Appeals |
Ka pasur Ankesa: Me shkresën nr. 136 prot datë 10.04.2017 administruar në QEZHEF me nr. 556 / 3 datë 11.04.2017, është depozituar ankesë për Lotin I “Blerje mish viçi, mish pule, dhe vezë” nga shoqëria “DAJTI PARK 2007” sh.p.k, dhe i është kthyer përgjigje nga Autoriteti Kontraktor me shkresën nr. 556/8 datë 12.04.2017. Në vijim me shkresën nr. 129 prot datë 15.03.2017 administruar në QEZHEF me nr. 423 prot datë 15.03.2017, është depozituar ankesë në Komisionin e Prokurimit Publik për Lotin I “Blerje mish viçi, mish pule, dhe vezë” nga shoqëria “DAJTI PARK 2007” sh.p.k,, dhe me Vendimin nr. 263 datë 28.04.2017 pika 1, administruar në QEZHEF me nr. 649 datë 02.05.2017 Komisioni i Prokurimit Publik ka vendosur: “Të mos pranoj ankesën e bashkimit të operatorëve ekonomikë “DAJTI PARK 2007” sh.p.k dhe “Sofralb” sh.p.k. Autoriteti Kontraktor lejohet të vazhdojë me hapat e mëtejshëm të procedurës së prokurimit”. Janë skualifikuar ofertuesit e mëposhtëm: 1. Shoqëria “Dajti Park 2007” Sh.p.k, Kriteret e përgjithshme, pika 2, operatori ekonomik “Sofralb” anëtar i bashkimit të OE, nuk ka paraqitur dokument për shlyerjen e detyrimeve fiskale. Kriteret e veçanta, pika 1.d, operatori ekonomik “Sofralb” anëtar i bashkimit të OE, nuk ka dokument që vërteton shlyerjen e të gjitha detyrimeve të maturuara të energjisë elektrike. Kriteret e veçanta, pika 2.1.2 operatori ekonomik “Sofralb” anëtar i bashkimit të OE, nuk ka dokument që vërteton shlyerjen e të gjitha detyrimeve të taksave vendore, ka paraqitur dokument për vitin 2016 dhe nuk ka dokument për shlyerjen e taksave vendore për vitin 2014, 2015. Kriteret e veçanta, pika 2.3.4, asnjë anëtar i bashkimit të OE, nuk ka paraqitur çertifikatën e transportit që lëshohet nga pushteti vendor për mjetin ATV (auto mjet i transportit veçantë frigoriferik). Kriteret e veçanta pika 2.3.8, bashkimi i OE nuk ka dorëzuar mostrat sipas specifikimeve teknike të autoritetit kontraktor për artikujt e kërkuar. 2. Shoqëria “Hako” Sh.p.k, Kriteret e veçanta, pika 1.d, operatori nuk ka paraqitur dokument që vërteton shlyerjen e të gjitha detyrimeve të maturuara të energjisë elektrike. Kriteret e veçanta, pika 2.1.2, operatori nuk ka paraqitur dokument që vërteton shlyerjen e të gjitha detyrimeve të taksave vendore, ka paraqitur dokument vetëm për vitin 2016 dhe nuk ka dokument për shlyerjen e taksave vendore për vitin 2014, 2015 Kriteret e veçanta pika 2.3.1, operatori nuk ka paraqitur dëshmi për furnizimet e mëparshme të ngjashme të kryera gjatë tre viteve të fundit. Faturat e paraqitura nuk i përkasin OE “Hako”. 3. Bashkimi i Operatorëve Ekonomikë “Lel” Sh.p.k dhe “Kazazi” Sh.p.k, 3.1 Kriteret e vecanta të kualifikimit, pika 2.3.1, operatori ka paraqitur fatura tatimore tërësisht të pa qarta, të pa lexueshme dhe të pa identifikueshme, që bëjnë të pamundur vlerësimin e këtij kriteri. 3.2 Kriteret e veçanta të kualifikimit, pika 2.3.3, operatori nuk ka paraqitur dokument që provon numrin mesatar 5 të punonjësve për vitin 2016. 3.3 Kriteret e veçanta të kualifikimit pika 2.3.4, operatori nuk ka paraqitur dokument që provon disponimin e çertifikatës së transportit për mjetin ATV, i cili lëshohet nga pushteti vendor. 3.4 Kriteret e vecanta të kualifikimit, pika 2.3.8, operatori nuk ka dorëzuar mostrat sipas specifikimeve teknike të autoritetit kontraktor për artikujt e kërkuar. 4. Bashkimi i Operatorëve Ekonomikë “M.C.Catering” Sh.p.k dhe “Regli” Sh.p.k 4.1 Kriteret e vecanta të kualifikimit, pika 2.3.7, bashkimi i OE nuk ka dorëzuar dokumentacionin e kërkuar që provon prezencën në stafin e tij të veterinerit prej vitit 2014 e në vazhdim. Dokumentacioni i paraqitur vërteton punësimin e veterinerit të subjektit prej vitit 2017 deri në vitin 2022. |