Open Procurement Albania

Ndërtimi i rrugëve të bllokut pranë ish Astirit

Nje shenim me RedFlag eshte nje fakt, ngjarje, ose grup i rrethanave ose informacione te tjera qe mund te tregojne nje shqetesim apo ekspozim dhe mbi rrezik potencial te pajtueshmerise ligjore per sjellje te paligjshme ose joetike te biznesit, vecanerisht ne lidhje me praktika korruptive dhe mosrespektimit te ligjeve anti-korrupsion.Vleresimi per keto kategori do te behet ne menyre automatike, me filtra analitik te paracaktuar

  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit/Skualifikim i ofertes vlere me e ulet
  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit/ Skualifikim i ofertes vlere me e ulet

Autoritet Prokurues Qeverisja Vendore Tiranë
Institucioni Prokurues Bashkia Tirane
Objekti i Tenderit Ndërtimi i rrugëve të bllokut pranë ish Astirit.

Burimi i financimit: vënë në dispozicion nga buxheti i Bashkisë së Tiranës për vitin 2018, miratuar me VKB Nr. 129, datë 15.11.2018 “Për disa ndryshime në Vendimin Nr. 132, datë 21.12.2017 të Këshillit Bashkiak “Për miratimin e programit buxhetor afat-mesëm 2018 – 2020 dhe detajimin e buxhetit të Bashkisë së Tiranës për vitin 2018”, (i ndryshuar), rialokuar me VKB Nr. 159, datë 21.12.2018 “Për miratimin e programit buxhetor afat-mesëm 2019 – 2021 dhe detajimin e buxhetit të Bashkisë së Tiranës për vitin 2019”.
Nr. Reference REF-02226-12-27-2018
Vlera / Fondi Limit 58 416 487,00
Lloji i Kontrates Publike Punë Publike
Lloji i Procedures Procedurë e Hapur
Statusi i Tenderit Lidhur Kontrata
Data e Njoftimit te Tenderit 28-12-2018
Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve 28-01-2019
Data e mbajtjes se tenderit 28-01-2019
Nr. i Operatoreve Konkurues 7
Operatore Konkurues Viante Konstruksion SHPK
Eurondërtimi 2000 SHPK & Everest SHPK
B93II SHPK & Meteo SHPK & “Rafin Company SHPK
Kthella SHPK
Ina SHPK & Korsel SHPK
4 A-M SHPK
Kola Invest SHPK
Operator Ekonomik Kontraktues
  • 4 A -M SHPK
  • Oferta fituese Leke pa TVSH 52 573 402,00
    Data e shpalljes se fituesit 25-02-2019
    Vlera e kontraktuar Leke me TVSH 63088082
    Data e lidhjes se kontrates 27-02-2019
    Kohezgjatja e kontrates 19 javë
    Shtese kontrate (Leke me TVSH
    Ankesa Nuk ka pasur ankesa.
    Janë skualifikuar Operatorët ekonomik të mëposhtëm:

    1. Operatori ekonomik “Viante Konstruksion” shpk:
    • Pas hapjes së ofertave, u konstatua se shoqëria “Viante Konstruksion” shpk ka paraqitur në sistemin elektronik vetëm Ekstraktin e Regjistrit Tregtar për të dhënat e subjektit “Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar”.

    2. Bashkimi i Operatorëve ekonomik “Eurondërtimi 2000” shpk & “Everest” shpk :
    • Bashkimi i Operatorëve ekonomik “Eurondërtimi 2000” shpk & “Everest” shpk nuk plotëson pikën 1, gërma “c” të Kritereve të Vecanta të Kualifikimit të Dokumentave Standarte të tenderit: “Formulari i Ofertës, sipas Shtojces 1”.
    • Referuar Shtojcës 10, Bashkimi i Operatorëve ekonomik nuk ka deklaruar se disponon Grejder dhe si rrjedhojë nuk ka paraqitur asnjë dokumentacion, çka bie në kundërshtim me DST, Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 18.
    • Pas verifikimit të dokumentacionit shoqërues për mjetet “Eskavator me goma”, të deklaruara në Shtojcen 10, u konstatua se janë paraqitur vetëm me Faturë Tatimore dhe jo dokumentacioni i plotë tekniko-ligjor.
    • Bashkimi i Operatorëve ekonomik nuk ka paraqitur Aktin e Pronësisë për kamionin me targa DR 8993 E, çka bie në kundërshtim me DST, Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 18, gërma “a”.
    • Bashkimi i Operatorëve ekonomik “Eurondërtimi 2000” shpk & “Everest” shpk, referuar Shtojcës 10 nuk ka aftësinë e duhur teknike për realizimin me sukses të kontratës.

