Appeals |
Nuk ka pasur ankesa. Janë skualifikuar ofertuesit e mëposhtëm: 1. Operatori ekonomik “ALKO IMPEX General Construcion” Shpk 2. Operatori ekonomik “BE - IS” Shpk 3. Operatori ekonomik “BOSHNJAKU B” Shpk 4. Operatori ekonomik “CAUSHI M” 5. Operatori ekonomik “CURRI” Shpk 6. Bashkimi i operatorëve ekonomikë “SIRETA 2F” Shpk dhe “ARTYKA II” Shpk Përkatësisht për arsyet e mëposhtme: Operatori ekonomik “ALKO IMPEX General Construcion” Shpk: oferta e këtij operatori ekonomik është refuzuar pasi: 1.Certifikata e Biznesit ishte leshuar me pare se tre muaj nga data e zhvillimit te procedures se prokurimit, ne kundershtim kriteret e pergjithshme te pranimit / kualifikim, ku percaktohet “Kriteret e Përgjithshme për Pranim, nuk duhet te ndryshohen nga autoritetet kontraktore. Keto kritere (pikat 1, 2) duhet te vërtetohen përmes dokumentave të lëshuar jo më parë se tre muaj nga dita e hapjes së ofertës”. Edhe pse dokumenti ishte thuajse i palexueshem, kjo vertetohet nga akti noterial qe mban daten 07.04.2016. 2. Deklarata e konfliktit te interesit leshuar nga administratori i shoqerise me qender ne Kosove nuk ishte sipas formularit te dhene ne dokumentet e tenderit. 3. Për mjetet në pronësi që shënohen në regjistra publikë nuk ishin paraqitur dokumentet që vërteton regjistrimin e mjetit leja e qarkullimit, çertifikata e kontrollit teknik, polica e sigurimit, leja e transportit nga Bashkia apo Komuna për vete ose të tretë dhe fotot e tyre, kjo ne kundershtim me dokumentet e tenderit. etj. Operatori ekonomik “BE - IS” Shpk: oferta e këtij operatori ekonomik është refuzuar pasi: 1. Per mjetin “grejder” nuk ishin paraqitur dokumentet vertetuese sipas kriterit te dhene ne dokumentet e tenderit. Për mjetet në pronësi që shënohen në regjistra publikë duhej të paraqitej dokumenti që vërteton regjistrimin e mjetit (leja e qarkullimit), çertifikata e kontrollit teknik, polica e sigurimit, leja e transportit nga Bashkia apo Komuna për vete ose të tretë dhe fotot e tyre. 2. PASS 99:2012 ishte fotokopje, ishte sjelle vetem perkthimi i noterizur, ne te cilen nuk thuhej se ishte e njejte me origjinalin, dhe fotokopjes i mungonte noterizim me origjinalin, kjo ne kundershtim me dokumentet e tenderit ku percaktohet se ”të gjithë dokumentat duhet të jenë origjinalë ose kopje të noterizuara të tyre. Rastet e mos-dorëzimit të një dokumenti, ose të dokumentave të rreme e të pasakta, konsiderohen si kushte për skualifikim”. Operatori ekonomik “BOSHNJAKU B” Shpk: oferta e këtij operatori ekonomik është refuzuar pasi: 1. Nuk ishte paraqitur dokumenetacion qe verteton se operatori ekonomik disponon ne pronesi ose me qera nyje thyerje materialesh inerte, pajisur me leje mjedisore nga QKL (e instaluar jo me larg se 40 km nga objekti), sipas kritereve te dhena ne dokumentet e tenderit, por kishte paraqitur nje kontrate furnizimi per inerte me subjektin Sinani me vendndodhje ne Peqin, ne distance me te madhe se kerkesa e dhene. 2. Nuk ishte paraqitur dokumentacion qe verteton se operatori ekonomik disponon ne pronesi ose me qera fabrikë asfalti, betoni, pajisur me leje mjedisore nga QKL (e instaluar jo me larg se 40 km nga objekti), sipas kritereve te dhena ne dokumentet e tenderit, por kishte parqitur nje kontrate furnizimi me subjektin AAC me vendndodhje ne Lushnje, ne distance me te madhe se kerkesa e dhene. 