Autoritet Prokurues |
Ministria e Infrastruktures dhe Energjise |
Objekti i Kontrates |
Koncesion/PPP : Projektim, ndërtim, operim, mirëmbajtje, rehabilitim dhe transferim i segmentit rrugor Milot-Thumanë
Vendndodhja e objektit te kontratës: Gjurma e kësaj rruge fillon pranë nyjës së Milotit dhe përfundon
pranë rrethrrotullimit të Thumanës. Aksi shtrihet në rrugën kombëtare SH1(A1):
Numri i referencës : REF-37639-08-01-2022
Forma e kontratës: Projektim, ndërtim, operim, mirëmbajtje, rehabilitim dhe transferim (Koncesion/PPP);
Vlera e parashikuar e projektit: 44 620 189 Euro (pa TVSH).
Burimi i financimit: Investim privat
__________________________________________________
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka vendosur të implementojë projektin për dhënien me
konçesion/partneritet publik privat per projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen,
rehabilitimin dhe transferimin e segmentit rrugor Milot – Thumanë.
Përzgjedhja e Ofertuesit Fitues do të bëhet në bazë të një procedure konkurruese (procedurë e
hapur) sipas kritereve kualifikuese dhe vlerësuese të specifikuara në këtë dokument.
Kohëzgjatja e kontratës koncesionare/PPP do të jetë 35 (tridhjetë e pesë) vjet nga hyrja në fuqi
e saj. Kjo Kontrate hyn ne fuqi pas nënshkrimit nga palët dhe pas botimit te Vendimit te
Keshillit te Ministrave te miratimit te saj ne Fletoren Zyrtare te Republikes se Shqiperise.
|
Lloji i Procedures |
Procedurë e Hapur |
Statusi i koncesionit |
Njoftuar Fituesi |
Kompania Koncesionare |
K58615301M-K61814023M-K51408016J
“Gener 2” sh.p.k& “Illyrian Consulting Engineers” sh.p.k & “I.D.K - Konstruksion” sh.p.k
|
Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve |
30-09-2022 |
Data e mbajtjes se koncesionit |
30-09-2022 |
Nr. i Operatoreve Konkurues |
4 |
Operatore Konkurues |
1.Bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive “Gener 2” sh.p.k, “Illyrian Consulting Engineers” sh.p.k. dhe “I.D.K- Konstruksion” sh.p.k
2.“A.N.K” sh.p.k
3.Bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive “Salillari” sh.p.k., “Zdravo” sh.p.k. dhe “Infrakonsult” sh.p.k
4.Bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive “VEGA” sh.p.k “Everest” sh.p.k dhe “UTS 01” sh.p.k. |
Operator Ekonomik Kontraktues |
|
Kosto koncesionare |
44 620 189 Euro |
Kohezgjatja e koncesionit(vjet) |
35 vjet |
Data e shpalljes se koncesionit |
02-08-2022 |
Oferta fituese Leke pa TVSH |
44,620,189 Euro pa TVSH (Vlere Investimi) |
Data e shpalljes se fituesit |
13-02-2023 |
Vlera e kontraktuar Leke me TVSH |
|
Data e lidhjes se kontrates |
|
Kohezgjatja e kontrates |
|
Ankesa |
Nuk ka pasur ankesa.
Jane skualifikuar operatoret ekonomike te meposhtem:
1.“A.N.K” sh.p.k, per arsye:
- Shoqëria “A.N.K” sh.p.k nuk ka realizuar me shoqërinë “A&E Engineering” sh.p.k, e deklaruar si përgjegjëse për realizimin e Projektimit, një marrëveshje për krijimin e këtij bashkimi operatorësh ekonomik sipas kërkesës të pikës 1.3.1 të nënpikës 1.3 “Eksperienca në Projektim” të pikës 2 “Kriteret e veçanta të kualifikimit” të shtojcës nr. 9 të DPK; nuk ka plotësuar kriterin kualifikues “Eksperienca në Ndërtim” ku të vërtetoj se ka përvojë minimale ndërtimore në ndërtimin e veprave të mëdha të artit, sipas kërkesës së pikës I) të germës a) të pikës 1.3.2 të nënpikës 1.3 “Kapaciteti teknik” të pikës 2 “Kriteret e veçanta të kualifikimit” të shtojcës nr. 9 të DPK, si dhe nuk ka paraqitur deklaratat përkatëse, si përfaqësues ose të secilit prej anëtarëve, sipas përcaktimeve në numrat ix, x, xi të nënpikës 2.1 “Kapaciteti Ligjor i operatorëve ekonomikë” të pikës 2 “Kriteret e veçanta të kualifikimit” të shtojcës nr. 9 të DPK.
