Tender object |
Riforcimi i njësive individuale të banimit dhe njësive të banimit në ndërtesa (pallat) në Bashkinë Tiranë (Programi i Rindertimit)
“Riaftësimi strukturor i ndërtesës “Pallati 5 katësh”, Rr. Don Bosko”
Burimi i Financimit: Fonde të vena në dispozicion sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.181, datë 30.03.2022 “Për përdorimin e fondit të rindërtimit, për financimin e riforcimit të njësive individuale dhe njësive të banimit në ndërtesa (pallat), në Bashkitë Tiranë, Durrës, Shijak, Lezhë dhe Krujë”; në VKB Nr. 45, datë 12.05.2022 “Për disa ndryshime në vendimin Nr. 166, datë 24.12.2021 të Këshillit Bashkiak “Për miratimin e programit buxhetor afatmesëm 2022-2024 dhe detajimin e buxhetit të Bashkisë së Tiranës për vitin 2022 (e ndryshuar)”; |
Appeals |
Instrastrukture_Banimi_PR
Nuk ka pasur ankesa.
Jane skualifikuar operatoret ekonomike te meposhtem:
1.“AGRI CONSTRUCTION” shpk, per arsye:
-Nga verifikimi i dokumentacionit të dorëzuar nga operatori ekonomik “AGRI
CONSTRUCTION” shpk rezulton se nuk ka deklaruar si dhe nuk ka dokumentacion përkates për:
1 (një) inxhinier Ndërtimi me profil Strukturist, 1 (një) Inxhinier Ndërtimi, 1 (një) Inxhinier
elektrik, 1 (një) Inxhinier mekanik, çka bie në kundërshtim me kërkesat e përcaktuara në piken
4, të dokumenteve standarte të tenderit, Kriteret e Vecanta te Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, ku
citohet se: “Operatorët ekonomik pjesëmarrës duhet te kenë të punësuar staf inxhinierik për
kryerjen e të gjitha punimeve në objekt, të përfshirë në licensën e shoqërisë ose pajisur me licensë
individuale, të vërtetuar me kontratë pune të vlefshme, librezë pune, diplomë përkatëse si dhe të
figurojnë në listpagesat e shoqërisë minimumi per periudhen e fundit te deklaruar nga data e
hapjes se ofertave.
- nuk plotëson kriteret e veçanta të kualifikimit të DST Kapaciteti Teknik, pika 9, ku citohet se: “Operatori Ekonomik duhet te ketë një punësim mesatar i të paktën 120 (njëqind e njëzet) personave, për periudhën e fundit të deklaruar nga data e hapjes se ofertave”. Operatori ekonomik ka paraqitur vertetimin Nr.T06718169, datë 26.08.2022 lëshuar nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve, Tiranë, nga ku
rezulton se operatori ekonomik “AGRI CONSTRUCTION” shpk se për periudhën e fundit të
deklaruar nga data e hapjes së ofertave ka neë dispozicion 94 punonjës nga 120 të kërkuar në
Dokumentat Standarte te Tenderit.
- nuk plotëson kriteret e veçanta të
kualifikimit të DST Kapaciteti Teknik, pikën 11. Pas verifikimeve rezultoi se operatori ekonomik
“AGRI CONSTRUCTION” shpk, nuk ka deklaruar ne “Deklaratën mbi disponueshmërinë e
mjeteve/makinerive sipas Shtojcës 13, mjetet 2 (dy) copë Autobot Uji.
- nuk plotëson kriteret e veçanta të
kualifikimit te DST Kapaciteti Teknik, piken 9. Mungojne 2100 m2 skeleri, të kërkuar në DST
6000 m2, por pas verifikimeve të dokumentacionit si dhe Shtojcës 13 “Mbi disponueshmërinë e
makinerive”, operatori ekonomik “AGRI CONSTRUCTION” shpk ka deklaruar vetëm 3900 m2.
2.“Bashkimi/L” shpk, per arsye:
- Nga verifikimi i dokumentacionit të dorëzuar nga operatori ekonomik “Bashkimi/L” shpk
rezulton se nuk ka paraqitur asnjë nga dokumentat e kërkuar në Dokumentat Standarte të Tenderit.
Mungesa e dokumentacionit të plotë ligjor, ekonomik dhe teknik u konfirmua nga të gjithë anëtarët
e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave. Nga shqyrtimi i kësaj oferte në mbështetje të Nenit 92, pika
3, të Ligjit Nr.162/2020 “Për Prokurimin Publik” si dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.285,
datë 19.05.2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik” (i ndryshuar), Kreu X, Neni 82,
pika 2, KVO e shpall të pavlefshme këtë ofertë, pasi nuk plotëson kërkesat e përcaktuara në
dokumentet e tenderit.
3.“ZDRAVO” shpk & “INERTI” shpk, per arsye:
-Bashkimi i operatorëve ekonomikë “ZDRAVO” shpk & “INERTI” shpk nuk plotësojne kriteret
e pergjithshme të kualifikimit, ku ne DST, citohet se: “Ofertuesi duhet të deklarojë se: a) Është i
regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe ka në fushën e veprimtarisë objektin e
prokurimit. Në rastin kur ofertuesi është një organizatë jofitimprurëse, duhet të deklarojë se është
i regjistruar si person juridik, sipas Ligjit Nr.8788, datë 07.05.2001 “Për Organizatat jo
Fitimprurëse”, b) nuk është në proces falimentimi, (statusi aktiv), c) nuk është dënuar për shkelje
penale, në përputhje me Nenin 42 të Aktit Normativ, ç) nuk është dënuar me vendim të gjykatës
së formës së prerë, për vepra që lidhen me veprimtarinë profesionale, d) ka paguar të gjitha
detyrimet për pagimin e tatimeve e të kontributeve të sigurimeve shoqërore, sipas legjislacionit
në fuqi....” si dhe “Këto kritere duhet të plotësohen me dorëzimin e vetëdeklaratës me shkrim të
subjektit, në ditën e hapjes së ofertës, sipas Shtojcës 15” gjithashtu “Në rasti se kemi grupe
operatorësh ekonomikë, seicili prej operatorëve duhet të dorëzojë vetdeklarimet, sipas kësaj
Shtojce”. Pas verifikimit rezulton se Operatori Ekonomik Inerti shpk, nuk ka paraqitur shtojcen
15 “Deklaratë për përmbushjen e kritereve të përgjithshme të pranimi/kualifkimit”, cka bie në
kundershtim me Dokumentet Standarte të Tenderit dhe VKM Nr.285, date 19.05.2021 “Per
miratimin e rregullave te prokurimit publik”, Neni 25, ku percaktohet se: “Kriteret e përgjithshme
të kualifikimit/pjesëmarrjes, sipas parashikimeve të nenit 76, të LPP-së, janë të detyrueshme për
t’u plotësuar nga çdo operator ekonomik pjesëmarrës në një procedurë prokurimi”. |