Open Procurement Albania

Rruga për në fshatin Kasallë ( degëzimi nga Cekrezi në Cinam ) rreth 2 km

Procuring Authority / Buyer Local Unit Tiranë
Procuring Authority / Buyer Bashkia Tiranë
Tender object Rruga për në fshatin Kasallë ( degëzimi nga Cekrezi në Cinam ) rreth 2 km. II. Burimi i financimit: vënë në dispozicion nga buxheti i Bashkisë së Tiranës për vitin 2016.
Reference No. REF-64119-12-20-2016
Estimated / Ceiling Value ALL without VAT 41 663 513,00
Type of Contract
Procurement Method Open Procedure
Stage Procedure Signed the Contract
Tender Publication Date 21-12-2016
Last date of Submitted Documents 12-01-2017
Tender Held Date 12-01-2017
No. of Bidders 18
Bidders Bami Shpk - BE-IS Shpk & Aurora Konstruksion Shpk - Bahas Shpk & Avduli Shpk - Caushi Shpk - Company Riviera 2008 Shpk - Almo Konstruksion - Igor Elektrik Shpk & Fusha Shpk - Hastoci Shpk - Albin-Tros Shpk & Rej Shpk - SMO Union Shpk & SMO Vataksi - Kacdedja Shpk - Kola Invest Shpk & Kupa Shpk - Boshnjaku-B Shpk - Shpresa Al Shpk - Sireta 2F Shpk - Gjoka Konstruksion Shpk - Junik Shpk - Kevin Construksion Shpk
Successful Bidder /Supplier / Provider
  • AURORA KONSTRUKSION SHPK - BE-IS SHPK
  • The winning bid ALL without vat 29 040 304,00
    Bidder Announcement date 02-02-2017
    Award and Contract Amount ALL with VAT 34399351
    Contract date 10-03-2017
    Planned Milestones of Contract / Start and End Date 3 muaj
    Renewal Contract Additional Value (ALL with VAT)
    Appeals Nuk ka pasur ankesa.
    Janë skualifikuar Operatorët ekonomik të mëposhtëm:
    1. Operatori ekonomik “Bami” shpk.
    Komisioni i Vlerësimit të Ofertave pasi verifikoi dokumentacionin shoqërues për Inxhinierin e Mjedisit të deklaruar nga shoqëria “Bami” shpk, konstatoi se Operatori ekonomik nuk ka paraqitur Librezën e punës, çka bie në kundërshtim me DST, Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 5.
    Operatori ekonomik “Bami” shpk nuk ka paraqitur foto për çdo mjet të deklaruar sipas Shtojcës 9, çka bie në kundërshtim me DST, Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 13, gërma “d”.
    2. Operatori ekonomik “Almo Konstruksion” shpk
    Operatori ekonomik “Almo Konstruksion” shpk, per te vertetuar Kriteret e Vecanta të Kualifikimit, kapaciteti teknik, pika 1/a dhe pikën 1/b, ka paraqitur keto kontrata pune: 1. “Rikonstruksioni i rruges Voskopoje-Lekas Loti I”, 2. “Rikonstruksion i rruges Agim Qarri”, 3. “Rikonstruksion i rruges Tahir Skenderi”, 4. “Rikonstruksion i rruges Shote Galica”. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave pasi verifikoi dokumentacionin shoqërues për punimet e ngjashme, konstatoi se Operatori ekonomik “Almo Konstruksion” shpk nuk ka paraqitur Çertifikatën e marrjes në dorëzim për objektet e sipërcituara, çka bie në kundërshtim me DST, Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 1, gërma “a”/5.
    3. Bashkimi i Operatorëve ekonomik “Igor Elektrik” shpk dhe “Fusha” shpk
    Operatori ekonomik “Igor Elektrik” shpk, nuk ploteson Kriteret e Vecanta të Kualifikimit, Kapacitetin ekonomiko financiar, piken 1 dhe 2, Komisioni i vleresimit te ofertave pasi shqyrtoi dokumentacioni tekniko-ligjore te ketij operatori konstatoi se ky operator ekonomik sipas ekstaktit historik te rregjistrit tregtar rezulton i themeluar me date 22.01.2016, në këtë mënyrë ky operator nuk përmbush kriteret: 1. Për të vërtetuar një aktivitet pozitiv të qëndrueshëm Operatori ekonomik duhet të paraqesë Kopje të çertifikuara të bilanceve të 3 (tri) viteve të fundit ushtrimore (2013,2014,2015), të paraqitur në autoritetet përkatëse Dega e Tatim Taksave të konfirmuara nga ky autoritet si dhe te shoqëruara me Akt Ekspertizen e Ekspertit Kontabel te Autorizuar. 