Ankesa |
Nuk ka pasur ankesa.
Janë te s’kualifikuar:
1. ” SMO UNION”SHPK :
• Operatori ekonomik nuk ka paraqitur dokumentacion qe te vertetoje pasjen e nje kamioncine dhe tre kamioneve.
• Me kontraten nr. 1032Rep, date 25.10.2018 eshte marre me qera kamioncina me targe AA209SA, por nderkohe Çertifikata per transport mallrash eshte ne llogari te perdoruesit te personit juridik "Bestructure", cka e ben kontraten te pavlefshme.
• Per kamioncinen me targe AA268UX, nuk eshte paraqitur certifikate per transport mallrash.
• Nuk ploteson numrin e kamioneve te kerkuara ne Kerkesat e Vecanta per Kulalifikim, pika 16, per te pakten 2 kamione.
2. ” Alesio”SHPK :
• Operatori ekonomik ka paraqitur si kontrata te ngjashme nenkontraktimet me operatoret ekonomike: Delta sh.a, Shpresa-AL, Alko Impex, Junivers, Gjikuria dhe Alba Konstruksion.
• Kontratat nuk jane ne perputhje me me Ligjin nr. Nr. 9643, datë 20.11.2006 “per prokurimin public”, te ndryshuar, neni 61/3 “Nenkontraktimi”, ku percaktohet se:
Autoriteti Kontraktor miraton nenkontraktoret e mundshem perpara lidhjes se nenkontrates me operatorin ekonomik fitues te kontrates publike, ne perputhje me dispozitat e ketij ligji.
3.” ERALD Costruksion Company”SHPK :
• Nuk ka vertetuar pervojen e meparshme per pune te se njejtes natyre.
• Keshtu operatori ekonomik nuk ploteson kriterin 2.3 pika 1 e Kritereve te Veçanta te Kualifikimit.
4. ” Delia IMPEX”SHPK :
• Nuk ka vertetuar pervojen e meparshme per pune te se njejtes natyre.
5. Ndertimi”SHPK:
• Nuk ka numrin mesatar te punonjesve sipas kerkesave te DST.
6.” Company Riviera 2008 ”SHPK :
• Kontrata "Rivitalizim Urban i qendres Qyteti Rrogozhine" nuk i pembush kriteret e kontrates se ngjashme per ndertim rruge.
7.” Aurora Konstruksion”SHPK :
• Nuk ka shlyer detyrimet e energjise elektrike per muajin shtator 2018.
8.“Lala” SHPK:
• Mjeti sipas fatures doganore 74852, date 6.9.2015, nuk eshte fadrome ashtu siç eshte paraqitur nga operatori ekonomik ofertues.
• Eshte paraqitur paisja e eskavatorit me goma me faturen tatimore nr. 198, date 5.9.2015, por nuk eshte paraqitur dokumentacion si taksa vjetore, police sigurimi, certifikate e kontrollit teknik. Me Kastrati sh. Sha.a eshte lidhur kontrata e qirase per mjete qe transportojne mallrat e rrezikshme, mjete te cilat nuk jane autobote uji, gjithsesi per to nuk eshte paraqitur dokument qe keto mjete mund te transportojne mallrat e tilla (te rrezikshme).
• Eshte paraqitur kontrata me nr. Rep 1372, date 15.4.2010 per autobeniere, por objekti I kontrates eshte “Shitje e nje autoveture….betoniere” dhe per kete mjet nuk jane paraqitur dokumentet per nje mjet qe shenohet ne rregjistrat publike. Sipas kontrates nr. 2086 Rep, date 10.11.2018, eshte lidhur kontrate qiraje per 33 makineri, por per asnje nga mjetet nuk eshte paraqitur dokumentacion qe vertetojne se jane te afte me certificate transporti mallrash, te transportojne mallra.
• Mjeti me targe ABR244, eshte rimorkio dhe jo kamion siç ka pretenduar ta prezantoje operatori ekonomik ofertues. Operatori ekonomik thjesht ka perseritur hedhjen ne sistem te dokumentave per te njejtat makineri, duke u munduar ti hedhe te grupuara, te cialt kane mangesi, por edhe ne menyre te vecante nje e nga nje.
• Operatori ekonomik ofertues edhe per punonjesit qe kerkohen me IQT, hedh secilin me vete dhe pastaj ne menyre te grupuar secilin, gjithsesi, nuk ka paraqitur dokumentacion per: dy punonjes teknik ndertimi; nga tete manovratore dhe punonjes shofere te mjeteve te renda ka paraqitur vetem per pese te tille; nga dy teknike ndertimi, ka paraqitur dokumentacion per nje te tille; nga dy elektriciste, eshte sjelle dokumentacion vetem per nje te tille; |