Mbi Projektin
Databaza për prokurime transparente dhe për Fondin Shqiptar të Zhvillimit në Qeverisjen Vendore përkon me një katalog të dhënash transparente (open data) mbi procedura tenderimi në 61 Bashkitë e vendit. Databaza ka informacion të mirëstrukturuar për çdo procedurë apo kontratë të tenderuar mbi Punë Publike; Blerje Mallrash; Blerje Shërbimesh apo Partneritete Publike Private PPP.
Databaza dhe katalogu janë në respekt të parimeve dhe standardeve të Open Contracting Partnership.
Të dhënat janë për çdo tenderim të shpallur nga data 1 Korrik 2015 dhe ongoing. Konkretisht në këtë databazë mirëstrukturohen të dhëna për çdo tender me burim publikimet qeveritare si:
- Faqe zyrtare e Agjencisë së Prokurimeve Publike APP seksionet Njoftime, Regjistër Parashikimesh dhe Realizimesh, njoftime të tjera.
- Buletinit të Njoftimeve Publike, publikim javor me të dhëna për prokurimet dhe procedurat publike.
- Web i Komisionit të Prokurimit Publik, Vendime mbi tendera për të cilat aplikohet procedura e ankimimit.
- Publikime në web të Ministrisë së Financave mbi Transaksione Thesari.
- Databaza e Qendrës Kombëtare të Biznesit.
Informacioni mirëstrukturohet me qëllim që të jetë i aksesushëm për publikun në çdo kohë (konsistent), lehtësisht i gjetshëm (machine readible), i lehtë për t’u përdorur dhe ripërdorur (reusable, konvertim i çdo pasaporte tenderi në formatet JSON apo EXCEL), i lehtë për t’u kuptuar. Standartet e sipërshënuara nuk janë të aplikueshme në formatet dhe standardet e publikimit në databazat zyrtare.
RedFlag është një sistem i vlerësimit dhe skanimit të cilësisë së prokurimeve. Sistemi përzgjedh dhe markon në mënyrë automatike, përmes algoritmeve, disa procedura të cilat përkojnë me fakte, ngjarje, grup rrethanash. Secili fakt paraqet indicie për rrezik të mundshëm për sjellje të paligjshme, joetike, me risk të lartë për favorizim, mungesë konkurrence dhe rrezik potencial për pabarazi në garë.
Databaza dhe algoritmi RedFlags, ndihmojnë dhe fuqizojnë disa grupe të rëndësishme civile si:
- taksapaguesit të kuptojnë se si po shpenzohen para të tyre
- gazetarët për të përgatitur raportime të bazuara në fakte
- aktorët të tjerë pjesë e programeve për transparencë dhe monitorim watchdog.
Sistemi RedFlag është inkorporuar me databazën me qëllimin e mirë për të evidentuar në kohë reale indicie mbi tendera dhe kontrata me probabilitet për keqpërdorim, pabarazi në garë, favorizim, klientelizëm apo korrupsion.
Në kontekstin e këtij Programi termi Prokurim, është përdorur për çdo garë, apo tenderim, qoftë edhe pjesë e një Prokurimi me Lote, sa kohë që për secilin lot, zhvillohet një garë e veçantë (konkurrent, objekt, kontraktor, kontratë e veçantë). Për pasojë numri i procedurave Prokurime në kontekstin e evidencave të institucioneve qeveritare, mund të jetë i ndryshëm nga numri i prokurimeve në databazën për Prokurime Transparente. Kjo duke synuar monitorim të detajuar për çdo kontratë.
Donator: National Endowment for Democracy