Open Procurement Albania

Shtim i sipërfaqeve të varrezave publike Sharrë

Nje shenim me RedFlag eshte nje fakt, ngjarje, ose grup i rrethanave ose informacione te tjera qe mund te tregojne nje shqetesim apo ekspozim dhe mbi rrezik potencial te pajtueshmerise ligjore per sjellje te paligjshme ose joetike te biznesit, vecanerisht ne lidhje me praktika korruptive dhe mosrespektimit te ligjeve anti-korrupsion.Vleresimi per keto kategori do te behet ne menyre automatike, me filtra analitik te paracaktuar

  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit/Skualifikim i ofertes vlere me e ulet
  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit/ Skualifikim i ofertes vlere me e ulet

Autoritet Prokurues Qeverisja Vendore Tiranë
Institucioni Prokurues Bashkia Tirane
Objekti i Tenderit Shtim i sipërfaqeve të varrezave publike Sharrë
Nr. Reference REF-00765-12-20-2018
Vlera / Fondi Limit 128 698 567,00
Lloji i Kontrates Publike Punë Publike
Lloji i Procedures Procedurë e Hapur
Statusi i Tenderit Lidhur Kontrata
Data e Njoftimit te Tenderit 21-12-2018
Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve 21-01-2019
Data e mbajtjes se tenderit 21-01-2019
Nr. i Operatoreve Konkurues 9
Operatore Konkurues Inerti SHPK
Bajrami N SHPK & Meteo SHPK
Agi Kons SHPK & BE-IS SHPK
Viante Konstruksion SHPK
Sterkaj SHPK
Everest SHPK & “Klajger Konstruksion SHPK
Geci SHPK
Bami SHPK
Kevin Construksion SHPK
Operator Ekonomik Kontraktues
  • GECI SHPK
  • Oferta fituese Leke pa TVSH 121 883 207,78
    Data e shpalljes se fituesit 14-02-2019
    Vlera e kontraktuar Leke me TVSH 146259849.33
    Data e lidhjes se kontrates 28-02-2019
    Kohezgjatja e kontrates 30 javë
    Shtese kontrate (Leke me TVSH
    Ankesa Nuk ka pasur ankesa.
    Janë skualifikuar Operatorët ekonomik të mëposhtëm:

    1. Operatori ekonomik “Inerti” shpk :
    • Operatori ekonomik “Inerti” shpk, referuar Shtojcës 10 nuk ka aftësinë e duhur teknike për realizimin me sukses të kontratës.

    2. Bashkimi i Operatorëve ekonomikë “Bajrami N.” shpk & “Meteo” shpk:
    • Shoqëria “Meteo” shpk për muajin Tetor 2018 ka paraqitur Formularet e deklarimit të pagesave për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të një subjekti tjeter dhe jo të shoqërisë “Meteo” shpk, sic është përcaktuar në Dokumentat Standarte të Tenderit, Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 4, germa “b” ku ndër të tjera parashikohet se: “Operatori Ekonomik duhet të paraqese Listëpagesat e punonjesve sipas formatit qe kerkohet nga legjislacioni ne fuqi per periudhen Nëntor 2017 - Nëntor 2018 shoqëruar me formularet e deklarimit te pagesave për sigurimet shoqërore dhe shendetesore”.
    • Deklarata mbi Konfliktin e Interesit sipas Shtojcës 7, nga Bashkimi i Operatorëve ekonomik, dhe konkretisht Shoqëria “Meteo” shpk, nuk është paraqitur sipas formatit të kërkuar, pasi brenda një deklarate janë të dhenat e dy subjekteve të ndryshme, çka bie në kundërshtim me DST, Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, pika 1, germa “b”.
    • Shoqëria “Bajrami N.” shpk nuk ka paraqitur Librezën e punës për Inxhinierin e Mjedisit, çka bie në kundërshtim me DST, Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 5.
    • Bashkimi i Operatorëve ekonomik “Bajrami N.” shpk & “Meteo” shpk, referuar Shtojcës 10 nuk ka aftësinë e duhur teknike për realizimin me sukses të kontratës.

    3. Bashkimi i Operatorëve ekonomikë “Agi Kons” shpk & “BE-IS” shpk:
    • Operatori ekonomik “BE-IS” shpk nuk plotëson pikën 3 të Kapacitetit Teknik të Dokumentave Standarte të Tenderit: “Kandidati ofertues duhet të përcaktojë me anë të një deklaratë (nga Administratori i shoqërisë) Drejtuesin Teknik të punimeve në objekt i cili duhet të jetë i përfshirë në liçencën e shoqërisë dhe të deklaroje se ai nuk është i angazhuar në kontratat të tjera…..” , pasi drejtuesi teknik i Bashkimit të Operatorëve Ekonomik, i deklaruar për këtë procedurë prokurimi rezulton të jetë i anagazhuar gjatë gjithë afatit të zbatimit të kontratës për procedurën e shpallur fitues me objekt: “Rehabilitim i rrugës dhe qendrës së lagjes Sheheler”.
    4. Operatori ekonomik “Viante Konstruksion” shpk • Inxhinieri i Mjedisit i deklaruar nga Operatori ekonomik “Viante Konstruksion” shpk nuk është i pajisur me Çertifikatë për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, çka bie në kundërshtim me DST, Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 5.
    • Operatori ekonomik “Viante Konstruksion” shpk, referuar Shtojcës 10 nuk ka aftësinë e duhur teknike për realizimin me sukses të kontratës.

