Autoritet Prokurues | Ministria e Infrastruktures dhe Energjise | |||
Objekti i Kontrates |
Dhënia me koncesion/partneritet publik privat për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e “Portit të Integruar” në Triport Vlorë.
- Forma e kontratës: B.O.T (Ndërtim – Operim – Transferim). - Burimi i financimit: Investim privat - Numri i referencës: REF-02462-08-09-2021 _________________________ - Vlera e investimit e projektit nuk duhet te përllogaritet nga ofertuesit me e vogel se 44900000 Euro pa TVSH ( Shtojca 9 e DPK). _________________________ Projekt koncesionar/PPP “Për Ndërtimin, Operimin dhe Transferimin e mirëmbajtjen e “Portit të Integruar” në Triport Vlorë është propozimi i pakerkuar i miratuar nga Autoriteti Kontraktues. Referuar nenit 25 te Ligjit nr.125/2013 “Per koncesionet dhe Partneritetin publik Privat” te ndryshuar, dhe nenit 15 te VKM nr. 575 datë 10.7.2013 "Për miratimin e rregullave për vlerësimin dhe dhënien me koncesion/partneritet publik privat”, i ndryshuar,, Shuma e kompensimit eshte shuma që do t’i paguhet nga ofertuesi fitues, propozuesit për përgatitjen e studimit të fizibilitetit vetëm nëse propozuesi ka marre pjese ne gare por nuk eshte shpallur fitues. Shuma e kompensimit per shpenzimet e kryera nga propozuesi per përgatitjen e studimit te fizibilitetit do te jete sipas faturave qe vërtetojnë kryerjen e shpenzimeve, vlere e cila nuk mund te jete me e larte se 1% e vlerës se investimit _________________________ Pozicioni gjeografik - Porti i Integruar ne Triport, Vlorë parashikohet të ndërtohet 9 km në Veri-Lindje të qytetit të Vlorës dhe konkretisht në portin e peshkimit të këtij qyteti të quajtur “Triport”. Porti ndodhet në bregdetin jugor të Shqipërisë, afërsisht 160 km në veri të kufirit tokësor me shtetin e Greqisë dhe konkretisht 167 km larg nga pika kufitare më e madhe me Greqinë që është Kakavia 150 km (80 Nm) nga deti deri në Portin e Korfuzit dhe vetëm 90 km (50 Nm) nga rajoni i Puglias në Itali. Kufiri tokësor me Malin e Zi është afërsisht 244 km në veri të Vlorës, dhe hyrja në Gjirin e Kotorrit (gjithashtu formon kufirin tokësor midis Malit të Zi dhe Kroacisë) është 125 Nm me det. Porti i Peshkimit Triport ndodhet rreth 3 KM në veri të Portit të Vlorës., i cili eshte nen administrimin e Ministrisë se Infrastrukturës dhe Energjisë. _________________________ Kërkesat teknike të Projektit Projekti i Portit të Integruar Vlorë parashikon ndërtimin e një infrastrukture portuale moderne dhe bashkëkohore në portin aktual të peshkimit në Vlorë me anën e të cilës do të bëhet e mundur transferimi i aktivitetit tregtar për përpunimin e mjeteve lundruese që transportojnë pasagjerë dhe mallra nga Porti i Vlorës. - Porti i Integruar duhet të akomodojë minimalisht: - 133 mjete lundruese peshkimi të gjatësive deri 30ml; - 2 mjete lundruese për transportin e pasagjerëve me gjatësi deri në 152 ml; - 1 mjet lundrues për transportin e mallrave me gjatësi deri 120ml. Infrastruktura Detare Porti i Integruar duhet të sigurojë (por jo të kufizohet në) punët e mëposhtme civile dhe detare: 1. Infrastruktura për akomodimin e mjeteve lundruese të peshkimit: a. do të ndërtohen tre (3) skela pingule