çertifikatë 1710AL586Q me datë përfundimi të çertifikimit 19.05.2024, ndërkohë që procedura e prokurimit mban si date te hapjes 12.06.2024.
3.SARK SHPK , per arsye:
- nuk ka permbushur Shtojcen 7 të DST-së, pika 2 “Kriteret e veçanta të kualifikimit”, pika 2.2 ”Kapaciteti ekonomik dhe financiar”, konkretisht pikën 2.2.1, pasi ka ngarkuar në SPE kopje të çertifikuar të bilancit vetëm për vitin 2022.
- nuk ka permbushur Shtojcen 7 të DST-së, pika 2 “Kriteret e veçanta të kualifikimit”, pika 2.3 ”Aftësitë teknike dhe profesionale/Kapaciteti teknik”, konkretisht 2.3.5, pasi ka deklaruar vetëm një “Auto vetshkarkuese me kapacitet mbajtës min. 10 ton”, kur ndërkohë kërkohen 2 të tilla.
- në lidhje me kërkesën për sqarime të nevojshme bërë nga KVO në datë 02.07.2024, dërguar me anë të SPE-së, për saktësimin e nevojshëm në “Shtojcën 1” dhe “Shtojcën 2” për çmimin total me TVSH, nuk u përgjigj brenda afatit të përcaktuar, në kundërshtim me përcaktimet e nenit 92 të Ligjit nr.162/2020, “Për prokurimin publik”, i ndryshuar, si dhe nenit 82 të VKM-së nr.285, datë 19.05.2021, ”Për miratimin e rregullave të Prokurimit publik”, i ndryshuar.
4.S I R E T A 2F SHPK , per arsye:
- nuk ka permbushur Shtojcen 7 të DST-së, pika 2 “Kriteret e veçanta të kualifikimit”, pika 2.3 ”Aftësitë teknike dhe profesionale/Kapaciteti teknik”, konkretisht pikën 2.3.5, nga verifikimi i Formularit të Vetëdeklarimit të ngarkuar në SPE nga operatori ekonomik SIRETA 2F SHPK, rezulton se nuk është deklaruar asnjë informacion në lidhje me pajisjen teknike “new Jersey” (pvc ose beton) ose barriera metalike mbrojtese ose ekuivalente min. 45 ml.
5.XHAST SHPK , per arsye:
- Nuk ka paraqitur Formularin Përmbledhës të Vetëdeklarimit, sipas shtojcës 8, në përmbushje të pikës 1/a, referuar Shtojcës 7 të DST-së, pika 2 “Kriteret e veçanta të kualifikimit”.
- Nuk ka paraqitur punë të ngjashme, në përmbushje të pikës 2.3.1, referuar Shtojcës 7 të DST-së.
- Nuk ka deklaruar asnjë informacion për përmbushjen e pikës 2.3.2 ”Stafi kryesor e mbështetës, punonjësit, çertifikimet, i kualifikuar per keto punime”, gërma a), b), c), referuar Shtojcës 7 të DST-së.
- Nuk ka deklaruar asnjë informacion për përmbushjen e pikës 2.3.3, në të cilën kërkohet: “Operatori Ekonomik duhet te ketë fuqi minimale punetore te nevojshem per ekzekutimin e objektit te prokurimit, nje numer prej jo me pak se 15 punonjës për muajin Prill 2024:, referuar Shtojcës 7 të DST-së...”, referuar Shtojcës 7 të DST-së.
- Nuk ka deklaruar asnjë informacion për përmbushjen e pikës 2.3.4 “Liçenca profesionale lidhur me ekzekutimin e punëve të kontratës”
- 6) Nuk është deklaruar asnjë informacion për përmbushjen e pikës 2.3.5 ”Operatori ekonomik duhet te kete në dispozicion apo mund t’i vihen në dispozicion
6.Z D R A V A SHPK , per arsye:
- ne preventiv ka paraqitur produkt me specifikime te ndryshme nga ai i kerkuar nga autoriteti kontraktor.
7.MELA. SHPK, per arsye:
- Preventivi i ardhur me dokumentacionin fizik ndryshon nga preventivi i ngarkuar në SPE në emertimin e zërave dhe në vlera.
- Vërtetim i Debisë marre nga FSHU me nr. OSHË-2024-8056152-LZ, datë 27.03.2024, përfshin faturën koherente të muajit Shkurt 2024 dhe jo të muajit Prill.
- Nuk ka paraqitur ISO 9001:2015 (Sistemi i menaxhimit të cilësisë) ose ekuivalent; në përmbushje të pikës 2.3.6, referuar Shtojcës 7 të DST-së.
- Nuk ka paraqitur “Sigurimin e Ofertës, sipas Shtojcës 3”, në përmbushje të pikës 1/b, referuar Shtojcës 7 të DST-së, pika 2 “Kriteret e veçanta të kualifikimit”.
- Nuk ka paraqitur asnjë dokumentacion fizik në për mbushje të pikës 2.3.2 ”Stafi kryesor e mbështetës, punonjësit, çertifikimet, i kualifikuar per keto punime”, pika “c”, referuar Shtojcës 7 të DST-së
- Nuk ka permbushur pikës 2.3.3, referuar Shtojcës 7 të DST-së.
- Nuk ka paraqitur asnjë dokumentacion fizik në për mbushje të pikës 2.3.5
- Në përmbushje të pikës 2.2.1, pikës 2.3.1, pikës 2.3.2, gërma “a” dhe “b”, pikën 2.3.4 dokumentacioni i përcjellë është fotokopje dhe jo origjinal ose kopje të noterizuara sipas përcaktimeve në DST. |