    5. Operatori ekonomik “Sterkaj” shpk :
    • Operatori ekonomik “Sterkaj” shpk nuk plotëson pikën 7 të Kapaciteti Teknik të Dokumentantave Standarte të Tenderit: “Operatori ekonomik duhet të ketë të punësuar punonjës të pajisur me dëshmi kualifikimi e sigurimit teknik, (të vlefshme) lëshuar nga Inspektoriati Shtetëror Teknik dhe Industrial apo nga subjekte juridike private të akredituara për çertifikimin e punonjësve, si më poshtë/2 (dy) punonjës pllakashtrues” pasi nuk ka paraqitur dokumentacion për 2 punonjësit pllakashtrues të kërkuar.
    • Operatori ekonomik “Sterkaj” shpk nuk plotëson pikën 17, gërma “e” të Kapacitetit Teknik të Dokumentave Standarte të Tenderit: “Operatori ekonomik duhet të paraqesë foto për secilin mjet të deklaruar ku të jetë e dukshme dhe targa e mjetit”, pasi për mjetet vibrator thellësie, elektrosaldatrice dhe gazogjen nuk ka paraqitur foto.
    6. Bashkimi i Operatorëve ekonomikë “Everest” shpk & “Klajger Konstruksion” shpk:
    • Për të vërtetuar disponimin e mjetit Kamion me kapacitet mbajtës minimumi 20 Ton, Bashkimi i Operatorëve ekonomik ka deklaruar në Shtojcën 10 Kamionin me targa AA 208 VB. Pas verifikimit të dokumentacionit, rezulton se për mjetin e sipërcituar nuk është paraqitur Çertifikata për transport mallrash brenda vendit, çka bie në kundërshtim me DST, Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 17, gërma “a”. Për sa më lart, Bashkimi i Operatorëve ekonomik nuk plotëson Dokumentat Standarte të Tenderit, Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 17, ku ndër të tjera përcaktohet se : “Operatori ekonomik pjesmarrës duhet të disponojë 1 (një) kamion me kapacitet mbajtës minimum 20 Ton”.
    • Bashkimi i Operatorëve ekonomik “Everest” shpk & “Klajger Konstruksion” shpk, referuar Shtojcës 10 nuk ka aftësinë e duhur teknike për realizimin me sukses të kontratës.

    7. Oferta e paraqitur nga Operatori ekonomik “Bami” shpk :
    • Pas verifikimit të dokumentacionit të stafit teknik, u konstatua se Inxhinieri i Mjedisit i deklaruar nga Operatori ekonomik “Bami” shpk nuk është i pajisur me Çertifikatë lëshuar nga Ministria e Mjedisit për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis,çka bie në kundërshtim me Dokumentat Standarte të Tenderit, Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 5.
    • Operatori ekonomik “Bami” shpk, referuar Shtojcës 10 si edhe dokumentacionit shoqërues për mjetet e paraqitura, nuk ka aftësinë e duhur teknike për realizimin me sukses të kontratës.

    8.Oferta e paraqitur nga operatori ekonomik “Kevin Construksion” shpk:
    • Operatori ekonomik “Kevin Construksion” shpk nuk ka paraqitur të plotë Përshkrimin e Ofertës, sipas Shtojcës 1 (pa zërat e punimeve dhe cmimet sipas preventivit), çka bie në kundërshtim me DST, Kriteret e Veçanta, pika 1, gërma “c”.
    • Operatori ekonomik “Kevin Construksion” shpk nuk ka paraqitur Shtojcën 5, çka bie në kundërshtim me DST, Kriteret e Veçanta, pika 1, gërma “a”.
    • Operatori ekonomik “Kevin Construksion” shpk nuk ka paraqitur Shtojcën 10, çka bie në kundërshtim me DST, Kriteret e Veçanta, pika 1, gërma “d”.
    • Operatori ekonomik “Kevin Construksion” shpk nuk ka paraqitur Shtojcën 11, çka bie në kundërshtim me DST, Kriteret e Veçanta, pika 1, gërma “dh”.
    • Operatori ekonomik “Kevin Construksion” shpk nuk ka paraqitur Vërtetimin që konfirmon shlyerjen e të gjitha detyrimeve të maturuara të energjisë elektrike të kontratave të energjisë që ka operatori ekonomik që është i regjistruar në Shqipëri, çka bie në kundërshtim me DST, Kriteret e Veçanta, pika 1, gërma “e”.
    • Operatori ekonomik “Kevin Construksion” shpk nuk ka paraqitur asnjë dokumentacion për mjekun cka bie në kudërshtim me pikën 6 të kapaciteti teknik të Dokumentave Standarte të Tenderit.
    • Operatori ekonomik “Kevin Construksion” shpk nuk ka paraqitur asnjë dokumentacion për makineritë dhe mjetet e kërkuara cka bie në kundërshtim me pikën 17 të kapaciteti teknik të Dokumentave standarte të Tenderit.
    Arsyeja e Anulimit
    Shenime
    Transaksione Thesari
  • Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per GECI SHPK viti 2012-2013
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per GECI SHPK viti 2014
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per GECI SHPK viti 2015-2018
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per GECI SHPK viti 2019-2020
  • Buletini i Prokurimeve Publike
    Njoftimi i Tenderit
    Dokumentat Standarde te Tenderit
    Specifikim Teknik
    Raport Teknik
    Preventiv
    Shpallja e Fituesit
    Lidhja e Kontrates Nr.09 - Dt.04-03-2019
    Projekti

    Te drejtat e Perdorimit

    Persa kohe nuk percaktohet ndryshe, i gjithe informacioni i ofruar nga Open Procurement Albania ofrohet nen licencat: This material is Open Data