3. Nuk ishte paraqitur vërtetim nga Bashkia Kurbin nëpërmjet të cilit konfirmon se, nuk ka asnje detyrim ndaj saj. 4. Per mjetin “grejder” nuk ishin paraqitur dokumentet vertetuese sipas kriterit te dhene ne dokumentet e tenderit. Për mjetet në pronësi që shënohen në regjistra publikë duhet të paraqitej dokumenti që vërteton regjistrimin e mjetit (leja e qarkullimit), çertifikata e kontrollit teknik, polica e sigurimit, leja e transportit nga Bashkia apo Komuna për vete ose të tretë dhe fotot e tyre. Operatori ekonomik “CAUSHI M”: Oferta e këtij operatori ekonomik është refuzuar pasi: Nuk kishte sjelle asnje dokument. Operatori ekonomik “CURRI” Shpk: oferta e këtij operatori ekonomik është refuzuar pasi: 1. Ne kontraten me shoqërinë “MONTAVANI-BETON M.p.B” sh.p.k operatorit ekonomik “Curri”sh.p.k me objekt autobetoniere dhe pompe betoni mungonte shënimi i pageses se pullës dhe vula mekanike e noterit. 2. Kontrata e Furnizimit me “FAVINA”sh.p.k dhe operatorit “CURRI”sh.p.k me objekt furnizmin e operatorit me material inerte, per te cilen ka nje objekt specifik (“Ndertim i kompleksit multifunksional, sportive dhe kulturor”), Adresa e objektit eshte ne 1 km larg fshatit Burimas, Korce, me shume se 40 km nga objekti i prokurimit (sipas kushteve te vendosura ne tender). 3. Per mjetin “grejder” nuk ishte paraqitur dokument vertetues sipas kriterit te dhene ne dokumentet e tenderit. Për mjetet në pronësi që shënohen në regjistra publikë duhej të paraqitej dokumenti që vërteton regjistrimin e mjetit (leja e qarkullimit), çertifikata e kontrollit teknik, polica e sigurimit, leja e transportit nga Bashkia apo Komuna për vete ose të tretë dhe fotot e tyre. 4. Kontrata e furnizimit me Fabriken e Asfaltobetonit me shoqerine “Euraldi” sh.p.k ka vendndodhje ne Peshkopi, me shume se 40 km nga objekti i prokurimit (sipas kushteve te vendosura ne tender). 5. Mungonte QKL per Fabriken e Asfaltobetomit per shoqerine “Euraldi” sh.p.k. Bashkimi i operatorëve ekonomikë “SIRETA 2F” Shpk dhe “ARTYKA II” Shpk: oferta e këtij operatori ekonomik është refuzuar pasi: 1. Ne kundërshtim me kërkesat e dhëna ne dokumentet e tenderit, ne rastin kur oferta dorëzohet nga një bashkim operatorësh ekonomik, nuk ishte paraqitur, marrëveshja e noterizuar sipas së cilës bashkimi i operatorëve ekonomikë ishte krijuar zyrtarisht dhe prokura e posaçme. 2. Nuk ishte paraqitur përshkrimi i ofertës, sipas shtojcës 1 te dhene ne dokumentet e tenderit. Nuk ishte paraqitur grafiku i punimeve i pranuar nga operatori ekonomik, sipas kerkesave te dhena ne dokumentet e tenderit. 3. Nga anetari Artyka II shpk, pjese e ketij bashkimi sa i perket kopjes së çertifikuara të bilancit te 2015, rezultoi qe ai nuk ishte paraqitur sipas kerkesave te dhene ne dokumentet e tenderit, pasi nuk rezultoi te jete i vertetuar nepermjet vules se ketij institucioni. 4.Nga anetari Artyka II shpk, pjese e ketij bashkimi nuk ishin paraqitur deklarata mbi përmbushjen e Specifikimeve teknike, sipas shtojcës 5; deklarata mbi konfliktin e interesit sipas shtojcës 7 si dhe vetëdeklarimi sipas shtojcës 11 “deklaratë mbi gjendjen gjyqësore”. 5. Nga te dy operatoret ekonomik, pjese e ketij bashkimi nuk ishte paraqitur vërtetim nga Bashkia Kurbin nëpërmjet të cilit konfirmon se, nuk ka asnje detyrim ndaj saj. 6. Fakti qe nuk ishte paraqitur kontrata e bashkëpunimit, ben te pamundur gjykimin e këtij bashkimi sipas nenit 74, te VKM-së nr.914 datë 29.12.2014“Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”. 7. Nga operatoret ekonomik nuk plotesohen kriteret sipas kapacitetit teknik te kerkuar ne dokumentet e tenderit. 8. Nuk ishte paraqitur dokumentacion qe operatoret ekonomik, pjese e ketij bashkimi disponojne ne pronesi ose me qera nyje thyerje materialesh inerte, pajisur me leje mjedisore nga QKL (e instaluar jo me larg se 40 km nga objekti), sipas kritereve te dhena ne dokumentet e tenderit 9. Nuk ishte paraqitur dokumentacion qe operatoret ekonomik, pjese e ketij bashkimi disponojne ne pronesi ose me qera fabrikë asfalti, betoni, pajisur me leje mjedisore nga QKL (e instaluar jo me larg se 40 km nga objekti), sipas kritereve te dhena ne dokumentet e tenderit. |