Objekti i Tenderit |
Ndërtimi i Trotuarëve në rrugët Kasem Shima dhe Skënderbe Mëzez Kodër.
Fondi limit: 8,333,333.2 (tetë milion treqind e tridhjetë e tre mijë e treqind e tridhjetë e tre pikë
dy) lekë pa TVSH , vënë në dispozicion nga buxheti i Bashkisë së Tiranës për vitin 2018,
miratuar me VKB Nr. 132 datë 21.12.2017, “Për miratimin e programit buxhetor afatmesëm
2018-2020 dhe detajimin e buxhet it të Bashkisë së Tiranës për vitin 2018”. |
Ankesa |
Nuk ka pasur ankesa.
Janë skualifikuar operatorët ekonomik të mëposhtëm:
1. Oferta e paraqitur nga operatori ekonomik ”Kevin” shpk:
Nuk ka paraqitur ofertë ekonomike dhe dokumentacionin kualifikues të kërkuar në DST.
2. Oferta e paraqitur nga operatori ekonomik “K-AAV” shpk:
• Operatori ekonomik “K-AAV” shpk nuk plotëson pikën 2, gëmën “a” të Kapacitetit Teknik të Dokumentave Standarte të Tenderit: “Liçensa profesionale, lidhur me ekzekutimin e punëve të kontratës” pasi në Licensën NZ.7193/2 nuk përmban kategorinë e kërkuar “N.P -12 A (Punime të inxhinierisë së mjedisit)”.
• Operatori ekonomik “K-AAV” shpk nuk plotëson pikën 2.3, gëmën “a” të Kapacitetit Teknik të Dokumentave Standarte të Tenderit: “Përvojë e suksesshme në realizimin e të paktën” pasi Për kontratën e realizuar me sektorin privat me objekt:” Ndërtimi I kantierit të shoqërisë K-AAV” nuk është paraqitur faturë për situacionet.
• Operatori ekonomik “K-AAV” shpk nuk plotëson pikën 4, gëmën “a” të Kapacitetit Teknik të Dokumentave Standarte të Tenderit: “Vërtetim të lëshuar nga Administrata Tatimore, ku të specifikohet numri i punonjësve për secilin muaj; per periudhen Tetor 2017 - Tetor 2018” pasi nuk ka paraqitur vërtetim për periudhën Tetor 2017-Dhjetor 2017.
• Operatori ekonomik “K-AAV” shpk nuk plotëson pikën 4 të Kapacitetit Teknik të Dokumentave Standarte të Tenderit: “Një punësim mesatar i të paktën 20 (Njëzetë) personave, për periudhën Tetor 2017 - Tetor 2018 të vërtetuar me…..” pasi në list-pagesa për periudhën e kërkuar nuk rezulton numri i kërkuar i punonjësve.
3. Oferta e paraqitur nga operatori ekonomik “Eurondertimi” shpk:
• Operatori ekonomik “Eurondërtimi 2000” shpk nuk ka paraqitur asnjë kontrate pune të ngjashme për të vërtetuar përvojën e suksesshme, çka bie në kundërshtim me DST, Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 1.
• Operatori ekonomik “Eurondërtimi 2000” shpk nuk plotëson pikën 7 të Kapacitetit Teknik të Dokumentave Standarte të Tenderit: “Operatori ekonomik duhet të ketë të punësuar punonjës të pajisur me dëshmi kualifikimi e sigurimit teknik, (të vlefshme) lëshuar nga Inspektoriati Shtetëror Teknik dhe Industrial apo nga subjekte juridike private të akredituara për çertifikimin e punonjësve, si më poshtë/1 (një) punonjës karpentier” pasi nuk ka paraqitur dokuemntacion për 1 (një) punonjës karpentier, kontrate pune të vlefshme; deshmite e kualifikimit te sigurimit teknik, (të vlefshme) si dhe te figurojne ne listpagesat e shoqërisë për të paktën 3 (tre) muajt e fundit.
• Referuar Shtojcës 9, Operatori ekonomik ka deklaruar se disponon 1 (një) Autobot uji me targa AA 418 UC. Pas verifikimeve të dokumentacionit shoqërues për mjetin e sipërcituar, u konstatua se mjeti rezulton të jetë Autobot uji i montuar = Kamion + Depozitë uji, çka bie në kundërshtim me DST, Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 15, ku ndër të tjera përcaktohet se: “Operatori ekonomik duhet të disponojë 1 (një) Autobot uji”.
• Shoqëria “Eurondërtimi 2000” shpk ka deklaruar se disponon 1 (një) kamion me targa AA 654 RX me kapacitet mbajtës 5.4 Ton, çka bie në kundërshtim me DST, Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 15, ku ndër të tjera përcaktohet se: “Operatori ekonomik duhet të disponojë 1 (një) Kamion vetshkarkues me kapacitet mbajtës 7-10 ton”.
4. Oferta e paraqitur nga operatori ekonomik “Neal 86” shpk:
• Operatori ekonomik “Neal 86” shpk nuk plotëson pikën 15 të Kapacitetit Teknik të Dokumentave Standarte të Tenderit: “Dëshmi për mjetet e pajisjet teknike, që ka në dispozicion apo mund ti vihen në dispozicion operatorit ekonomik, që nevojiten për ekzekutimin e kontratë (Shtojca 9)……” pasi nuk ka paraqitur dokumentacion per mjetin e kerkuar matrapik.
• Pasi verifikimit të Shtojcës Nr.10 u konstatua se mjeti i deklaruar Autobot uji me targë AA931KM/ACR568 rezultojnë në dokumentacion Tërheqës dhe Gjysëm rimorkio, çka bie në kundërshtim me DST, Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 15 ku përcaktohet se: “Operatori ekonomik duhet të disponojë 1 (një) Autobot uji”.
• Vlera e ofertes se paraqitur nga shoqëria “Neal 86” shpk është 6,312,635 (gjashtë milion treqind e dymbëdhjetëmijë e gjashtëqind e tridhjetë e pesë ) lekë pa TVSH. Pas konstatimit të gabimit aritmetik, vlera e absolute e korrigjimit aritmetik rezulton më e madhe se 2% e vlerës së ofertës ekonomike të ofruar. Në mbështetje të VKM-së Nr. 914, datë 29.12.2014 “Për rregullat e prokurimit publik” (i ndryshuar) , Kreu VII, Neni 66, pika 4 oferta e ketij Operatori Ekonomik refuzohet. |