Ankesa |
Nuk ka patur ankesa.
Janë skualifikuar ofertuesit e mëposhtëm:
1. Bashkimi i Operatorëve Ekonomikë “Aurora Konstruksion” SHPK & “Everest”
SHPK :
- Nuk plotëson kërkesën e përcaktuar në shkronjën “a”, të pikës 2.2 “Për kapacitetin ekonomik
dhe financiar”, të Kritereve të Veçanta të Kualifikimit, në Shtojcën 12 të dokumentave standarte
të tenderit, pasi dokumenti Vërtetim Xhiro Nr.3216 Prot, datë 17.07.2018 – paraqitur nga
Aurora Konstruksion përmban NUIS/NIPT K81615002O, të një subjekti tjetër dhe jo të
operatorit ofertues Aurora Konstruksion, si rrjedhim është, i pasaktë, i pavlefshëm për
plotësimin e kësaj kërkese.
- Nuk plotëson kërkesën e përcaktuar në shkronjën “h”, të pikës 2.3 “Për kapacitetin teknik”, të
Kritereve të Veçanta të Kualifikimit, në Shtojcën 12 të dokumentave standarte të tenderit, pasi
kontrata e mjekut S.Gj. nuk mund të konsiderohet e vlefshme për arsye se është në kundërshtim
me VKM nr.399, datë 3.5.2017 “Për përcaktimin e pagës minimale në shkallë vendi”, pasi paga
është 10.000 lekë ndërkohë që përshkruhet si i punësuar me kohë të plotë ora 8:00-16:00, 40 orë
punë në javë, si dhe kontrata mbaron më datë 31.12.2018 dhe nuk mbulon periudhën e objektit
të prokurimit.
- Nuk plotëson kërkesën e përcaktuar në shkronjën “e”, të pikës 2.3 “Për kapacitetin teknik”, të
Kritereve të Veçanta të Kualifikimit, në Shtojcën 12 të dokumentave standarte të tenderit, pasi
Kontratat e punës të drejtuesve teknikë Inxhinierit Elektrik XH.K. (Suli) dhe arkitektes M.V.
janë në kundërshtim me pikën 3.ë) të nenit 21 të Kodit të Punës dhe si rrjedhim nuk mund të
konsiderohen të vlefshme.
- Nuk plotëson kërkesën e përcaktuar në shkronjën “j”, të pikës 2.3 “Për kapacitetin teknik”, të
Kritereve të Veçanta të Kualifikimit, në Shtojcën 12 të dokumentave standarte të tenderit, pasi:
Eskavatori me goma ABMT90, i prezantuar si mjet eskavator, në realitet nuk është i tillë por
mjet i tipit skrep-fadrom dhe jo eskavator me goma siç kërkohet në DST; Kontrata e qerasë
nr.11924 rep nr.4654 kol. për mjetin TR5247P, TR8371M dhe ADR 019, në kundërshtim me
nenin 801 të Kodit Civil – nuk përshkruhet dhe nuk parashikohet pagesë qeraje – element bazë i
përcaktimit për këtë lloj kontrate civile. Gjithashtu Lejet e qarkullimit TR5247P dhe ADR 019
janë kopje të thjeshta të panoterizuara, në kundërshtim me kriteret në DST.
2. Bashkimi i Operatorëve Ekonomikë “Avduli” shpk & “Bahas” shpk :
- Nuk plotëson kërkesën e përcaktuar në shkronjën “j”, të pikës 2.3 “Për kapacitetin teknik”, të
Kritereve të Veçanta të Kualifikimit, në Shtojcën 12 të dokumentave standarte të tenderit, pasi
Eskavatori me goma AA 270 CD, me qera, i prezantuar si mjet eskavator, në realitet nuk është i
tillë por mjet i tipit skrep-fadrom referuar fotos që shoqëron dokumentat e mjetit dhe jo
eskavator me goma siç kërkohet në DST.
- Gjithashtu, duke qenë se KVO konsultohet vazhdimisht me vendimet e Komisionit të
Prokurimit Publik (KPP), të cilat publikohen në faqen zyrtare të internetit të KPP-së, është
konstatuar Vendimi i KPP 726/2018, në të cilin rezulton se disa nga drejtuesit teknik të
prezantuar nga shoqëria “Avduli” shpk, janë paralelisht në marrëdhënie pune me subjekte të
tjera, gjë e cila passjell mosplotësimin e kërkesës së përcaktuar në shkronjën “e”, të pikës 2.3
“Për kapacitet in teknik”, të Kritereve të Veçanta të Kualifikimit, në Shtojcën 12 të dokumentave
standarte të tenderit.
- Është kërkuar që gjatë periudhës janar-tetor 2018 operatori ekonomik duhej të kishte 1 (një)
inxhinier elektrik-drejtues teknik i shoqërisë për të cilin duhej të paraqitej kontrata e punës. Nga
kontrata me nr.8834 prot, nr.6166 rep datë 25.07.2014 rezulton se kontrata me F.M. ka mbaruar
në datën 14.07.2018. Kjo bie ndesh dhe nga punimet e mara përsipër nga shoqeria BAHAS
shpk, punimet elektrike në marrëveshjen e bashkëpunimit.
- Kontrata e mjekut M.A. paraqitur nga AVDULI shpk nuk mund të konsiderohet e vlefshme për
arsye se është në kundërshtim me VKM nr.399, datë 3.5.2017 dhe nenit 21 të ligjit 7961 datë
12.07.1995 (i ndryshuar).
3. Operatori Ekonomik “ELDA-VL” shpk :
- Nuk plotëson asnjë prej kërkesave të kualifikimit, sipas përcaktimeve të bëra në dokumentat e
tenderit, pasi nuk ka paraqitur asnjë dokument për plotësimin e tyre. Ky operator nuk ka
paraqitur as ofertë ekonomike. |