Appeals |
Nuk ka pasur ankesa. Janë skualifikuar Operatorët ekonomik të mëposhtëm:Përkatësisht për arsyet e mëposhtme: Përkatësisht për arsyet e mëposhtme: 1. Operatori ekonomik “Sireta 2F” shpk NUIS K51501008J • Operatori ekonomik “Sireta 2F” shpk nuk ka paraqitur asnjë dokumentacion që të provojë se ka të punësuar pranë shoqërisë 1 (një) punonjës pllakashtrues të pajisur me dëshmi kualifikimi lëshuar nga ISHTI, çka bie në kundërshtim me DST, Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 7. • Referuar Shtojcës 9, (Deklaratë mbi disponueshmërinë e mjeteve), shoqëria “Sireta 2F” shpk ka deklaruar se disponon 1 (një) Fadromë me targë TR 6156 K. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave pasi verifikoi dokumentacionin shoqërues për mjetin e deklaruar si më lart konstatoi se Çertifikata e Kontrollit Teknik nuk është e vlefshme, pasi afati i vlefshmërisë së saj ka përfunduar më datë 20.12.2016. Gjithashtu Siguracioni i mjetit nuk është i vlefshëm, pasi afati i vlefshmërisë ka përfunduar më datë 15.12.2016. Nisur nga sa më lart, duke qenë se data e hapjes së ofertave për procedurën e prokurimit me objekt: “Rikonstruksion i rrugës “Dalip Topi” (Pyjorja)” ka qenë data 23.12.2016, shoqëria “Sireta 2F” shpk nuk plotëson DST, Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 14, gërma “a”. • Referuar Shtojcës 9, (Deklaratë mbi disponueshmërinë e mjeteve), shoqëria “Sireta 2F” shpk ka deklaruar se disponon 2 (dy) Eskavatorë me goma. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave pasi verifikoi dokumentacionin shoqërues për mjetet e mësipërme konstatoi se mjeti i deklaruar sipas Shtojcës 9 Eskavator me targë ACMT 35, referuar Kontratës së qirasë me Nr. 5147 Rep. Nr. 3080 Kol. datë 06.05.2016 rezulton se është Fadromë dhe jo Eskavator. Referuar sa më lart, Shoqëria “Sireta 2F” shpk në bazë të dokumentacionit të paraqitur disponon vetëm 1 (një) Eskavator me goma dhe jo 2 (dy) ashtu siç ka deklaruar, çka bie në kundërshtim me DST, Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 14, në të cilën përcaktohet se: “Operatori ekonomik duhet të disponojë 2 (dy) Eskavatorë me goma”. • Sa më sipër, Operatori ekonomik “Sireta 2F” shpk nuk ka kapacitetin e duhur teknik për objektin që prokurohet, pasi nuk plotëson Dokumentat Standarte të Tenderit, Kriteret e Vecanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 14. Në mbështetje të Nenit 46, pika 1, gërma “b” të Ligjit Nr. 9643 datë 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik” (i ndryshuar) si dhe referuar Kreut III, Seksioni II, Neni 26, pika 8, gërma (c) të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 914 datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, të cilat parashikojnë kualifikimin për aftësinë teknike të kandidatëve ofertues, Operatori ekonomik, nuk ka aftësinë e duhur teknike për realizimin me sukses të kontratës. 2. Operatori ekonomik “Almo Konstruksion” shpk NUIS J91915001 • Operatori ekonomik “Almo Konstruksion” shpk nuk ka paraqitur asnjë dokumentacion që të provojë se ka të punësuar pranë shoqërisë 1 (një) punonjës montator të pajisur me dëshmi kualifikimi lëshuar nga ISHTI, çka bie në kundërshtim me DST, Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 7. |