2.Bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive “VEGA” sh.p.k “Everest” sh.p.k dhe “UTS 01” sh.p.k. , per arsye:
Bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive “VEGA” sh.p.k, “Everest” sh.p.k dhe “UTS 01”
sh.p.k i cili është krijuar nëpërmjet Kontratës së Bashkëpunimit ndërmjet Bashkimit të
Përkohshëm të Shoqërive nr. 3365 Rep. & nr. 1191 Kol. datë 29.09.2022 me përfaqësues
“VEGA” sh.p.k., me administrator znj. Yllka Dungu nëpërmjet Prokurës së Posaçme nr.
3366 Rep. & nr. 1192 Kol. datë 29.09.2022, nuk përmban të gjithë dokumentacionin e
kërkuar dhe në përputhje me kërkesat e parashtruara në shtojcën nr. 9 të DPK. Sikurse
është parashtruar dhe në kërkesën për sqarim drejtuar Bashkimit të Përkohshëm të
Shoqërive “VEGA” sh.p.k “Everest” sh.p.k dhe “UTS 01” sh.p.k nëpërmjet shkresës nr.
241/1 prot., datë 10.01.2023, ku ndër të tjera është kërkuar sqarim “Duke qenë se, në
ofertën e dorëzuar prej jush në sistem, në file-et e emërtuara “UTS01__Vertetim_debie_Oshee” dhe “385-2022_Vertetim_Debie_-_OSHEE” nuk gjendet
vërtetim debie OSHEE i shoqërisë “Everest” sh.p.k anëtare e B.O.E, lutem sqarimin tuaj
se në cilin file është përfshirë ky dokument” ndërkohë B.O.E me shkresën nr. 19 prot.,
datë 12.01.2023 nuk ka dhënë sqarimet e kërkuara nga MIE mbi vërtetimin e OSHEE,
por ka përcjellë kopje të vërtetim debie të lëshuar nga FSHU për shoqërinë “Everest”
sh.p.k, të noterizuar në datë 12.01.2023, një dokument i ri i cili nuk ka qenë përfshirë në
dokumentacionin e ofertës të dorëzuar nga ky Bashkim i Përkohshëm i Shoqërive. Pra,
shoqëria “Everest” sh.p.k, anëtare e B.O.E nuk ka paraqitur një vërtetim që konfirmon
shlyerjen e të gjitha detyrimeve të maturuara të energjisë elektrike të kontratave të
energjisë që ka operatori ekonomik që është i regjistruar në Shqipëri, sipas kërkesës së
pikës 6 të nënpikës 2.1. “Kapaciteti ligjor i operatorëve ekonomikë” të pikës 2 “Kriteret
e veçanta të kualifikimit” të shtojcës nr. 9 të DPK.
Ndërsa, janë kualifikuar:
- Bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive “Gener 2” sh.p.k., “Illyrian Consulting Engineers”
sh.p.k. dhe “I.D.K- Konstruksion” sh.p.k. në vend të parë, me 95.5 pikë nga 100 pikë të
mundshme.
- Bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive “Salillari” sh.p.k., “Zdravo” sh.p.k. dhe
“Infrakonsult” sh.p.k në vend të dytë, me 78.333 pikë nga 100 pikë të mundshme. |
Arsyeja e Anulimit |
|
Buletini i Prokurimeve Publike |
|
Akte/Marreveshje Koncesionare |
|