Appeals |
Nuk ka pasur ankesa. Janë skualifikuar Operatorët ekonomik të mëposhtëm: Përkatësisht për arsyet e mëposhtme: 1. Operatori ekonomik “Alba Konstruksion” shpk, nuk plotëson Dokumentat Standarte të Tenderit, Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 1. Shoqëria “Alba Konstruksion” shpk nuk ka paraqitur Listpagesat e punonjësve sipas formatit që kërkohet nga legjislacioni në fuqi për periudhën Shkurt 2016 – Shkurt 2017 shoqëruar me formularët e deklarimit të pagesave për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, çka bie në kundërshtim me Dokumentat Standarte të Tenderit, Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 4, gërma “b. Operatori ekonomik “Alba Konstruksion” shpk, referuar Shtojcës 9 si edhe dokumentacionit shoqërues për mjetet e paraqitura, nuk ka aftësinë e duhur teknike për realizimin me sukses të kontratës. Gjithashtu, Operatori ekonomik “Alba Konstruksion” shpk nuk ka paraqitur Grafikun e Punimeve 2. Bashkimi i Operatoreve ekonomik “Vëllezërit Hysa” shpk dhe “Beqiri” shpk, Shoqëria “Vëllezërit Hysa” shpk nuk plotëson pikën 1 të kapacitetit Teknik. Shoqëria “Beqiri” shpk nuk plotëson pikën 7 të kapacitetit Teknik. Bashkimi i Operatorëve ekonomikë “Vëllezërit Hysa” shpk dhe “Beqiri” shpk nuk plotëson pikën 16 të kapacitetit Teknik. 3. Bashkimi i Operatoreve ekonomik “Bitupave LLC” Degë e shoqërisë së huaj dhe “Rej” shpk, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave konstatoi se shoqëria “Rej” shpk nuk ka paraqitur asnjë dokumentacion për Drejtuesin Teknik të punimeve të deklaruar për procedurën e prokurimit . Për sa më lart, Bashkimi i Operatorëve ekonomik nuk zotëron kapacitet te mjaftueshem teknik per sa i perket personelit te nevojshem per te realizuar kontraten per kete objekt prokurimi. 4. Operatori ekonomik “Euroteorema Peqin” shpk, nuk plotëson pikën 14 të kapacitetit Teknik, nuk plotëson pikën 16 të kapacitetit Teknik. 5. Operatori ekonomik “Als Engineering Construction” shpk , Mungese e dokumentacionit të plotë ligjor, ekonomik dhe teknik. 6. Bashkimi i Operatorëve ekonomik “2T” shpk dhe “Kronos Konstruksion” shpk, nuk plotëson pikën 1 të kapacitetit Teknik. Bashkimi i Operatorëve ekonomikë “2T” shpk dhe “Kronos Konstruksion” shpk nuk plotëson pikën 16 të kapacitetit Teknik. 7. Bashkimi i Operatorëve ekonomik “Curri” shpk dhe “Xhengo” shpk, Shoqëria “Curri” shpk nuk ka paraqitur CV si dhe Librezën e punës për mjekun e përgjithshëm të deklaruar, çka bie në kundërshtim me DST, Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 6. Shoqëria “Xhengo” shpk nuk ka paraqitur CV, Librezën e punës si dhe Urdhërin e Mjekut për mjekun e përgjithshëm të deklaruar, çka bie në kundërshtim me DST, Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 6. Shoqëria “Xhengo” shpk nuk ka paraqitur Çertifikatën ISO 27001 – 2013 (të vlefshme), çka bie në kundërshtim me DST, Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 14. 8. Operatori ekonomik “Alko-Impex General Construction” Degë e shoqërisë së huaj , nuk ka paraqitur foto për çdo mjet të deklaruar sipas Shtojcës 9 e konkretisht për Kamionin vetshkarkues me targa 01-835XB dhe për Autobetonieret e deklaruara, çka bie në kundërshtim me DST, Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 16, gërma “d”, referuar Shtojcës 9 si edhe dokumentacionit shoqërues për mjetet e paraqitura, nuk ka aftësinë e duhur teknike për realizimin me sukses të kontratës. 9. Operatori ekonomik “Fusha” shpk, Operatori ekonomik “Fusha” shpk nuk plotëson pikën 16 të kapacitetit Teknik, nuk plotëson pikën 16.d të kapacitetit Teknik. |