2. Kopje të deklarimit të xhiros vjetore gjatë 3 (tri) viteve të fundit ushtrimore (2013,2014, 2015) lëshuar nga autoriteti përkatës, vlera mesatare e se ciles duhet te jete jo me e vogel se vlera e fondit limit perkatesisht: 41,663,513 (dyzet e një milion e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e tre mijë e pesëqind e trembëdhjetë ) lekë pa TVSH. Pra referuar faktit te sipercituar operatori ekonomik “Igor Elektrik” shpk është në kundërshtim me VKM-në Nr. 914 datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, Kreu III, Seksioni II, Neni 26, pika 7 gërma (a) dhe (b). Ku subjekti per te vertetuar faktin e sipercituar duhet te paraqese: a) kopje të certifikuara të një ose më shumë bilanceve, të paraqitura në autoritetet përkatëse; dhe/ose, b) kopje të deklaratave të xhiros vjetore, ku në asnjë rast vlera e kërkuar nga autoriteti kontraktor në dokumentet e tenderit nuk mund të tejkalojë vlerën limit të kontratës që prokurohet.
    4. Operatori ekonomik “Hastoci” shpk
    Operatori ekonomik “Hastoci” shpk nuk plotëson pikën 11 të Kritereve të Vecanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik shtojca nr 9, Kamion Vetshkarkues minimum 15 ton, 2 (dy) copë. Operatorit ekonomik ka paraqitur mjetet të tipit Kamion Vetshkarkues me targë TR 0940 T, AA 515 EY, TR 1829 P. Për mjetin me targë AA 515 EY nuk është paraqitur dokumentacioni sipas pikës 11, gërma (a) të Kritereve të Vecanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik shtojca nr 9. Për mjetin TR 1829 P, nga verifikimi I dokumentacionit teknik rezulton Kamion Vetshkarkues me tonazh 12 ton, nën tonazhin e kerkuar në shtojcën nr 9. Për rrjedhojë ky operator ekonomik nuk ploteson dh neni 26, pika 8 gërma (c) te VKM-së Nr. 914 datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”.
    5. Bashkimi i Operatorëve ekonomik “Albin-Tros” shpk dhe “Rej” shpk
    Operatori ekonomik “Rej” shpk nuk ka plotesuar tek Kriteret e Vecanta te Kulifikimit te DST, Kapaciteti Teknik, pika 7, pasi per njerin nga manovratoret nuk ka paraqitur dëshmine e kualifikimit të lëshuar nga Inspektoriati Shtetëror Teknik Industrial. C’ka bie ne kundershtim edhe me VKM-në Nr. 914 datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, Kreu III, Seksioni II, Neni 26, pika 8 gërma (b).
    6. Bashkimi i Operatorëve ekonomik “SMO Union” shpk dhe “SMO Vataksi” shpk
    Operatori ekonomik “SMO Vataksi” shpk nuk ploteson tek Kriteret e Vecanta të Kualifikimit, Kapacitetin ekonomiko financiar, piken 1 dhe 2, pasi komisioni i vleresimit te ofertave pas shqyrtimit te dokumentacionit ligjore te ketij operatori i rezultoi se ky operator ekonomik sipas ekstaktit historik te rregjistrit tregtar rezulton i themeluar me date 22.08.2014, ne kete menyre ky operator nuk permbush kriteret: 1. Për të vërtetuar një aktivitet pozitiv të qëndrueshëm Operatori ekonomik duhet të paraqesë Kopje të çertifikuara të bilanceve të 3 (tri) viteve të fundit ushtrimore (2013,2014,2015), të paraqitur në autoritetet përkatëse Dega e Tatim Taksave të konfirmuara nga ky autoritet si dhe te shoqëruara me Akt Ekspertizen e Ekspertit Kontabel te Autorizuar.
    7. Operatori ekonomik “Kacdedja” shpk
    Operatori ekonomik “Kacdedja” shpk nuk ploteson piken 7, tek Kriteret e Vecanta te Kulifikimit, Kapaciteti Teknik, pasi dëshmisë së kualifikimit të teknikut të ndërtimit lëshuar nga Inspektoriati Shtetëror Teknik Industrial ka perfunduar afati i vlefshmerise me date 16.12.2016.
