Autoritet Prokurues | Qeverisja Vendore Tiranë |
Objekti i Kontrates |
Partneriteti Publik Privat për hartimin e detajuar dhe zbatimin e ndërtimit të një terminali të ri të transportit publik, mirëmbajtjen e tij, si dhe menaxhimin e mëvonshëm të terminalit të transportit publik të Tiranës ("Projekti"). Vlera e vlerësuar e projektit është 15.477.857,31 Euro (pesëmbëdhjetë milione e katërqind e shtatëdhjetë e shtatëmijë e tetëqind e pesëdhjetë e shtatë presje tridhjetë e një) (pa përfshirë TVSH). Gjatë ndërtimit të terminalit, objektivi i Autoritetit Kontraktor është përmirësimi i lëvizshmërisë së përgjithshme, duke siguruar një terminal me kapacitet të plotë transporti ku autobusët ndërqytetës do të shkarkojnë pasagjerë për në autobusë urbane dhe taksi përgjatë korridorit kryesor të qytetit në pjesën veriore, perëndimore dhe jugore të vendit, duke zvogëluar bllokimet e trafikut në qendër të qytetit, përmirësimin e ndotjes së ajrit dhe reduktimin e konsumit të karburantit për transport publik. (Vlera e koncesionit prej 2 098 487 894 leke eshte llogaritur me kursin e dites 1 € = 135.58 lekë) Autoriteti Kontraktor do të ofrojë një truall prej 85,000 metra katrorë vendosur përgjatë korridorit kryesor që çon në veri-perëndim, nga qyteti në drejtim të Durrësit, truall i cili do t'i kontraktohet në baza afat gjatë Ofertuesit fitues për të ndërtuar, operuar dhe për të ruajtur terminalin për të mirën e operatorëve dhe udhëtarëve. Në shkëmbim, të gjitha tarifat e vendqendrimit të autobusëve, të ardhurat e qiradhënies me pakicë, dhe tarifat e parkimit, do të arkëtohen nga Operatori Ekonomik për amortizimin e CAPEX-it të tij fillestar, shpenzimet operative, dhe për mbulimin e shërbimit të borxhit. Vendndodhja e objektit te kontratës - Rruga e Kastrioteve, Kthesa e Kamzes, Tirane Burimi i financimit - Sektori Privat Sqarim ne lidhje me kriterin e vendosur ne piken 22.3/d “Kapaciteti Teknik Eksperiencë në projektim” per procedurën e tenderit të Koncensionit / Partneritetit Publik Privat Për Kontratën e Punëve Civile me objekt “Për Hartimin, Ndërtimin, Financimin, Operimin, Mirëmbajtjen dhe Transferimin e Terminalit të Transportit Publik Tiranë, të publikuar nga Bashkia Tiranë më datë 04.01.2016, ju sqarojmë si më poshtë: Kriteret e veçanta të kualifikimit janë të detyrueshme për t’u plotësuar nga operatorët ekonomikë pjesmarrës në procedurën konkurruese dhe jo nga nënkontraktorët. Bazuar në ligjin nr.125/2013 “Për Koncesionet dhe Partneritetin Public Privat”, pika 2, neni 22, përcaktohet shprehimisht “Procedura për dhënien e koncesionit /PPP, me vlerë mbi kufirin e ulët monetar, bëhet në pajtim me dispozitat përkatëse të ligjit të prokurimit publik”. Për nënkontraktimin e partneriteteve publike private, që realizohen si kontrata të punëve publike ose të shërbimit publik, zbatohen dispozitat përkatëse të ligjit të prokurimit publik, në përputhje me rrethanat. Në nenin 34 të ligjit të mësipërm përcaktohet se: Autoriteti kontraktor mund: |
Lloji i Procedures | Procedurë e Hapur |
Statusi i koncesionit | Njoftuar Fituesi |
Kompania Koncesionare |
|
Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve | 03-04-2017 |
Data e mbajtjes se koncesionit | 03-04-2017 |
Nr. i Operatoreve Konkurues | |
Operatore Konkurues | |
Operator Ekonomik Kontraktues | |
Kosto koncesionare | 2,098,487,894.00 |
Kohezgjatja e koncesionit(vjet) | 35 |
Data e shpalljes se koncesionit | 04-01-2017 |
Oferta fituese Leke pa TVSH | |
Data e shpalljes se fituesit | 21-04-2017 |
Vlera e kontraktuar Leke me TVSH | |
Data e lidhjes se kontrates | |
Kohezgjatja e kontrates | |
Ankesa |
Ankesë bërë nga shoqëria 2T shpk. Protokolli Nr. 71, Datë 16.01.2017 Objekti i Ankesës mbi Kriteret e Pjesëmarrjes në Tender të vendosura nga Autoriteti Prokurues. Konkretisht Pretendohet se:
Përsa më sipër, në mbledhjen e datës 03.02.2017, Komisioni i Prokurimit Publik vendosi:
|
Arsyeja e Anulimit | |
Buletini i Prokurimeve Publike | |
Akte/Marreveshje Koncesionare |
Autoritet Prokurues | Qeverisja Vendore Tiranë | ||||
Objekti i Kontrates |
Hartimi i detajuar dhe Zbatimi i Ndërtimit të një Terminali të ri të Transportit Publik, Mirëmbajtjen e tij të zakonshme dhe të jashtëzakonshme, si dhe Menaxhimin e mëvonshëm të terminalit të transportit publik të Tiranës. Vlera e vlerësuar e Projektit është 15.5 milionë Euro. Autoriteti Kontraktor do të zbatojë procedurën e hapur të tenderit në pajtim me nenin 22 të ligjit shqiptar të konçesioneve dhe partneritetit publik privat nr. 125/2013. Autoriteti Kontraktor do të ofrojë një truall prej 85,000 metra katrorë vendosur për gjatë korridorit kryesor që çon në veri-perëndim, nga qyteti në drejtim të Durrësit, truall i cili do t'i kontraktohet në baza afatgjatë Ofertuesit fitues për të ndërtuar, operuar dhe për të ruajtur terminalin për të mirën e operatorëve dhe udhëtarëve.