    3. Bashkimi i Operatorëve ekonomik “B 93 II” shpk & “Meteo” shpk & “Rafin Company” shpk :
    • Eksperti Zjarrfikës i deklaruar nga shoqëria “B 93 II” shpk nuk figuron në listpagesat e shoqërisë për të paktën 6 (gjashtë) muajt e fundit.
    • Mjeku i përgjithshëm i deklaruar nga shoqëria “Rafin Company” shpk nuk figuron në listpagesat e shoqërisë për të paktën 6 (gjashtë) muajt e fundit. Gjithashtu për mjekun e përgjithshëm nuk është paraqitur Libreza e Punës.
    • Bashkimi i Operatorëve ekonomik “B 93 II” shpk & “Meteo” shpk & “Rafin Company” shpk ka deklaruar 2 (dy) punonjës hidraulik. Pas verifikimit të dokumentacionit të paraqitur, rezulton se Dëshmia e Kualifikimit e sigurimit teknik për njërin nga punonjësit hidraulik është e paplotë.
    • Bashkimi i Operatorëve ekonomik nuk ka deklaruar në Shtojcën 10 se disponon 1 (një) Autopompë betoni, çka bie në kundërshtim me DST, Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 18.

    4. Operatori ekonomik “Kthella” shpk :
    • Pas verifikimeve të dokumentacionit të paraqitur për stafin teknik, rezulton se Inxhinieri i Mjedisit i deklaruar nga Operatori ekonomik “Kthella” shpk nuk është i pajisur me Çertifikatë për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, çka bie në kundërshtim me DST, Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 5.
    • Për punonjësit e mësipërm duhet të paraqitet kontrata e punës e vlefshme; deshmite e kualifikimit te sigurimit teknik, (të vlefshme) si dhe te figurojne ne listpagesat e shoqërisë për të paktën 3 (tre) muajt e fundit.”
    • Operatori ekonomik nuk ka paraqitur grafikun e punimeve të detajuar sipas zërave të preventivit (Bashkëlidhur DST) të shprehur në afatin kohor të përcaktuar në dokumentat e tenderit për 19 (nëntëmbëdhjetë) javë kalendarike, çka bie në kundërshtim me Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 10.
    • Operatori ekonomik “Kthella” shpk, referuar Shtojcës 10 nuk ka aftësinë e duhur teknike për realizimin me sukses të kontratës.

    5. Bashkimi i Operatorëve ekonomik “Ina” shpk & “Korsel” shpk:
    • Shoqëria “Korsel” shpk në Shtojcën 11 nuk ka deklaruar kontratën e shërbimit të lidhur me Autoritetin Kontraktor, Bashkia Tiranë, me objekt: “Shërbimi i pastrimit të Zonës Tirana II”, çka bie në kundërshtim me DST, Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, pika 1, gërma “dh”.
    • Referuar dokumentacionit të paraqitur për stafin teknik, rezulton se Bashkimi i Operatorëve ekonomik nuk ka të punësuar Inxhinier Ndërtimi (Profili transport), çka bie në kundërshtim me DST, Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 5.
    • Bashkimi i Operatorëve ekonomik “Ina” shpk & “Korsel” shpk, referuar Shtojcës 10 si edhe dokumentacionit shoqërues për mjetet e paraqitura, nuk ka aftësinë e duhur teknike për realizimin me sukses të kontratës.

    6. Operatori ekonomik “Kola Invest” shpk :
    • Shoqëria “Kola Invest” shpk nuk disponon Licencë lëshuar nga Qendra Kombëtare e Licensimit për grumbullim dhe transportim të mbetjeve që kanë ndikim në mjedis (Kodi III.2.B).
    • Operatori ekonomik “Kola Invest” shpk, referuar Shtojcës 10 si edhe dokumentacionit shoqërues për mjetet e paraqitura, nuk ka aftësinë e duhur teknike për realizimin me sukses të kontratës.

    Arsyeja e Anulimit
    Shenime
    Transaksione Thesari
  • Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per 4 A -M SHPK viti 2012-2013
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per 4 A -M SHPK viti 2014
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per 4 A -M SHPK viti 2015-2018
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per 4 A -M SHPK viti 2019-2020
  • Buletini i Prokurimeve Publike
    Njoftimi i Tenderit
    Dokumentat Standarde te Tenderit
    Specifikim Teknik
    Raport Teknik
    Preventiv
    Shpallja e Fituesit
    Lidhja e Kontrates Nr.09 - Dt.04-03-2019
    Projekti

    Te drejtat e Perdorimit

    Persa kohe nuk percaktohet ndryshe, i gjithe informacioni i ofruar nga Open Procurement Albania ofrohet nen licencat: This material is Open Data