|
Appeals |
Referuar informacionit të autoritetit kontraktor të dorëzuar pranë Komisionit të Prokurimit
Publik, si dhe informacionit të operatorit ekonomik ankimues, rezulton, se në datën 30.05.2025,
është bërë klasifikimi i operatorëve ekonomikë pjesëmarrës, duke i njoftuar me anë të sistemit të
prokurimeve elektronike (S.P.E.), mbi rezultatet e vlerësimit të ofertave ekonomike për vlerat (pa
TVSH), si më poshtë:
1. 2 AT Kualifikuar
2. Albania Distribution Chemicals Kualifikuar
3. ATLANTIK 3 Skualifikuar
4. SOFIA MYFTARI Skualifikuar
5. MIFEEL
Skualifikuar
Në datën 11.06.2025, nëpërmjet Sistemit të Ankesave Elektronike pranë Komisionit të
Prokurimit Publik, është administruar ankesa me numër ankimi elektronik A/2025/5412 dhe me
nr. 1509/2025 prot., datë 12.06.2025, e operatorit ekonomik “Albania Distribution Chemicals”
SHPK.
Nga shqyrtimi paraprak i ankesës të sipërcituar, u konstatua, se objekti i ankesës lidhet me
vendimmarrjen e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, për procedurën e hedhjes shë shortit në
procedurën e prokurimit objekt ankimi.
Në datën 29.05.2025, autoriteti kontraktor nëpërmjet SPE në rubrikën “Mesazhe” ka
njoftuar operatorin ekonomik “Albania Distribution Chemicals” SHPK dhe operatoritn ekonomik
“2 AT” SHPK për hedhjen e shortit, me qëllim përcaktimin e ofertës fituese. _____________________________________________
Komisioni i Prokurimit Publik me vendim Nr.814 date 25.06.2025 vendosi;
1. Te pranoje ankesen e operatorit ekonomike “Albania Distribution Chemicals”
SHPK.
2. Te anulloje shortin e dates 30.05.2025 per proceduren e mesiperme te prokurimit. _____________________________________________
Ne njoftimin e fituesit date 31.07.2025;
Janë skualifikuar Ofertuesit e mëposhtëm:
1. ATLANTIK 3 me NUIS K22218003V me oferte ekonomike 0 (zero) leke pa tvsh
nuk ka paraqitur asnjë nga dokumentet e kërkuara në Dokumentet Standarde të Tenderit (DST), në përputhje me kërkesat e përcaktuara nga autoriteti kontraktor.
2. MIFEEL me NUIS L82916601N me oferte ekonomike 1,341,000 (Një milion e treqind e dyzet e një mijë) leke pa tvsh
mospërmbushje të kritereve të përcaktuara në DST.
3. SOFIA MYFTARI me NUIS K42611766Q me oferte ekonomike 1,218,250 (Një milion e dyqind e tetëmbëdhjetë mijë e dyqind e pesëdhjetë) leke pa tvsh
nuk ka përmbushur disa nga kërkesat thelbësore të përcaktuara në DST.
Me shkresën nr. 1572 prot., datë 02.07.2025, protokolluar me tonën nr. 1509/8 prot., datë
04.07.2025 autoriteti kontraktor, njofton se ka zbatuar vendimin Nr. 814/2025, datë 25.06.2025
të Komisionit të Prokurimit Publik për procedurën e prokurimit.
KPP me vendim Nr.873/2025 datë 08.07.2025, vendos:
1. Të mos lejojë autoritetin kontraktor për vijimin me hapat e mëtejshëm të procedurës së
prokurimit.
2. Autoriteti kontraktor, brenda 5 ditëve, të vërë në dijeni Komisionin e Prokurimit Publik
për zbatimin e këtij vendimi duke dokumentuar veprimet e kryera.
Me shkresën nr. 1641/1 prot., datë 14.07.2025, protokolluar me tonën nr. 1509/13 prot., datë 16.07.2025 autoriteti kontraktor, njofton se ka zbatuar vendimin Nr. 814/2025, datë 25.06.2025 të Komisionit të Prokurimit Publik për procedurën e prokurimit.
KPP me vendim Nr.938/2025 datë 21.07.2025
, vendos:
1. Të lejojë autoritetin kontraktor për vijimin me hapat e mëtejshëm të procedurës së
prokurimit.
|