Open Procurement Albania

Partneriteti Publik Privat për Hartimin, Ndërtimin, Financimin, Operimin, Mirëmbajtjen dhe Transferimin e Terminalit Jug-lindor të Transportit Publik Tiranë

Autoritet Prokurues Qeverisja Vendore Tiranë
Objekti i Kontrates Me datë 18.12.2015, me shkresen me nr./prot. 21864 shoqëria Praslin Investment AL. Sh.A. ka bërë propozimin e pakërkuar për ndërtimin e terminalit jug-lindor ne Bashkine e Tiranes.
Projekti i Terminalit Juglindor i paraqitur propozon ndërtimin, operimin dhe menaxhimin e Terminalit Juglindor të Tiranës për autobusët. Ai do të ngrihet pranë hyrjes së autostradës Tiranë – Elbasan dhe segmentit lindor të Unazës së Madhe të Tiranës dhe do të ofrojë shërbimet e plota të një terminali bashkëkohor si dhe ambiente të tjera shtesë për shërbimet të domosdoshme për udhëtarët dhe operatorët e shërbimit të transportit, gjatë stacionimit të tyre.
Projekti i Terminalit Juglindor, do të zhvillohet në një pronë private të ofruar nga investitori me një sipërfaqje totale 20.000 m2 e cila ofron akses mjaft të kënaqshëm për zhvillimin e Terminalit. Kompleksi i Terminalit do të përbëhet nga ambientet e hapura dhe ndërtesat kryesore e Terminalit. Ambientet e hapura, të cilat përfshijnë sheshet, rrugët e qarkullimit të bdendshëm të Terminalit, trotuarët, pikat e kontrollit të hyrje-daljeve në terminal zënë një sipërfaqje prej 12.000m2.
Gjithashtu në kufirin perëndimor të Terminalit do të realizohet një rrugë që do të shërbejë për të lidhur Terminalin dhe pronat e tjera (jo pjesë e Terminalit, me autostradën Tiranë – Elbasan dhe unazën e jashtme të Tiranës. Kjo rrugë do të realizohet së bashku me sistemin e përroit të Kabillit (sipas Projektit Inxhinierik përkatës dhe zë një sipërfaqje rreth 1500 m2). Ndërtesa që do të ketë shërbimet kryesore të Terminalit ka një sipërfaqje rreth 10.500 m2, të organizuara në dy kate. Sipas propozimit, kompleksi i Terminalit do të përbëhet nga ambientet e hapura dhe ndërtesat e Terminalit, të cilat do të përbëhen nga:
– Sallë pritje (kati -1) – 650m2
– Holle dhe korridore (kati përdhe dhe kati -1) – 1600 m2
– Biletari (kati përdhe) – 80 m2
– Njësi Tregtare (kati përdhe) – 185 m2
– Bar – Kafe (kati përdhe dhe kati -1) – 225 m2
– Zyrat për kompanitë e transportit (ndërkat i katit përdhe) – 450 m2
– Servisi për mirëmbajtjen e autobusëve (ndërtesë e veçantë ) – 200 m2
– Bagazhe (kati përdhe) – 100 m2
– Zyrat e menaxhimit dhe sigurisë së Terminalit – 200 m2
– Ambient clodhje për shoferët (ndërtesë e veçantë) – 100 m2
– WC (kati përdhe) – 110 m2
– Kabinë elektrike – 70 m2
Ndërsa në Parkimin me një sipërfaqje prej 6000 m2 përfshihen:
– Vendqëndrime për autobusët qytetas dhe mbërritjet -9;
– Vendqëndrime për nisjet – 24;
– Vendqëndrime për nisjet 8+1 -9;
– Parkim bus në pritje -12;
– Taksi 4+1 -5;
– Kiss and ride -10;
– Parkim për makina private -150;
– Hapësirat e këmbësorëve dhe dy katet e ndërtesës janë të lidhura me platformat e Terminalit, nëpërmjet shkallëve fikse, shkallëve lëvizëse dhe ashensorë.
Lidhja e Terminalit me autostradën Tiranë – Elbasan dhe Unazën e Madhe të Tiranës, do të realizohet me anë të një rruge që do të kalojë mbi përrua (me tombino). Sipërfaqja e rrugës parashikohet të jetë 1,500 m2.
Lloji i Procedures Kërkesë për Propozim
Statusi i koncesionit Shpallur Regjistri Parashikimeve
Kompania Koncesionare
  • Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve
    Data e mbajtjes se koncesionit
    Nr. i Operatoreve Konkurues
    Operatore Konkurues
    Operator Ekonomik Kontraktues
  • Kosto koncesionare
    Kohezgjatja e koncesionit(vjet) 20
    Data e shpalljes se koncesionit
    Oferta fituese Leke pa TVSH
    Data e shpalljes se fituesit
    Vlera e kontraktuar Leke me TVSH
    Data e lidhjes se kontrates
    Kohezgjatja e kontrates
    Ankesa
    Arsyeja e Anulimit
    Buletini i Prokurimeve Publike
    Akte/Marreveshje Koncesionare

    Te drejtat e Perdorimit

    Persa kohe nuk percaktohet ndryshe, i gjithe informacioni i ofruar nga Open Procurement Albania ofrohet nen licencat: This material is Open Data