Autoritet Prokurues | Ministria e Infrastruktures dhe Energjise |
Objekti i Kontrates |
Për dhënien me koncesion të Segmentit Rrugor Milot - Balldre - Forma: Koncesion; - Objekti: Projektim, ndërtim, operim, mirëmbajtje, rehabilitim dhe transferim i segmentit rrugor “Milot-Balldre” dhe Lloji i Kontratës “Punë” - Nr. Reference - REF-33965-12-18-2024 - Vendndodhja e objektit të Kontratës: Gjurma e propozuar e rrugës “Milot-Balldre” fillon në nyjen e Milotit, ku do të lidhet me segmentet e tjera rrugore Milot-Thumanë-Kashar-Lekaj dhe me Rrugën e Kombit, dhe do të përfundojë në rrugën ekzistuese Tiranë –Shkodër, në Balldre Vlera e Totale e parashikuar për Kontratën është 364’732’924 EUR pa TVSH. Në këtë vlerë përfshihen shuma e Vlerës së Projektimit , Vlerës së Operimit, vlerës së Mirëmbajtjes rutinë dhe kapitale. - Vlera e parashikuar e Projektit është 3’650’964 EUR pa TVSH (Projektimi) plus 182’548’198 EUR pa TVSH (Ndërtim, rehabilitim) plus 10’122’482 EUR pa TVSH (Sistemi i Pagesës (toll) - Vlera e parashikuar e Operimit është 84’979’849 EUR pa TVSH (Operimi) - Vlera e parashikuar e Mirëmbajtje Rutinë dhe Kapitale është 83’431’431 EUR pa TVSH Burimi i financimit: Investim Partneri Privat _______________________________________________________ Korridori Adriatik-Jon (AIC) është i identifikuar paraprakisht si pjesë e Korridorit TEN-T Mesdhetar (siç paraqitet në hartën më poshtë), duke shtrirë Korridorin Kryesor të Rrjetit të BEsë në Rajonin e Ballkanit Perëndimor (Rregullorja e KE 2016/758 duke ndryshuar rregulloren Nr. 1315/2013). Ai do të lidhë Evropën Qendrore dhe Italinë e Veriut me Ballkanin në Evropën Juglindore, me Slloveninë, Kroacinë, Bosnjë-Hercegovinën, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Greqinë. Gjatësia e vlerësuar e të gjithë Korridorit të Mesdheut është rreth 1550 km. Në Ballkanin Perëndimor, korridori kalon nëpër Mal të Zi (afërsisht. 7% e gjatësisë totale) dhe Shqipëri (afërsisht 20% e gjatësisë totale ose 318 km). Krijimi i rrjetit që synon të forcojë sigurinë në rrugë, planifikimin e transportit, lidhjen rajonale, lëvizjen, konkurrencën dhe integrimin me rrjetin TEN-T të BE-së. Segmenti ekzistues i rrugës që shërben për drejtimin nga Miloti në Balldre dhe zonat përreth, është me dy drejtime (vajtje-ardhje). Rruga ekzistues ka një gjatësi më të madhe nga propozimi i ri, parametra teknik të lëvizjes në këtë rrugë janë të një niveli shumë të ulët. Kjo rrugë kalon nëpër qytetin e Lezhës, me trafik shumë të rënduar dhe rrjedhimisht, ka kohë më të gjatë udhëtimi dhe konsum më të madh karburanti etj. Seksionet e rrugës ekzistuese funksionojnë brenda kapacitetit të tyre, por në periudha të ndryshme sidomos gjatë sezonit veror mbingarkohet jashtë kapacitetit, si efekt i frekuentimit të plazheve që ndodhen në këtë zonë (plazhi i Shëngjinit, plazhi i Tales, plazhi i Velipojës) dhe portit të Shëngjinit. Sipas parashikimit të kërkesës së trafikut, kapaciteti do të tejkalohet së shpejti, duke rritur numrin e automjeteve në qarkullim, duke sjell pamundësinë e përballimit te këtij kapaciteti nga rruga ekzistuese. Autostrada e re do të shtrihet nga Miloti në Balldre, si vazhdim i autostrades Kashar-ThumanëMilot, duke përmirësuar këtë pjesë nga rrugë kategoria “C” në autostradë të kategorisë “A”. Aksi Milot-Balldre që parashikohet në këtë studim është i gjatë rreth 17 km. Seksioni i propozuar plotëson karakteristikat e një autostrade të kategorisë A. Ky aks do të ketë një karrexhatë dyfishe me nga dy korsi, me një ndarëse korsish dhe korsi të emergjencës, bankine, tunel me dy tuba, vepra arti të mëdha mbi lumin Mat dhe lumin Drin, vepra arti të vogla, rrugët paralele të kategisë F2, nyjet në disnivel bashkë me rrugët lidhëse, rrugë alternative pa pagesë të kategorisë “C” në një distancë jo më pak se 1 km nga aksi kryesor, si dhe operimin dhe mirëmbajtjen e Infrastrukturës së Operimit përfshirë kabinat, sistemin e portave të automatizuara për lejimin e hyrje daljeve në Rrugë, sensorët e trafikut dhe elementet e tjera matëse, sistemin elektronik për mbledhjen e Tarifave dhe të monitorimit të trafikut, serverat e nevojshëm për mbajtjen dhe përpunimin e të dhënave të trafikut dhe të arkëtimeve përkatëse, si dhe çdo element tjetër të nevojshëm për realizimin e shërbimit të mundësimit të aksesit në rrugë të Përdoruesve, arkëtimin e Tarifës, kontrollin e trafikut dhe ofrimin e ndihmës për përdoruesit, parandalimin e shkeljeve, duke përfshirë reagimin në rast ndërhyrjesh urgjente. |
Lloji i Procedures | Procedurë e Hapur |
Statusi i koncesionit | Shpallur Procedura |
Kompania Koncesionare | |
Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve | 17-02-2025 |
Data e mbajtjes se koncesionit | 17-02-2025 |
Nr. i Operatoreve Konkurues | |
Operatore Konkurues | |
Operator Ekonomik Kontraktues | |
Kosto koncesionare | 364,732,924 Euro |
Kohezgjatja e koncesionit(vjet) | 35 vite |
Data e shpalljes se koncesionit | 19-12-2024 |
Oferta fituese Leke pa TVSH | |
Data e shpalljes se fituesit | |
Vlera e kontraktuar Leke me TVSH | |
Data e lidhjes se kontrates | |
Kohezgjatja e kontrates | |
Ankesa | |
Arsyeja e Anulimit | |
Buletini i Prokurimeve Publike | |
Akte/Marreveshje Koncesionare |