Autoritet Prokurues |
Ministria e Shëndetësisë |
Institucion Kontraktues |
Ministria e Shëndetësisë |
Objekti i Tenderit |
Autorizim i procedurës për Lejimin e Hyrjes dhe Administrimit të Vaksinave Anti-Covid-19 në Republikën e Shqipërisë, si dhe Përdorimin e tyre në Popullatë.
_______________________________
Sipas Aktit Normativ Nr. 1, datë 10.1.2021 eshte vendosur " Miratimi i Tekstit Të Marrëveshjes, për Prodhimin Dhe Furnizimin, nga dhe Ndërmjet
Pfizer Export Bv
, dhe Ministrisë Së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Të Shqipërisë, Institutit të Shëndetit Publik, dhe Ministrit Të Shtetit Për Rindërtimin, Autorizimin e procedurës për Lejimin e Hyrjes dhe Administrimit të Vaksinave Anti-Covid-19 në Republikën e Shqipërisë, si dhe Përdorimin e tyre në Popullatë"
Vaksinat anti-COVID-19 aprovohen për përdorimin në popullatë bazuar në aprovimin e Food
and Drugs Administration të Shteteve të Bashkuara (FDA) të Amerikës dhe/ose European Medicine
Agency (EMA) të Bashkimit Evropian. ( neni 2 i Aktit Normativ nr1,dt 10.01.2021 ).
Efektet financiare që rrjedhin nga marrëveshja bashkëlidhur këtij akti normativ, përballohen
nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, për vitin 2021 ( neni 5 i Aktit Normativ nr1,dt 10.01.2021 ).
- Fondi rezervë eshte ne vleren 4 000 milionë lekësh ( neni 14 i Ligjit Nr. 137/2020 "Per Buxhetin e Vitit 2021").
Marrëveshja për prodhimin dhe furnizimin, nga dhe ndërmjet Pfizer Export BV dhe
Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe
Institutit të Shëndetit Publik, për shkak të sekretit tregtar dhe kërkesës së shprehur në
marrëveshje nga Pfizer Export BV nuk do të publikohet në asnjë website të institucioneve apo në
Fletoren Zyrtare. ( neni 4 pika 3 i Aktit Normativ nr1,dt 10.01.2021).
Të gjitha institucionet e përfshira në dhënien e mendimit, të miratimit apo janë pjesë e
procesit kanë detyrimin të mos bëjnë publike marrëveshjen bashkëlidhur këtij akti normativ apo
pjesë të saj ( neni 4 pika 4 i Aktit Normativ nr1,dt 10.01.2021).
Akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare ( neni 6 i Aktit Normativ nr1,dt 10.01.2021).
_______________________________
Ne kontrates e publikuar nga GOGO.al
, gjejme te percaktuar sasinë, kostot por dhe kushtet që duhet të plotësojë qeveria shqiptare per realizimin e saj.
Totali i dozave sipas kontrates eshte 499 590 (12 dollare cmim per njesi).
Sasia e shperndarjes eshte si me poshte:
- ne janar 10 530 doza ;
- ne shkurt 30 420 doza;
- ne vjeshte dhe dimer 458 640 doza.
Qeveria shqiptare do të paguajë paraprakisht brenda 30 ditëve nga marrja e faturës 2.997.540 dollarë (rreth 3 milionë dollarë).
Ndersa totali per tu paguar eshte rreth 6 milione dollarë.
Qeveria shqiptare merr përsipër ruajtjen e konfidencialitetit të kontratës dhe pronësinë intelektuale.
- Për vitin 2021, nga Fondi Rezerve i Buxhetit te Shtetit për vitin 2021, në muajin Janar, janë akorduar fonde në vlerën 430 milion lekë, për parapagimin e dozave të vaksinës Pfizer.
- Shqipëria filloi me datë 11 Janar 2021 vaksinimin antiCovid me vaksinën Pfizer – BioNTech.
( Njoftimi i dates 10.05.2021 - publikuar ne faqen e Ministrise se Financave dhe Ekonomise).
