Open Procurement Albania

Rikualifikim i rrugës Hajmel - Dheu i Lehte - Pistull, Loti I - Burimi i Financimit : Fondi i Zhvillimit te Rajoneve.

Autoritet Prokurues Qeverisja Vendore Vau i Dejës
Institucioni Prokurues Bashkia Vau i Dejës
Objekti i Tenderit Rikualifikim i rrugës Hajmel - Dheu i Lehte - Pistull, Loti I - Burimi i Financimit : Fondi i Zhvillimit te Rajoneve.
Nr. Reference REF-09684-04-27-2017
Vlera / Fondi Limit 83 333 333,00
Lloji i Kontrates Publike Punë Publike
Lloji i Procedures Procedurë e Hapur
Statusi i Tenderit Lidhur Kontrata
Data e Njoftimit te Tenderit 28-04-2017
Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve 22-05-2017
Data e mbajtjes se tenderit 22-05-2017
Nr. i Operatoreve Konkurues 5
Operatore Konkurues SHPRESA-AL SHPK - BE-IS SHPK - ALBTIEFBAU SHPK - EUROTEOREMA PEQIN - NIKA SHPK & KTHELLA SHPK
Operator Ekonomik Kontraktues
  • Shpresa-Al SHPK
  • Oferta fituese Leke pa TVSH 78 331 155,02
    Data e shpalljes se fituesit 12-06-2017
    Vlera e kontraktuar Leke me TVSH 93997386.024
    Data e lidhjes se kontrates 20-07-2017
    Kohezgjatja e kontrates 120 ditë
    Shtese kontrate (Leke me TVSH
    Ankesa Nuk ka pasur ankesa.
    Janë skualifikuar ofertuesit e mëposhtem: 1. “BE-IS” shpk arsyet e skualifikimit: Nuk përmbush kapacitetin teknik, pika 2.3.9 “Numri mesatar i punonjesve te operatorit ekonomik ofertues, per tre vitet e fundit te jete jo me i vogel 85” , ndërkohë që operatori BE-IS shpk ka numer mesatar 77 atë punonjësve për 3 vitet e fundit. Nuk përmbush kapacitetin teknik, pika 2.3.9 “Dy inxhinier dhe kater punonjes te trajnuar dhe te kualifikuar nga nje organ i specializuar per punimet rrugore”. Nuk ploteson kriterin per Fabrike asfalti, pajisur me leje mjedisore pasi ne kontraten e furnizimit te paraqitur nga ana juaj me pale furnizuese “Bami “Shpk rezulton se Akt Miratimi, Leje Mjedisi Tipi B, Nr.4014 Prot date 12.06.2015 e personit juridik BAMI shpk eshte e panoteriauar dhe nderkohe i gjithe dokumenti është fotokopje. Mungon Çertifikata e kontrollit Teknik per mjetet e marra me qera me targa, VL 3574 C, VL 3318 C. Për mjetin me qera me targë AA 705 KY, ka mbaruar afati i çertifikatës së kontrollit Teknik me date 09.04.2016. Për mjetin me qera me targë AA 084 LK , ka mbaruar afati i çertifikatës së kontrollit Teknik me date 27.07.2016.
    2. “EUROTEOREMA PEQIN” shpk arsyet e skualifikimit: Nuk ka paraqitur dokumentacion per te plotesuar kriterin Ne DST 2.3 Kapaciteti teknik Pika 9 Disponimi i mjeteve te meposhtme :” Autobot uji per sperkatje rruge 1 cope”. Automjeti qe eshte paraqitur si autobot uji nga ju me targa AA461LR eshte Kamion dhe nuk ka asnje dokument qe te provoje se eshte autobot uji pra ATV sic shenohen ne lejen e qarkullimit dhe nga verifikimi i dokumentave per kete mjet rezulton se eshte kamion ne lejen e qarkullimit dhe dhe ska asnje shenim qe te tregoje qe eshte autobot uji per sperkatjen e rruges sic kerkohet ne DST. Sqarojme se modifikime te tilla te kamioneve si autobote uji nuk merren te mireqena Nuk ka paraqitur vertetim nga bashkia Lezhe lidhur me taksat vendore pasi,referuar puneve ne proces te deklaruara, kryen aktivitet ne Milot-Lezhe - Rreshen nga viti 2011 e ne vazhdim dhe nuk ka paraqitur dokumentacion per shlyerjen e detyrimeve vendore sic kerkohet ne DST per periudhen 2014-2016. Nuk ka paraqitur inxhinier mjedisi sic kerkohet ne DST pasi inxhnieri i paraqitur E.Marku eshte i datelindjes 1993 dhe nuk figuron si drejtues teknik i shoqerise ne licencen e shoqerise ,madje edhe diploma e tij eshte leshuar nga Universiteti Bujqesor i Tiranes dhe profili i tij eshte ne Agromjedis, pra nje dege agronomie dhe jo ajo qe kerkohet ne DST. Inxhinieri i ndertimit E.Qinami me profilin strukturist ka mosperputhje te pages ne kontrate me pagen qe sigurohet sipas listpageses.
    3. JV “NIKA DHE KTHELLA”shpk arsyet e skualifikimit: Nuk ka paraqitur dokumentet e meposhtme sipas dokumenteve te DST: Kapaciteti teknik Pika 9 Disponimi i mjeteve te meposhtme eshte kerkuar midis te tjerave edhe:"Nyje thyrje materialesh inerte,paisur me leje mjedisore nga QKL -1 cope (Pronësi ose me qera)". Bashkimi i Operatoreve JV “Kthella” shpk dhe “NIKA” shpk ka paraqitur nje kontrate furnizimi nenshkruar ne date 08.04.2017 me Nr 1996 Rep dhe Nr 1072 Kol ,para noterit me inicialet I.M me pale furnizuese shoqerine “MAKARESH”shpk dhe pale e furnizuar shoqerine “Kthella” shpk por duke verifikuar dokumentacionin bashkelidhur rezulton se kjo nyje inertesh per shfrytezimin e gurit nuk jane te qarta dhe nuk duken te dhenat e dokumentave qe keni paraqitur per te provuar se posedoni kete makineri-pajisje duke lene dyshimin dokumentacioni i paraqitur nga ju permban te dhena te rreme. Kthella shpk nuk ka paraqitur makinerite e kerkuara ne DST ne raport me % e punimeve te marra persiper sipas kontrates se bashkepunimit ka marre persiper 77% te punimeve.
    4. “ALBTIEFBAU ” shpk arsyet e skualifikimit: Operatori ekonomik“ALBTIEFBAU” shpk. eshte terhequr me shkresë nr. 89 Prot, datë 05-06-2017, drejtuar Bashkise Vau Dejes, nga kjo proçedure prokurimi.
    Arsyeja e Anulimit
    Shenime
    Transaksione Thesari
  • Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per Shpresa-Al SHPK viti 2012-2013
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per Shpresa-Al SHPK viti 2014
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per Shpresa-Al SHPK viti 2015-2018
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per Shpresa-Al SHPK viti 2019-2020
  • Buletini i Prokurimeve Publike
    Njoftimi i Tenderit
    Dokumentat Standarde te Tenderit
    Shpallja e Fituesit NR.26 - DT.03-07-2017
    Lidhja e Kontrates NR.30 - DT.31-07-2017
    Vendim i Komitetit për Zhvillimin e Rajoneve nr. 12, datë 21.3.2017

    Te drejtat e Perdorimit

    Persa kohe nuk percaktohet ndryshe, i gjithe informacioni i ofruar nga Open Procurement Albania ofrohet nen licencat: This material is Open Data