Objekti i projektit përshkruhet si “Zgjidhja 3” në dokumentin "Përshkrimi i Projektit" (zgjidhja pa parking nëntokësor) me përjashtim të godinave të mëposhtme:
a) Qendra tregtare dhe kulturore; b) Kulla me ambiente zyrash, hotel dhe salla konferencash; c) Parkingu i makinave me shumë nivele; d) Motel; e) Stacioni i trenave-tramvajeve; f) Magazina e tramvajeve. Projektimi i Terminalit duhet të garantojë funksionalitetin e plotë të Terminalit nëpërmjet vetëm ndërtimit dhe aktivizimit të godinave dhe ambienteve të mëposhtme: 1. Hyrjes në Terminal me sheshrrotullim në SH1 (Rruga Kastrioti); 2. Rrugët qarkulluese të Terminalit me zbritjen dhe marrjeve e pasagjerëve; 3. Parkingun e autobusëve, furgon taksi dhe taksive; 4. Godinave të udhëtarëve; 5. Urave të këmbësorëve; 6. Garazhit të autobusëve dhe stacionit të shërbimit të karburantit; 7. Hapësirës publike; 8. Lehtësimit mjedisor. Një listë e plotë e të gjitha përdorimeve në godinat e përfshira në Detyrën 4 ndodhet në Zgjidhjen 3 të Përshkrimit të Projektit. Në shkëmbim, të gjitha tarifat e vendqendrimit të autobusëve, të ardhurat e qiradhënies me pakicë, dhe tarifat e parkimit, do të arkëtohen nga Operatori Ekonomik për amortizimin e CAPEX-it të tij fillestar, shpenzimet operative, dhe për mbulimin e shërbimit të borxhit. Kontrata do të jetë me konkurs ndërkombëtar.Kohëzgjatja e Kontratës do të jetë 15 deri në 35 vite. Shënim nga Open Procurement Albania: Sipas Dokumentave Standarte, Projekti i plotë mund të kërkohet nga palët e interesuara pranë Autoritetit Kontraktor, Bashkia Tiranë. Ky konçesion është anuluar sepse Komisioni vlerëson ofertat e paraqitura të pavlefshme. |
||||
Lloji i Procedures | Procedurë e Hapur | ||||
Statusi i koncesionit | Shpallur Procedura | ||||
Dokumenta ne lidhje me fazen pergatitore dhe konsultimin publik | Dokumenta në lidhje me fazën përgatitore dhe konsultimin publik nuk ka | ||||
Kompania Koncesionare | |||||
Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve | 07-11-2016 | ||||
Data e mbajtjes se koncesionit | 07-11-2016 | ||||
Nr. i Operatoreve Konkurues | |||||
Operatore Konkurues | |||||
Operator Ekonomik Kontraktues | |||||
Kosto koncesionare | |||||
Kohezgjatja e koncesionit(vjet) | 35 | ||||
Data e shpalljes se koncesionit | 15-09-2016 | ||||
Oferta fituese Leke pa TVSH | |||||
Data e shpalljes se fituesit | |||||
Vlera e kontraktuar Leke me TVSH | |||||
Data e lidhjes se kontrates | |||||
Kohezgjatja e kontrates | 35 vjet | ||||
Ankesa | |||||
Arsyeja e Anulimit | |||||
Buletini i Prokurimeve Publike | |||||
Akte/Marreveshje Koncesionare |
|