- Me VKM Nr.32 date 20.01.2021 u vendos kryerja nga Instituti i Shendetit Publik te parapagimit të dozave të vaksinave anti-COVID-19;
dhe pagesave përkatëse, si kostot për transportin, ruajtjen, magazinimin, shpërndarjen,
përdorimin në popullatë të vaksinës dhe fushatën e vaksinimit.
Vlera qe do paguhet nuk jepet ne tekstin e VKM-se.
- Sipas VKM-se Nr. 490, datë 30.7.2021 u vendos kryerja nga Instituti i Shëndetit Publik të pagesave në vlerën 2 447 233.68 (dy milionë e katërqind e dyzet e shtatë mijë e dyqind e
tridhjetë e tre pikë gjashtëdhjetë e tetë) euro, pagese e cila do te perballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2021.
- Instituti Shendetit Publik sipas
transaksione thesari ka ekzekutuar pagesa ne vleren 14 379 000 leke ( ne total 4 transaksione) kundrejt
EUROMED SHPK
per blerje shiringa sipas Aktit Normativ Nr.1 date 10.01.2021.
_____________________ |
Nr. Reference |
. |
Vlera / Fondi Limit |
|
Lloji i Kontrates Publike |
Blerje Mallrash |
Lloji i Procedures |
Miratim tekst-Marreveshje me Akt Normativ (Vaksinat Anti-covid)
|
Statusi i Tenderit |
Lidhur Kontrata |
Data e Njoftimit te Tenderit |
10-01-2021 |
Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve |
|
Data e mbajtjes se tenderit |
|
Nr. i Operatoreve Konkurues |
|
Operatore Konkurues |
|
Operator Ekonomik Kontraktues |
Pfizer export bv |
Oferta fituese Leke pa TVSH |
|
Data e shpalljes se fituesit |
|
Vlera e kontraktuar Leke me TVSH |
|
Data e lidhjes se kontrates |
|
Kohezgjatja e kontrates |
|
Shtese kontrate (Leke me TVSH |
|
Ankesa |
|
Arsyeja e Anulimit |
|
Shenime |
KONTRAKTIME VAKSINIM COV-2
Ndryshime Kronologjike te Marreveshjes
1. Ne date 13.09.2021 Keshilli i Ministrave nxori Aktin normativ Nr. 29 “Për miratimin e tekstit të disa ndryshimeve në marrëveshjen e miratuar me Aktin Normativ nr. 3,datë 18.1.2021” akt i cili u miratua nga Kuvendi ne date 07.10.2021 me Ligj 102/2021.
Akti normativ përmban parashikimet e mëposhtme:
- Ndryshimet synojne shtimin e sasisë së dozave të kësaj vaksine, pa u ndryshuar çmimi dhe kushtet e lëvrimit.
- Ndryshimet në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Export BV, pales Shtetit Shqiptar: bashkëlidhur aktit normativ, për shkak të sekretit tregtar, nuk do të publikohen në asnjë website të institucioneve apo në “Fletoren zyrtare”(neni 2).
- Detyrimet e organeve shtetërore dhe përjashtimet nga detyrimet për furnizimin e vaksinës anticovid, të përcaktuara në aktin normativ nr.1, datë 10.1.2021, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, janë të njëjta edhe për tekstin e marrëveshjes, bashkëlidhur aktit normativ.
- Ky akt normativ shoqërohet me efekte financiare në masën 6 009 120 USD, të cilat do të përballohen nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për vitin 2021.
2. Ne date 27.09.2021 Keshilli i Ministrave nxori Aktin normativ Nr. 30 datë 27.07.2021 i cili u miratua nga Kuvendi ne date 07.10.2021 me Ligj 106/2021
Sipas relacionit bashkelidhur ndryshimet konsistonin ne:
- Ndryshimin e tekstit të marrëveshjes me synim shtimin e sasisë së dozave të kësaj vaksine, pa u ndryshuar çmimi dhe kushtet e lëvrimit.
- shtimin e përkufizimit të juridiksionit shqiptar, ndryshimin e termit vaksinë, ndryshimin e parashikimit në rast mungese furnizimi, zgjerimin e hapave të procedurës në rast të një produkti jofunksional dhe parashikime lidhur me rishitjen, ose dhurimin.
