Open Procurement Albania

Sistemimi dhe rehabilitimi i Qendrës së Njësisë Administrative Zall Bastar

Nje shenim me RedFlag eshte nje fakt, ngjarje, ose grup i rrethanave ose informacione te tjera qe mund te tregojne nje shqetesim apo ekspozim dhe mbi rrezik potencial te pajtueshmerise ligjore per sjellje te paligjshme ose joetike te biznesit, vecanerisht ne lidhje me praktika korruptive dhe mosrespektimit te ligjeve anti-korrupsion.Vleresimi per keto kategori do te behet ne menyre automatike, me filtra analitik te paracaktuar

  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit/Skualifikim i ofertes vlere me e ulet
  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit/ Skualifikim i ofertes vlere me e ulet

Autoritet Prokurues Qeverisja Vendore Tiranë
Institucioni Prokurues Bashkia Tirane
Objekti i Tenderit Sistemimi dhe rehabilitimi i Qendrës së Njësisë Administrative Zall Bastar.
Burimi i financimit: vënë në dispozicion nga buxheti i Bashkisë së Tiranës për vitin 2018, miratuar me VKB Nr. 132, datë 21.12.2017, “Për miratimin e programit buxhetor afatmesëm 2018 – 2020 dhe detajimin e buxhetit të Bashkisë së Tiranës për vitin 2018”.
Nr. Reference REF-00286-12-19-2018
Vlera / Fondi Limit 44 162 155,00
Lloji i Kontrates Publike Punë Publike
Lloji i Procedures Procedurë e Hapur
Statusi i Tenderit Lidhur Kontrata
Data e Njoftimit te Tenderit 20-12-2018
Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve 21-01-2019
Data e mbajtjes se tenderit 21-01-2019
Nr. i Operatoreve Konkurues 7
Operatore Konkurues Elda-Vl SHPK
Inerti SHPK
Kthella SHPK
B 93 II SHPK & Meteo SHPK & Rafin Company SHPK
Curri SHPK
Dajti Park 2007 SHPK & Glavenica SHPK
BE-IS SHPK
Operator Ekonomik Kontraktues
  • Kthella SHPK
  • Oferta fituese Leke pa TVSH 35 236 861,00
    Data e shpalljes se fituesit 25-02-2019
    Vlera e kontraktuar Leke me TVSH 42284233
    Data e lidhjes se kontrates 11-03-2019
    Kohezgjatja e kontrates 4 muaj
    Shtese kontrate (Leke me TVSH
    Ankesa Ka pasur ankesa.
    Është paraqitur një Formular Ankese hyrë në Bashkinë e Tiranës me shkresën me Nr. 5602 Prot. datë 04.02.2019.
    Pas shyqrtimit te ankeses nga ana e Autoritetit Kontraktor u vendos mospranimi i ankesës, duke i kthyer pergjigje nëpërmjet shkresës me Nr. 5602/4 Prot. , datë 08.02.2019.
    Nuk u paraqit asnjë ankesë pranë Komisionit të Prokurimit Publik.

    Janë skualifikuar Operatorët ekonomik të mëposhtëm:
    1. Operatori ekonomik “Elda-Vl” shpk : • Pas hapjes së ofertave, u konstatua se shoqëria “Elda-Vl” shpk ka paraqitur në sistemin elektronik vetëm Ekstraktin e Regjistrit Tregtar për të dhënat e subjektit “Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar”. Ky fakt i konstatuar u regjistrua në procesverbalin e vlerësimit të ofertave.

    2. Oferta e paraqitur nga Operatori ekonomik “Inerti” shpk :
    • Operatori ekonomik “Inerti” shpk, referuar Shtojcës 10 nuk ka aftësinë e duhur teknike për realizimin me sukses të kontratës.

    3. Bashkimi i Operatorëve ekonomik “B 93 II” shpk & “Meteo” shpk & “Rafin Company” shpk :
    • Bashkimi i operatorëve ekonomikë “B 93II” shpk & “Meteo” shpk & “Rafin Company” shpk nuk plotëson pikën 2.1 të kritereve të vecanta të kualifikimit të Dokumentave Standarte të Tenderit: “Nëse oferta dorëzohet nga një Bashkim Operatorësh ekonomik, duhet te dorezohen...” pasi bashkimi i operatorëve ekonomikë nuk ka paraqitur marrëveshje të noterizuar sipas së cilës bashkimi i operatorëve ekonomikë është krijuar zyrtarisht si dhe prokurë të posacme.
    • Bashkimi i operatorëve ekonomikë “B 93II” shpk & “Meteo” shpk & “Rafin Company” shpk nuk plotëson pikën 2.1 të kritereve të vecanta të kualifikimit të Dokumentave Standarte të Tenderit: “Nëse oferta dorëzohet nga një Bashkim Operatorësh ekonomik, duhet te dorezohen...” pasi bashkimi i operatorëve ekonomikë nuk ka paraqitur marrëveshje të noterizuar/kontratë ku të jenë të përcaktuar zërat e punimeve që do të kryejë secili operator ekonomik cka bie në kundërshtim me Kreut VIII Nenit 74 pika 2 të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 914, datë 29.12.2014 “Për Miratimin e rregullave të prokurimit publik”, (i ndryshuar), “Para dorëzimit të ofertës, bashkimi duhet të krijohet zyrtarisht, me një marrëveshje të noterizuar, ku të përcaktohen përfaqësuesi i grupit, përqindja e pjesëmarrjes së punës/shërbimit/furnizimit dhe elementet konkrete, që do të kryejë secili nga anëtarët e këtij bashkimi”.
    • Bashkimi i operatorëve ekonomikë “B 93II” shpk & “Meteo” shpk & “Rafin Company” shpk nuk plotëson pikën 2 të kapacitetit ekonomik dhe financiar të Dokumentave Standarte të Tenderit: “Kopje të deklarimit të xhiros vjetore gjatë 3 (tri) viteve të fundit ushtrimore (2015, 2016, 2017)...” pasi nuk është paraqitur një marrëveshje/kontratë bashkëpunimi ku të përcaktohet pjesëmarrja në përqindje dhe rrjedhimisht edhe vlera e xhiros mesatare vjetore të kërkuar për secilin operator ekonomik.
    • Bashkimi i operatorëve ekonomikë “B 93II” shpk & “Meteo” shpk & “Rafin Company” shpk nuk plotëson pikën 17 të kapacitetit teknik të Dokumentave Standarte të Tenderit: “Dëshmi për mjetet e pajisjet teknike, që ka në dispozicion apo mund ti vihen në dispozicion operatorit ekonomik, që nevojiten për ekzekutimin e kontratës (Shtojca 10)” pasi mjetet e deklaruara dhe paraqitura nga operatori ekonomik “rafin Company” shpk nuk plotësojnë tërësinë e makinerive të kërkuara ndërsa operatori ekonomik “B 93 II” shpk deklaron nëpërmjet shtojcën 10 se mjetet dhe asetet fizike janë në dispozicion të një objekti tjetër jo të atij që prokurohet.

