Open Procurement Albania

Sistemim Asfaltim i rrugës "Haxhi Brari"

Nje shenim me RedFlag eshte nje fakt, ngjarje, ose grup i rrethanave ose informacione te tjera qe mund te tregojne nje shqetesim apo ekspozim dhe mbi rrezik potencial te pajtueshmerise ligjore per sjellje te paligjshme ose joetike te biznesit, vecanerisht ne lidhje me praktika korruptive dhe mosrespektimit te ligjeve anti-korrupsion.Vleresimi per keto kategori do te behet ne menyre automatike, me filtra analitik te paracaktuar

  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit/Skualifikim i ofertes vlere me e ulet
  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit/ Skualifikim i ofertes vlere me e ulet

Autoritet Prokurues Qeverisja Vendore Tiranë
Institucioni Prokurues Bashkia Tirane
Objekti i Tenderit Sistemim Asfaltim i rrugës "Haxhi Brari"
Nr. Reference REF-81994-08-03-2018
Vlera / Fondi Limit 11 666 659,00
Lloji i Kontrates Publike Punë Publike
Lloji i Procedures Kërkesë për Propozim
Statusi i Tenderit Lidhur Kontrata
Data e Njoftimit te Tenderit 06-08-2018
Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve 16-08-2018
Data e mbajtjes se tenderit 16-08-2018
Nr. i Operatoreve Konkurues 6
Operatore Konkurues Shkëlqimi-07 SHPK
K-AAV SHPK
Ndertimi SHPK
K.Turja SHPK
Shendelli SHPK
Kevin Construksion SHPK
Operator Ekonomik Kontraktues
  • K.TURJA SHPK
  • Oferta fituese Leke pa TVSH 10 374 735,00
    Data e shpalljes se fituesit 13-09-2018
    Vlera e kontraktuar Leke me TVSH 12449682
    Data e lidhjes se kontrates 26-09-2018
    Kohezgjatja e kontrates 3 muaj
    Shtese kontrate (Leke me TVSH
    Ankesa Nuk ka pasur ankesa.
    Janë skualifikuar Operatorët ekonomik të mëposhtëm:

    1. “Shkëlqimi-07” SHPK
    a) Operatori ekonomik “Shkëlqimi-07” SHPK nuk ka paraqitur formularët e deklarimit të pagesave për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore .
    b) Nuk ploteson kerkesat e percaktuara ne DST lidhur me mjetet.

    2. “K-AAV” SHPK
    a) Operatori ekonomik “K-AVV” SHPK nuk plotëson pikën 2 të Kapacitetit ekonomik dhe financiar të Dokumentave Standarte të Tenderit: “Kopje të deklarimit të xhiros vjetore gjatë 2 (dy) viteve të fundit ushtrimore ( 2016, 2017) lëshuar nga autoriteti përkatës, vlera mesatare e se ciles duhet te jete jo me e vogel se 50% e vlerës së fondit limit perkatesisht: 5,833,329.70 (pesë milion e tetëqind e tridhjetë e tre mijë e treqind e njëzetë e nëntë pikë shtatëdhjetë) lekë pa TVSH” pasi mesatarja e xhiros vjetore për 3 vitet e kërkuar rezulton më e vogël, në vlerën 4,442,030 (katër milion e katërqind e dyzetë e dy mijë e tridhjetë) lekë.
    b) Komisioni i Vlerësimit të Ofertave konstaton se operatori ekonoik nuk plotëson pikën 4 të Kapacietit teknik: ” Një punësim mesatar i të paktën 25 (njëzet e pesë) personave, për periudhën Janar 2018 - Qershor 2018 të vërtetuar…” pasi nga verifikimi I vertetimit për kontributet shoqërore dhe shëndetësore për periudhën e kërkuar rezulton I punësuar vetëm 1 punonjës.
    c) Gjithashtu në listpagesat e kërkuara për periudhën Janar 2018-Qershor 2018 rezulton vetëm 1 punonjës cka dëshmon që operatori ekonomik nuk plotëson kërkesat për stafin teknik dhe për punonjësit të pajisur me dëshmi kualifikimi e sigurimit teknik, (të vlefshme) të cilët duhet të figurojnë të list-pagesat e shoqërisë për të paktën 3(tre) muajt e fundit.
    d) KVO konstaton se operatori ekonomik nuk posedon në licensë pikën: “N.P -12A (Punime të inxhinierisë së mjedisit)” .

    3. “Ndertimi SHPK ”
    a) Operatori ekonomik “Ndertimi” SHPK nuk ka paraqitur vertetimin e shlyerjes se detyrimeve te energjise elektrike , cka bie ne kundershtim me DST , Kriteret e Vecanta te Kualifikimit, pika 1.
    b) Operatori ekonomik “Ndertimi” SHPK nuk ka paraqitur per Inxhinierin e Mjedisit certifikaten per Vleresimin e Ndikimit ne Mjedis leshuar nga Ministria e Mjedisit.

    4. “Shendelli” SHPK a) Operatori ekonomik “Shendelli” SHPK nuk ka paraqitur kopje të çertifikuara të bilanceve të 2 (dy) viteve të fundit ushtrimore (2016, 2017).
    b) Operatori ekonomik “Shendelli” SHPK ka deklaruar se ka të punësuar pranë shoqërisë mjekun e përgjithshëm (D.Y). Komisioni i Vlerësimit të Ofertave pasi verifikoi dokumentacionin shoqërues konstatoi se Operatori ekonomik nuk ka paraqitur librezën e punës.
    c) Komisioni i Vlerësimit të Ofertave pasi verifikoi Shtojcën 10, konstatoi se Operatori ekonomik “Shendelli” SHPK nuk ka deklaruar se disponon Autobitumatriçe, çka bie në kundërshtim me Dokumentat Standarte të Tenderit, Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 15 ku ndër të tjera përcaktohet se: “Operatori ekonomik duhet të disponojë 1 (një) Autobitumatriçe”.

    5. “Kevin Construksion” SHPK
    a) Komisioni i Vlerësimit të Ofertave pasi verifikoi listpagesat e shoqërisë “Kevin Construksion” SHPK për periudhën Janar 2018 – Qershor 2018, konstatoi se nuk janë të shoqëruara me formularët e deklarimit të pagesave për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore.
    b) Operatori ekonomik “Kevin Construksion” SHPK nuk ka paraqitur asnjë kontratë pune për punonjësit e pajisur me dëshmi kualifikimi.
    c) KVO konstatoi se Dëshmia e kualifikimit e paraqitur për teknikun e ndërtimit (Z.N) nuk është e vlefshme, pasi i ka përfunduar afati i vlefshmërisë më datë 16.03.2017.
    d) Shoqëria “Kevin Construksion” SHPK nuk ka paraqitur asnjë kontratë pune për punonjësit manovrator, çka bie në kundërshtim me DST.
    e) Operatori ekonomik “Kevin Construksion” SHPK nuk ka ka paraqitur Grafikun e Punimeve të detajuar sipas zërave të preventivit për 3 (tre) muaj kalendarik.
    Arsyeja e Anulimit
    Shenime
    Transaksione Thesari
  • Buletini i Prokurimeve Publike
    Njoftimi i Tenderit
    Dokumentat Standarde te Tenderit
    Shpallja e Fituesit Nr.37 - Dt.17-09-2018
    Lidhja e Kontrates Nr.39 - Dt.01-10-2018

    Te drejtat e Perdorimit

    Persa kohe nuk percaktohet ndryshe, i gjithe informacioni i ofruar nga Open Procurement Albania ofrohet nen licencat: This material is Open Data