në anën veriperëndimore të basenit të brendshëm, me gjatësi përkatësisht 60m, 50m dhe 65m; b. do të restaurohen tre skelat ekzistuese në anën e strehës së molit të brendshëm që rrihet nga era, duke rritur në këtë mënyrë kapacitetin e dokeve për anijet e peshkimit; - Marina duhet të akomodojë minimalisht 400 anije. Ankorimet e llojeve të ndryshme tē anijeve duhet të reflektojnë flotën tipike moderne që pritet të lundrojë në detet Jon dhe Adriatik, duke u mbrojtur gjithashtu kundër ndryshimeve të mundshme në tregje dhe karakteristika të anijeve. Infrastruktura për anijet pasagjere. a. do të ndërtohet një kalatë në formë L-je për të mundësuar vendankorim shtesë me kënd 90o pranë dy vendankorimeve bazë. b. Muri i kalatës do ketë gjatësi minimalisht 125ml. c. Gjerësia e murit të kalatës është 65m për të krijuar një zonë tokësore në platformë, e cila do të përdoret për korsitë e pritjes së mjeteve _________________________ Njoftimi i fituesit eshte bere ne Buletinin Nr. 158 datë 1 Nëntor 2021br/> Njoftimi i Klasifikimit është bërë më datë 10.08.2021. Afati i negocimit të Kontratës do të jetë 150 ditë nga marrja e njoftimit të fituesit. |
|||
Lloji i Procedures | Procedurë e Hapur | |||
Statusi i koncesionit | Njoftuar Fituesi | |||
Kompania Koncesionare |
|
|||
Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve | 17-09-2021 | |||
Data e mbajtjes se koncesionit | 17-09-2021 | |||
Nr. i Operatoreve Konkurues | 3 | |||
Operatore Konkurues |
1. “AGBES CONSTRUKSION” sh.p.k & “BESTA” sh.p.k & “Premium Construction &
Maintenance” sh.p.k & “ITE. GRUP” sh.p.k & “ARKONSTUDIO” sh.p.k 2. “ALBAVIA” sh.p.k 3. “ED KONSTRUKSION” sh.p.k |
|||
Operator Ekonomik Kontraktues |
|
|||
Kosto koncesionare | ||||
Kohezgjatja e koncesionit(vjet) | 35 vjet | |||
Data e shpalljes se koncesionit | 10-08-2021 | |||
Oferta fituese Leke pa TVSH | 40000000 Euro | |||
Data e shpalljes se fituesit | ||||
Vlera e kontraktuar Leke me TVSH | ||||
Data e lidhjes se kontrates | ||||
Kohezgjatja e kontrates | 35 vjet | |||
Ankesa |
Nuk ka pasur ankesa. Janë Skualifikuar operatorët ekonomik: 1. “ALBAVIA” sh.p.k, për këto arsye: - nuk ka paraqitur Formularin e Ofertës të plotësuar sipas shtojcës nr. 1 të DPK - nuk ka paraqitur Sigurimin e Ofertës sipas shtojcës nr.3 të DPK, sipas kërkesës së germës a) pika 1 të pikës 2 “Kriteret e veçanta të kualifikimit” të shtojcës nr. 9 të DPK - nuk ka dorëzuar të gjithë dokumentacionin e kërkuar dhe në përputhje me kërkesat e parashikuara në shtojcën nr. 9 të DPK, si dhe nuk përmbushen kapaciteti ligjor, ekonomiko-financiar dhe teknik sipas Dokumenteve të Procedurës Konkurruese. 2. “ED KONSTRUKSION” sh.p.k, për këto arsye: - nuk ka paraqitur Sigurimin e Ofertës sipas shtojcës nr. 3 të DPK, sipas kërkesës së germës a) pika 1 të pikës 2 “Kriteret e veçanta të kualifikimit” të shtojcës nr. 9 të DPK - nuk ka dorëzuar të gjithë dokumentacionin e kërkuar dhe në përputhje me kërkesat e parashikuara në shtojcën nr. 9 të DPK - nuk përmbushen kapaciteti ligjor, ekonomiko-financiar dhe teknik sipas Dokumenteve të Procedurës Konkurruese. |
|||
Arsyeja e Anulimit | ||||
Buletini i Prokurimeve Publike | ||||
Akte/Marreveshje Koncesionare |
|