- Ky akt normativ ka efekte financiare shtesë në buxhetin e shtetit, të cilat janë të njëjta me ato të përcaktuara në aktin normativ nr.29, datë 13.9.2021 (që miratoi tekstin e marrëveshjes), në masën 6 009 120 USD, të cilat do të përballohen nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për vitin 2021.
- Marrëveshja ndryshuese është konfidenciale dhe ky ka qenë një nga kushtet e panegociueshme me kompaninë Pfizer Export B.V.
3. Akt Normativ Nr. 32, datë 5.11.2021 publikuar ne date 05.11.2021.
Referuar relacionit bashkangjitur aktit normativ në pikën 2.1.f të marrëveshjes fillestare përcaktohet se blerësi (konkretisht, Shqiperia) angazhohet të marrë vaksinën direkt nga Pfizer-i, permes lehtësisë COVAX ose nga një pale e tretë, qoftë me dhurim, rishitje ose ndryshe, vetëm nëse blerësi ka marrë pëlqimin paraprak me shkrim të Pfizer-it.
Ky parashikim i mësipërm kërkon ndërhyrjen me akt normativ sa herë që do të kishte një dhurim të dozave Pfizer nga një shtet tjetër, për t'i perfshirë këto doza nën regjimin e së njejtës marrëveshje.
Per kete arsye
permes ketij Akti Normativ synohet te lehtësohet procedura e alokimit të dozave Pfizer të dhuruara nga shtetet e tjera, pasi pas miratimit te Aktit nuk do të jetë e nevojshme të ndryshohet marrëveshja bazë, por Pfizer-i do të njoftohet për këto doza.
Në këtë amendim përcaktohet një rregullim për të gjitha dhurimet në përgjithësi në mënyrë që, jo sa hërë të ketë dhurime, të kërkohet ndërhyrje në marrëveshjen bazë me kompaninë Pfizer Export B. V. duke shmangur burokraci ligjore dhe duke krijuar lehtësim në furnizimin nga donatorë të ndyshme.
Ky akt normativ nuk shoqerohet me efekte financiare.
4. Akt Normativ Nr. 33, datë 24.11.2021 publikuar ne date 24.11.2021.
Qellimi i aktit normative eshte miratimi i disa ndryshimeve te nenshkruara ne marreveshjen me kompanine Pfizer, qe do te mundesojne lehtesimin e procedurave per alokimin e dozave e vaksines Pfizer, te dhuruara nga shtete te tjera.
Teksti i marreveshjes eshte miratuar me ane te aktit normative nr.32 date 09.11.2021, dhe u nenshkrua nga palet ne date 10.11.2021.
Ky akt Normativ nuk shoqerohet me efekte financiare. |
Transaksione Thesari |
|
Buletini i Prokurimeve Publike |
Njoftimi i Tenderit |
|
|
Shpallja e Fituesit |
|
Lidhja e Kontrates |
|
•
Akt Normativ
Nr. 38, datë 31.12.2020 Për dhënien e autorizimit Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Ministrit të Shtetit për Rindërtimin për zhvillimin e negociatave me prodhuesit e Vaksinës Anticovid19, të cilët janë të certifikuar nga Departamenti Amerikan i Ushqimit dhe Barnave (FDA) dhe/ose Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), për furnizimin e Republikës së Shqipërisë me këtë vaksinë
•
Akt Normativ
Nr. 1, datë 10.1.2021 Për miratimin e tekstit të marrëveshjes, për prodhimin dhe furnizimin, nga dhe ndërmjet Pfizer Export BV, dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Institutit të Shëndetit Publik, dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin, autorizimin e procedurës për lejimin e hyrjes dhe administrimit të vaksinave anti-COVID-19në Republikën e Shqipërisë, si dhe përdorimin e tyre në popullatë
•
Akt Normativ Nr. 3, Datë 18.1.2021 Për miratimin e marrëveshjes së nënshkruar "Për prodhimin dhe furnizimin ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik"
-
Ligj Nr. 137/2020 "Per Buxhetin e Vitit 2021" ndryshuar me:
-
Akt Normativ Nr.4, datë 5.2.2021 Për disa ndryshime në Ligjin Nr. 137/2020, "Për Buxhetin e Vitit 2021", të Ndryshuar , i miratuar me
Ligj Nr. 25/2021
- Akt Normativ Nr. 8, datë 22.3.2021 Për disa ndryshime në Ligjin Nr. 137/2020, "Për Buxhetin e Vitit 2021", të Ndryshuar
