Autoritet Prokurues | Ministria e Shëndetësisë | |||||||||
Institucion Kontraktues | Ministria e Shëndetësisë | |||||||||
Objekti i Tenderit |
Miratimi i Tekstit të Marrëveshjes mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik dhe Distributorit të Autorizuar “Keymen Ilaç Sanayi Ve Ticaret” A.S. për Furnizimin e Republikës së Shqipërisë me vaksinën e inaktivizuar kundër Covid-19 (Vero Cell) Coronavac, të Krijuar nga Sinovac Life Science Co Ltd. dhe të Prodhuar në Republikën Popullore të Kinës
______________________________ Efektet financiare Efektet financiare, që rrjedhin nga marrëveshja bashkëlidhur këtij akti normativ, përballohen nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për vitin 2021. - Fondi rezervë eshte ne vleren 5 000 milionë lekësh ( neni 14 i Ligjit Nr. 137/2020 "Per Buxhetin e Vitit 2021 i ndryshuar"). ______________________ Karakteristika te vasksines: (Referuar publikimit ne Open Data te dates 08.03.2021 ):
|
|||||||||
Nr. Reference | . | |||||||||
Vlera / Fondi Limit | ||||||||||
Lloji i Kontrates Publike | Blerje Mallrash | |||||||||
Lloji i Procedures | Miratim tekst-Marreveshje me Akt Normativ (Vaksinat Anti-covid) | |||||||||
Statusi i Tenderit | Lidhur Kontrata | |||||||||
Data e Njoftimit te Tenderit | ||||||||||
Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve | ||||||||||
Data e mbajtjes se tenderit | ||||||||||
Nr. i Operatoreve Konkurues | ||||||||||
Operatore Konkurues |
Te dhena mbi kompanine distributore te autorizuar: Kompania Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret A.S. eshte e themeluar sipas ligjeve te Turqise, me seli kryesore ne Mustafa Kemal Mah. 2076 Sok. Nr: 8/3 Cankaya, Ankara, Republika e Turqise. |
|||||||||
Operator Ekonomik Kontraktues |
|
|||||||||
Oferta fituese Leke pa TVSH | ||||||||||
Data e shpalljes se fituesit | ||||||||||
Vlera e kontraktuar Leke me TVSH | ||||||||||
Data e lidhjes se kontrates | 22-03-2021 | |||||||||
Kohezgjatja e kontrates | ||||||||||
Shtese kontrate (Leke me TVSH |
|
|||||||||
Ankesa | ||||||||||
Arsyeja e Anulimit | ||||||||||
Shenime |
KONTRAKTIME VAKSINIM COV-2 Në datë 22.03.2021, Këshilli i Ministrave ka nxjerr Akt Normativ me nr 9, Për Miratim të tekstit të Marrëveshjes ndërmjet Pala Shteti Shqiptar: Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale; Ministrinë e Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, me Distributorin Autorizuar shoqërinë turke Keymen Ilac Sanayi Ve Ticaret A.S.Objekt i Marrëveshjes: "Furnizimin e Republikës së Shqipërisë me Vaksinën e Inaktivizuar Kundër Covid-19 (Vero Cell) Coronavac, të Krijuar nga Sinovac Life Science Co Ltd. dhe të Prodhuar në Republikën Popullore të Kinës." Neni 3 i Aktit Normativ detyron Institucionet dhe Palët që mos bëjnë publike tekstin e marrëveshjes dhe efektet financiare. Pas Nënshkrimit Këshilli i Ministrave Miratoi me Aktin Normativ Nr.10 datë 24.03.2021 Marrëveshjen e Palëve. Efektet financiare Ky akt normativ ka efekte financiare të cilat do të përballohen nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit. Ligji për buxhetin e shtetit që nga miratimi i tij deri në prill 2021, ka ndryshuar 3 herë. Akt Normativ Nr. 8, datë 22.3.2021 – Fondi Rezervë parashikohet të jetë në masën prej 5 miliardë lekë ( ishte 4 miliard, është shtuar me 1 miliard). Qëllimi i hartimit të këtij akti normativ është sigurimi i fondit të nevojshëm për përballimin e shpenzimeve për blerjen e vaksinës. Shuma totale është 10 000 000 ( dhjete milionë) USD. Instituti i Shëndetit Publik është institucioni që do të kryeje pagesën e dozave të vaksinave. Akti normativ përcakton vetëm një ndryshim në shpenzimet buxhetore, një rialokim midis dy elementeve të fondit rezerve dhe, përkatësisht: Sipas VKM Nr. 174/2021 u vendos që ISSH të bëjë pagesën prej 10 milion USD (dollarë amerikan) në favor të distributorit të autorizuar “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret” A.S., për furnizimin e Republikës së Shqipërisë me vaksinën kundër COVID-19 (vero cell), Coronavac, të krijuar nga Sinovac Life Science Co, Ltd. Ne piken 2 të vendimit përcaktohet që Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në buxhetin e miratuar për vitin 2021, për ISHSH, i shtohet ekuivalenti në lekë i shumës 10 000 000 USD. Fondi, sipas pikës 2 të këtij vendimi, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2021. Distributori Turk njofton pamundësi për furnizim me Vaksinë Prodhim dhe Paketim Kinez. Përmes Akt Normativ Nr. 14, datë 7.4.2021 – Për disa ndryshime dhe shtesa në Aktin Normativ nr. 9, datë 22.03.2021, është bërë ndryshim i Titullit dhe Objektit të Marrëveshjes Mes Palëve. Relacioni shoqërues qartëson se Kompania distributore ka bërë të ditur se është ndërprerë nga Kinezja Sonovac Life Sciences furnizimi me produktin CoronaVac Covid 19 – Vero Cell si një produkt i Përfunduar. Pas kësaj distributorI ka marrë furnizim me produktin Coronavac 600SU/IM- Suspension për injeksion të paketuar në flakon 0,5 ml, qe përmban substancën aktive antigjenin viral ‘Sars-CoV-2’ të inaktivizuar, të zhvilluar nga SinoVac Life Science Co., Ltd., prodhuar në Republikën Popullore të Kinës Paketuar në Republikën e Turqisë nga shoqëria Keymen. Për këtë Arsye Palës Shqiptare i propozohet që furnizimi të vazhdojë me produktin Paketim Turk. Pala Shqiptare duke u konsultuar edhe me Komitetin Teknik të Imunizimit (mbledhje data 6 Prill 2021), vendosi të konsiderojë efekte të njëjta dhe të pranojë propozimin e Palës Kontraktore. 14 Prill 2021, Qeveria shton 2 miliard lek në Buxhetin e Shtetit për Fond Rezervë Vaksina dhe situata Covid 19. me qellim përballimin e shpenzimeve të blerjes se vaksinave gjate vitit 2021, si pasoje edhe e shpenzimeve të tjera eventuale të qeverise që lidhen me pandeminë COVID-19. Per me shume Informacion lexo publikimin ne Open Data (date 05.05.2021 ). ______________________________ Sipas VKM-se nr.357 date 16.06.2021 eshte vendosur kryerja e pagesës se shumes prej 10 000 000 USD nga Instituti i Shëndetit Publik per dozat të vaksinave anticovid-19, sipas kushteve të përcaktuara në marrëveshjen e miratuar me Aktin Normativ nr.22, datë 21.5.2021. |
|||||||||
Transaksione Thesari |
|
|||||||||
Buletini i Prokurimeve Publike |
|