    8. Operatori ekonomik “Boshnjaku-B” shpk
    Operatori ekonomik “Boshnjaku-B” shpk nuk ka paraqitur “CV” e mjekut dhe Librezen e punes duke mosplotesuar ne kete menyre Kriteret e Vecanta te Kulifikimit te DST, Kapaciteti Teknik, pika 6, ku thuhet se: “Operatori ekonomik ofertues duhet te kete pjese te stafit te punesuar nje mjek te pergjithshem e vertetuar kjome kontrate te vlefshme pune, urdher mjeku, diplome, CV, libreze pune si dhe te figuroje ne listpagesat e shoqerise per te pakten 3 (tre) muajt e fundit”.
    9. Operatori ekonomik “Shpresa-Al” shpk
    Operatori ekonomik “Shpresa-Al” shpk nuk ploteson piken 3 te Kriteret e Veçanta për Kualifikim/Kapaciteti ekonomik dhe financiar, pasi per shlyerjen e taksave vendore për Bashkinë Kruje ka paraqitur vetem dokument mandat pagesën dhe jo vertetim sic e kërkohet në pikën 3 të Kritereve të Veçanta për Kualifikim/Kapaciteti ekonomik dhe financiar.
    10. Operatori ekonomik “Sireta 2F” shpk
    Komisionit te Vleresimit te Ofertave gjate verifikimit te dokumentacionit shoqerues te operatorit ekonomik “Sireta 2F” shpk, i rezultoi se Deshmia e kualifikimit e leshuar nga Inspektoriati Shteteror Teknik Industrial per njerin nga manovratoret e kerkuar eshte e parinovuar pra afati i vlefshmerise se kesaj deshmie eshte deri me date 20/10/2016, cka bie ne kundershtim me Kriteret e Veçanta për Kualifikim/Kapacitet Teknike pika 7.
    11. Operatori ekonomik “Gjoka Konstruksion” shpk
    Operatori ekonomik “Gjoka Konstruksion” shpk nuk ka plotesuar piken 7 të Kritereve të Vecanta të Kulifikimit, tek Kapaciteti Teknik .
    12. Operatori ekonomik “Junik” shpk
    Operatori ekonomik “Junik” shpk nuk ka paraqitur Vërtetim Debie për shlyerjen e detyrimeve të maturuara të energjisë elektrike. Referuar Nenit 9 (“Pagesa dhe afati për kryerjen e saj”), paragrafi 9.1, të kontratës së miratuar me VKM Nr. 109, datë 21.10.2011 “Për miratimin e kontratës së furnizimit me energji elektrike të klientëve jofamiljarë”, përcaktohet shprehimisht që: “Klienti do të paguajë detyrimin e përcaktuar në faturën mujore të konsumit të energjisë elektrike (titull ekzekutiv), si dhe kur është rasti, kamatëvonesat përkatëse dhe pagesën e rilidhjes së energjisë, jo më vonë se ditën e fundit kalendarike të muajit pasardhës të atij të faturuar.
    13. Operatori ekonomik “Kevin Construksion” shpk
    Pas hapjes së ofertave, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave konstatoi se operatori ekonomik “Kevin Construksion” shpk nuk ka paraqitur në sistemin elektronik ofertën ekonomike.
    Cancellation reason
    Additions
    Transaction / Actual Spending
  • Monitor treasury transaction for AURORA KONSTRUKSION SHPK viti 2012-2013
    Monitor treasury transaction for AURORA KONSTRUKSION SHPK viti 2014
    Monitor treasury transaction for AURORA KONSTRUKSION SHPK viti 2015-2018
    Monitor treasury transaction for AURORA KONSTRUKSION SHPK viti 2019-2020

    Monitor treasury transaction for BE-IS SHPK viti 2012-2013
    Monitor treasury transaction for BE-IS SHPK viti 2014
    Monitor treasury transaction for BE-IS SHPK viti 2015-2018
    Monitor treasury transaction for BE-IS SHPK viti 2019-2020
  • Public Announcement Bulletin
    Announcement of Procurement
    Standard Tender Documents
    Bidder Announcement NR.7 - DT.20-02-2017
    Signing of the Contract NR.11 - DT.20-03-2017

    Privacy Policy

    Except when otherwise defined, all data & information offered in Open Procurement Albania is available under the licenses: This material is Open Data