- Akt Normativ Nr. 18, datë 14.4.2021 Për disa ndryshime në Ligjin Nr. 137/2020, "Për Buxhetin e Vitit 2021", të Ndryshuar
• Ligj Nr. 3/2021 Për Miratimin e Aktit Normativ, Nr. 38, Datë 31.12.2020
• Ligj Nr. 3/2021 Për Miratimin e Aktit Normativ, Nr. 3, Datë 18.1.2021
•
Ligj Nr. 2/2021 Për Miratimin e Aktit Normativ, Nr. 1, Datë 10.1.2021
• Marrëveshje për Prodhimin Dhe Furnizimin, nga dhe Ndërmjet Pfizer Export Bv, dhe Ministrisë Së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Institutit të Shëndetit Publik, dhe Ministrit të Shtetit për Rindërtimin, - Publikuar në 19-01-2021 nga GOGO.al
• Njoftim i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë datë 10.05.2021 "Rritet mbështetja buxhetore për blerjen e vaksinave anti-covid. "
• VKM nr. 32, datë 20.1.2021 Për kryerjen e parapagimit të dozave të vaksinave dhe të pagesave përkatëse që rrjedhin nga marrëveshja
• VKM nr. 490, datë 30.07.2021 Për kryerjen e pagesës së dozave të vaksinave dhe të pagesave respektive, që rrjedhin nga marrëveshja
• Akt normativ i Këshillit të Ministrave nr.7, datë 12.3.2021 Për një ndryshim në aktin normativ nr.1, datë 10.1.2021,
• Akt normativ i Këshillit të Ministrave n r. 15, datë 7.4.2021 Për një ndryshim në aktin normativ nr.1, datë 10.1.2021,
____________________________________________
Pagesa Thesari :
- Pagesa per EUROMED sipas Aktit Normativ Nr. 1 / 2021
____________________________________________
-
Akt Normativ Nr. 29, datë 13.09.2021 Për miratimin e tekstit të disa ndryshimeve në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, miratuar me aktin normativ nr. 3, datë 18.1.2021.
-
Akt Normativ Nr. 30, datë 27.09.2021 Për miratimin e disa ndryshimeve të nënshkruara në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, miratuar me aktin normativ nr. 3, datë 18.1.2021, të Këshillit të Ministrave
- VKM Nr. 545, datë 29.9.2021
Për kryerjen e pagesës së dozave të vaksinave dhe të pagesave respektive që rrjedhin nga akti normativ nr. 30, datë 27.9.2021, i Këshillit të Ministrave, "Për miratimin e disa ndryshimeve të nënshkruara në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet PFIZER EXPORT B.V. dhe ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Ministrit të Shtetit për rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, miratuar me aktin normativ nr. 3, datë 18.1.2021"
-
Akt Normativ Nr. 32, datë 05.11.2021 Për miratimin e tekstit të disa ndryshimeve në marrëveshjen për prodhimin e furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Export BV dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, miratuar me aktin normativ nr. 3, datë 18.1.2021, të Këshillit të Ministrave. - Miratuar me
Ligj nr. 119/2021, datë 2.12.2021.
-
Akt Normativ Nr. 33, datë 24.11.2021 Për miratimin e disa ndryshimeve të nënshkruara (amendamenti i dytë), në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Export BV dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, miratuar me aktin normativ nr. 3, datë 18.1.2021, të Këshillit të Ministrave
- Miratuar me
Ligj nr. 126/2021, datë 20.12.2021
-
Akt normativ nr. 1, datë 9.2.2022 Për disa ndryshime (amendimi i tretë) në tekstin e marrëveshjes për prodhimin e furnizimin, nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V., Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, miratuar me aktin normativ nr. 3, datë 18.1.2021, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar
-
Akt normativ Nr. 6, datë 18.3.2022 Për miratimin e disa ndryshimeve të nënshkruara (amendimi i tretë) në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, miratuar me aktin normativ nr. 3, datë 18.1.2021, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar |
|
|