Ankesa |
Nuk ka pasur ankesa.
Janë skualifikuar ofertuesit e mëposhtëm:
1. Operatori Ekonomik “ELDA-VL” SHPK:
- Nuk plotëson asnjë prej kërkesave të kualifikimit, sipas përcaktimeve të bëra në dokumentat e tenderit, pasi nuk ka paraqitur asnjë dokument për plotësimin e tyre. Ky operator nuk ka paraqitur as ofertë ekonomike.
2. Operatori Ekonomik “FLED” SHPK:
- Nuk ka paraqitur kopjet e çertifikuara të bilanceve të tre viteve të fundit (2015, 2016 dhe 2017).
- Nuk ka paraqitur vërtetim për shlyerjen e detyrimeve të taksave dhe tarifave vendore vendore për vitet 2016, 2017, lëshuar prej njësisë së vetqeverisjes vendore ku operatori ekonomik ushtron ose ka ushtruar aktivitetin, referuar adresave kryesore dhe dytësore ku është regjistruar sipas QKB.
- Nuk plotëson kërkesën e përcaktuar në shkronjën “a”, të pikës 2.3 “Për kapacitetin teknik”, të Kritereve të Veçanta të Kualifikimit, në Shtojcën 12 të dokumentave standarte të tenderit, lidhur me përvojën e mëparshme të ngjashme, pasi kontrata e paraqitur, me objekt “Rikualifikim i qendrës dhe fasadës së shkollës Cepan”, lidhur me Bashkinë Skrapar është me vlerë më të vogël se 50% e vlerës së përllogaritur të kontratës që prokurohet pa TVSH .
- Nuk plotëson kërkesën e përcaktuar në shkronjën “e”, të pikës 2.3 “Për kapacitetin teknik”, të Kritereve të Veçanta të Kualifikimit, në Shtojcën 12 të dokumentave standarte të tenderit, pasi nuk ka numrin e punonjësve të kërkuar për periudhën qershor 2015-gusht 2018.
3. Operatori Ekonomik “GRAND KONSTRUKSION M” SHPK:
- Nuk nuk ka paraqitur vërtetim nga administrata tatimore të xhiros vjetore të tre viteve të fundit (2015, 2016 dhe 2017).
- Nuk plotëson kërkesën e përcaktuar në shkronjën “a”, të pikës 2.3 “Për kapacitetin teknik”, të Kritereve të Veçanta të Kualifikimit, në Shtojcën 12 të dokumentave standarte të tenderit, lidhur me përvojën e mëparshme të ngjashme, pasi kontratat e paraqitura, nuk konsiderohen si punime të ngjashme pasi nuk kanë ngjashmëri me punimet objekt kontrate.
- Nuk plotëson kërkesën e përcaktuar në shkronjën “d”, të pikës 2.3 “Për kapacitetin teknik”, të Kritereve të Veçanta të Kualifikimit, në Shtojcën 12 të dokumentave standarte të tenderit, lidhur me mjetet e nevojshme për realizimin e punimeve objekt kontrate.
- Nuk plotëson kërkesën e përcaktuar në shkronjën “e”, të pikës 2.3 “Për kapacitetin teknik”, të Kritereve të Veçanta të Kualifikimit, në Shtojcën 12 të dokumentave standarte të tenderit, pasi nuk ka numrin e punonjësve të kërkuar për periudhën qershor 2015-gusht 2018.
4. Operatori Ekonomik “SHENDELLI” SHPK:
- Nuk plotëson asnjë prej kërkesave të kualifikimit, sipas përcaktimeve të bëra në dokumentat e tenderit, pasi nuk ka paraqitur asnjë dokument për plotësimin e tyre. Ky operator nuk ka paraqitur as ofertë ekonomike. |