Open Procurement Albania

Rikonstruksion i Bibliotekës së Qytetit nr.9

Autoritet Prokurues Qeverisja Vendore Tiranë
Institucioni Prokurues Bashkia Tiranë
Objekti i Tenderit Rikonstruksion i Bibliotekës së Qytetit nr.9
Nr. Reference REF-15164-05-26-2017
Vlera / Fondi Limit 3 449 600,00
Lloji i Kontrates Publike Punë Publike
Lloji i Procedures Kërkesë për Propozim
Statusi i Tenderit Lidhur Kontrata
Data e Njoftimit te Tenderit 29-05-2017
Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve 08-06-2017
Data e mbajtjes se tenderit 08-06-2017
Nr. i Operatoreve Konkurues 6
Operatore Konkurues FLONJA SHPK - MURATI SHPK - AVDULI SHPK - ESKLUZIV SHPK - SARK SHPK - NDREKAJ SHPK & NDËRTIM MONTIMI E RE SHPK
Operator Ekonomik Kontraktues
  • NDREKAJ SHPK - NDËRTIM MONTIMI E RE SHPK
  • Oferta fituese Leke pa TVSH 3 321 307,00
    Data e shpalljes se fituesit 23-06-2017
    Vlera e kontraktuar Leke me TVSH 3830608
    Data e lidhjes se kontrates 04-07-2017
    Kohezgjatja e kontrates 65 ditë
    Shtese kontrate (Leke me TVSH
    Ankesa Gjatë afatit ligjor për pritjen e ankesave nga shoqëritë pjesëmarrëse në tender, pranë Autoritetit Kontraktor, Bashkia Tiranë, është paraqitur Formulari i Ankesës nga Operatori Ekonomik “FLONJA” shpk, hyrë në Bashkinë e Tiranës me shkresën Nr. 24033 Prot. datë 19.06.2017, në lidhje me vlerësimin për procedurën e prokurimit me objekt: “Rikonstruksion iBibliotekës së Qytetit nr.9”. Me marrjen e ankesës nga Operatori Ekonomik i mësipërm, është pezulluar procedura e prokurimit deri në marrjen e një vendimi përfundimtar sipas rregullave të parashikuara nga LPP dhe RRPP. Gjithashtu u ngrit Grupi i Shqyrtimit të Ankesave, i cili pasi u njoh me pretendimet e Shoqërisë “FLONJA”shpk, konkludoi si më poshtë: Operatori Ekonomik “FLONJA” shpk, ankesën ia ka drejtuar Komisionit të Prokurimit Publik ndërkohë që duhet ta drejtonte për Autoritetin Kontraktor Bashkia Tiranë. Për sa më sipër Ankesa e paraqitur nga Operatori Ekonomik “FLONJA” shpk në lidhje me vlerësimin për procedurën e prokurimit me objekt: ”Rikonstruksion i Bibliotekës së Qytetit nr.9” , nuk është sipas formës së parashikuar nga kuadri ligjor i prokurimeve pubike në fuqi. Autoriteti Kontraktor, i ktheu pergjigje Operatorit Ekonomik ” “FLONJA” shpk me shkresen me Nr. 15003/6 Prot. datë 19.06.2017 (administruar ne dosjen e prokurimit). Operatori Ekonomik ” “FLONJA” shpk, nuk e korrigjoi ankesën brenda 48 orëve.
    Janë skualifikur ofertuesit e mëposhtëm: 1. Operatori Ekonomik “MURATI ” shpk. Shoqëria e mësipërme në përmbushje të kritereve ka paraqitur punonjës hidraulik të paisur me IQT por jo sipas kategorive të kërkuara nga AK në Dokumentat Standarte të Tenderit. Për sa më sipër Dokumentacioni i paraqitur nga Operatori Ekonomikë “ MURATI” shpk është i paplotë pasi nuk ka përmbushur kriteret e Veçanta të Kualifikimit/ Kapaciteti Teknik në pikën 6. Dokumentacioni i paraqitur nga “MURATI” shpk lidhur me shtojcën 8 , me pikën 10 është i paplotë , për rrjedhojë i pavlefshëm.
    2.Operatori Ekonomik “SARK” shpk, ka paraqitur elektronikisht bilancet e dy viteve të fundit ushtrimore (2014,2015), të paraqitur në autoritetet përkatëse Dega e Tatim Taksave të konfirmuara nga ky autoritet , por të pa shoqëruara me Akt Ekspertizën e Ekspertit Kontabël të Autorizuar. Për sa më sipër Dokumentacioni i paraqitur nga shoqëria “SARK ” shpk është i paplotë pasi nuk ka përmbushur kriteret e Veçanta të Kualifikimit/ Ekonomik dhe Financiar në pikën 2.1.
    3.Operatori Ekonomik “AVDULI” shpk, Operatori Ekonomik “AVDULI” shpk ka paraqitur elektronikisht bilancet e dy viteve të fundit ushtrimore (2014,2015), të paraqitur në autoritetet përkatëse Dega e Tatim Taksave të konfirmuara nga ky autoritet , por bilancin e vitit 2015 nuk e ka të shoqëruar me Akt Ekspertizën e Ekspertit Kontabël të Autorizuar. Për sa më sipër Dokumentacioni i paraqitur nga shoqëria “AVDULI ” shpk është i paplotë pasi nuk ka përmbushur kriteret e Veçanta të Kualifikimit/ Ekonomik dhe Financiar në pikën 2.1.
    4.Operatori ekonomik “FLONJA” shpk, ka paraqitur kamion vetëshkarkues me targë AA487RH për të cilin ka paraqitur kontratën e qerasë me nr.1383 rep. dhe 433 kol si dhe lejën e qarkullimit të mjetit por ajo që komisioni I vlerësimit konstatoi është se nuk ka paraqitur certifikaten e kontrollit teknik dhe siguracionin e mjetit,(tevlefshme) si dhe foto të mjetit ashtu siç edhe kërkohet në pikën 10 gërma a dhe d nga AK. Gjithashtu shoqëria “FLONJA” shpk ka deklaruar mjet kamionçinë, mjetin me targë TR9250T për të cilin nuk ka paraqitur foto ashtu siç edhe kërkohet në pikën 10 gërma d nga AK. Pra sa më sipër cituar dokumentacioni i paraqitur nga “Flonja” shpk lidhur me shtojcën 8 , me pikën 10 është i paplotë , për rrjedhojë i pavlefshëm.
    5.Operatori Ekonomik “ESKLUZIV” shpk. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave pasi realizoi kontrollin e dokumentacionit ligjor teknik dhe ekonomik ne sistemin elektronik konstaton se operatori ekonomik “Eskluziv”shpk I deklaruar si pjesemarres ne kete procedure prokurimi nuk ka paraqitur dokumentacionin ligjor teknik dhe ekonomik te kerkuar ne dokumentat e tenderit.
    Arsyeja e Anulimit
    Shenime
    Transaksione Thesari
  • Buletini i Prokurimeve Publike
    Njoftimi i Tenderit
    Dokumentat Standarde te Tenderit
    Shpallja e Fituesit NR.25 - DT.27-06-2017
    Lidhja e Kontrates NR.27 - DT.10-07-2017

    Te drejtat e Perdorimit

    Persa kohe nuk percaktohet ndryshe, i gjithe informacioni i ofruar nga Open Procurement Albania ofrohet nen licencat: This material is Open Data