Ankesa |
Ankesa ka pasur: Më datë 24.06.2017 (e shtunë, ditë pushimi) në sistemin e prokurimit elektronik (SPE) ka paraqitur ankesë Operatori Ekonomik “Gjeokonsult dhe CO” shpk, ankesë e cila është evidentuar më datë 27.06.2017 (datat 24, 25 dhe 26, kanë qenë ditë pushimi dhe festë zyrtare). Edhe pse ankesa është paraqitur në SPE, është shqyrtuar dhe i është kthyer përgjigje Operatorit Ekonomik “Gjeokonsult dhe CO” shpk më datë 27.06.2017 në SPE dhe nëpërmjet shërbimit postar, duke i komunikuar arsyet e refuzimit të ankesës. Gjithashtu KPP ka vendosur : Të mos pranojë ankesën e paraqitur nga operatori ekonomik “Gjeokonsult &CO“ shpk për procedurën e prokurimit “Kërkesë për propozime”, me Nr. REF-15427-05-29-2017, me objekt “Mbikqyrje punimesh për objektin “Rikualifikimi urban i lagjes “28 Nëntori” të qytetit Ballsh, Mallakastër”, me fond limit 1.326.999 lekë pa tvsh, zhvilluar më datë 09.06.2017, nga autoriteti kontraktor Bashkia Mallakastër. Janë skualifikuar ofertuesit e mëposhtëm: 1. Operatori Ekonomik “DRICONS” shpk, për arsye se: Nuk plotëson të gjitha kërkesat për kualifikim, sipas përcaktimeve të bëra në dokumentat e tenderit. Konkretisht, nuk plotëson pikën 8, të pikës 2.3. “Kapaciteti teknik”, të Kritereve të Veçanta të Kualifikimit. 2. Operatori Ekonomik “GJEOKONSULT dhe CO” shpk, për arsye se: Nuk plotëson të gjitha kërkesat për kualifikim, sipas përcaktimeve të bëra në dokumentat e tenderit. Konkretisht, nuk plotëson pikën 8, të pikës 2.3. “Kapaciteti teknik”, të Kritereve të Veçanta të Kualifikimit, në Shtojcën 6 të DT, pasi Oferta e tij nuk është ndërmjet vlerës minimale dhe asaj maksimale (është më e ulët se vlera minimale e lejuar, e cila është 1.259.630 lekë pa TVSH) sipas përcaktimeve të bëra në VKM nr.354, datë 11.05.2016 “Për miratimin e manualit të tarifave për shërbime në planifikim territori, projektim, mbikqyrje dhe kolaudim” dhe nuk është e vlefshme për të kaluar në fazën e krahasimit dhe vlerësimit të ofertave, për të përcaktuar ofertën më të mirë, sipas kriterit “çmimi më i ulët”. 3. Operatori Ekonomik “INVICTUS” shpk, për arsye se: Gjatë shqyrtimit të dokumentacionit tekniko-ligjor të paraqitur nga shoqëritë ofertuese në këtë prokurim, më datë 16 dhe 17 Qershor 2017, në sistemin elektronik të prokurimit ka ardhur “Kerkese per terheqje nga procedura” “Deklaratë mbi tërheqjen nga procedura”, nga Operatori Ekonomik “INVICTUS” shpk, në të cilën deklarohet se kjo shoqëri tërhiqet nga procedura për arsye të angazhimeve në projekte të tjera. Gjithashtu, shkresa me lëndë “Deklaratë mbi tërheqjen nga procedura” e ngarkuar në sistemin elektronik të prokurimit nga shoqëria “Invictus” shpk, ka ardhur pranë Bashkisë Mallakastër. 4. Operatori Ekonomik “TOWER” shpk, për arsye se: Nuk plotëson të gjitha kërkesat për kualifikim, sipas përcaktimeve të bëra në dokumentat e tenderit. Konkretisht, nuk plotëson pikën 8, të pikës 2.3. “Kapaciteti teknik”, të Kritereve të Veçanta të Kualifikimit, në Shtojcën 6 të DT, pasi Oferta e tij nuk është ndërmjet vlerës minimale dhe asaj maksimale (është më e ulët se vlera minimale e lejuar, e cila është 1.259.630 lekë pa TVSH) sipas përcaktimeve të bëra në VKM nr.354, datë 11.05.2016 “Për miratimin e manualit të tarifave për shërbime në planifikim territori, projektim, mbikqyrje dhe kolaudim” dhe nuk është e vlefshme për të kaluar në fazën e krahasimit dhe vlerësimit të ofertave, për të përcaktuar ofertën më të mirë, sipas kriterit “çmimi më i ulët”. |