    4. Oferta e paraqitur nga Operatori ekonomik “Curri” shpk :
    • Shoqëria “Curri” shpk nuk disponon Licencë lëshuar nga Qendra Kombëtare e Licensimit për grumbullim dhe transportim të mbetjeve që kanë ndikim në mjedis (Kodi III.2.B), çka bie në kundërshtim me DST, Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 16.
    • Operatori ekonomik “Curri” shpk nuk plotëson Dokumentat Standarte të Tenderit, Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 17, ku ndër të tjera përcaktohet se: “Operatori ekonomik duhet të disponojë 1 (nje) kamionçina me kapacitet mbajtës 3.5 – 5 ton”.
    • Operatori ekonomik “Curri” shpk, referuar Shtojcës 10 si edhe dokumentacionit shoqërues për mjetet e paraqitura, nuk ka aftësinë e duhur teknike për realizimin me sukses të kontratës.

    5. Bashkimi i Operatorëve ekonomik “Dajti Park 2007” shpk & “Glavenica” shpk :
    • Bashkimi i Operatorëve ekonomik ka deklaruar se disponon 1 (një) kamionçinë me targa AA 841 KJ. Pas verifikimeve të dokumentacionit të paraqitur për disponomin e mjetit të sipërcituar, rezulton se kamionçina me targa AA 841 KJ ka kapacitet mbajtës 3.4 Ton, çka bie në kundërshtim me DST, Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 17, ku ndër të tjera përcaktohet se: “Operatori ekonomik duhet të disponojë 1 (një) Kamionçinë me kapacitet mbajtës 3.5 – 5 Ton”.
    • Bashkimi i Operatorëve ekonomik “Dajti Park 2007” shpk & “Glavenica” shpk, referuar Shtojcës 10 nuk ka aftësinë e duhur teknike për realizimin me sukses të kontratës.

    6. Oferta e paraqitur nga Operatori ekonomik “BE-IS” shpk :
    • Operatori ekonomik “BE-IS” shpk nuk plotëson pikën 17 të Kapacitetit Teknik të Dokumentave Standarte të Tenderit: “Kandidati ofertues duhet të përcaktojë me anë të një deklaratë (nga Administratori i shoqërisë) Drejtuesin Teknik të punimeve në objekt i cili duhet të jetë i përfshirë në liçencën e shoqërisë dhe të deklaroje se ai nuk është i angazhuar në kontratat të tjera…..” , pasi drejtuesi teknik i deklaruar për këtë procedurë prokurimi rezulton të jetë i anagazhuar gjatë gjithë afatit të zbatimit të kontratës për procedurën e shpallur fitues me objekt: “Rehabilitim i rrugës dhe qendrës së lagjes Sheheler”.
    • Operatori ekonomik “BE-IS” shpk nuk plotëson pikën 17 të Kapacitetit Teknik të Dokumentave Standarte të Tenderit: “Dëshmi për mjetet e pajisjet teknike, që ka në dispozicion apo mund t’i vihen në dispozicion operatorit ekonomik, që nevojiten për ekzekutimin e kontratës (Shtojca 10)/ Kamionçinë me kapacitet mbajtës 3.5 -5 ton” , pasi kamioncinat me targë TR 3094 U, AA 057 N, AA 108 HK, VL 8838 C, Autobitumatrice me targë AA 782 FA dhe të gjithë kamionët e deklaruar në Shtojcën 10 rezultojnë të anagazhuar në procedurën e shpallur fitues me objekt: “Rehabilitim i rrugës dhe qendrës së lagjes Sheheler”.
    Arsyeja e Anulimit
    Shenime
    Transaksione Thesari
  • Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per Kthella SHPK viti 2012-2013
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per Kthella SHPK viti 2014
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per Kthella SHPK viti 2015-2018
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per Kthella SHPK viti 2019-2020
  • Buletini i Prokurimeve Publike
    Njoftimi i Tenderit
    Dokumentat Standarde te Tenderit
    Specifikim Teknik
    Relacion Konstruktiv
    Preventiv
    Shpallja e Fituesit
    Lidhja e Kontrates Nr.11 - Dt.18-03-2019
    Projekti

    Te drejtat e Perdorimit

    Persa kohe nuk percaktohet ndryshe, i gjithe informacioni i ofruar nga Open Procurement Albania ofrohet nen licencat: This material is Open Data